ensq

Eskursione ne grup neper Theth !

Ndermjet kenaqesise e aventures.

Visitor in ThethEksursionisti qe kerkon te zbuloje Thethin nuk do te zhgenjehet aspak; aty ai mund te gjeje: peizazhe natyrore qe te lene pa fryme, te dehin me aromen e luleleve dhe cicerimat melodioze te zogjeve dhe padyshim per ju kliente edhe nje oferte te pasur turistike. Eksursionizem do te thote: te jetosh ndjesine e virgjer qe te fale natyra, te zbulosh kultura te reja shqiptare, te rigjesh vetveten dhe relaksin qe i mungon trupit tend.Njerezit jane ne kerkim te te panjohures, te asaj qe vetem syri dhe ndjeshmeria juaj mund ta perceptoj dhe njekohesisht ta shijoje. Te gjitheve, te rriturve dhe me te vegjelve, te rinjve dhe atyre me pak te rinj, tipa sportive apo edhe ata qetesidashes, eskursonizmi mund t’u dhuroje dicka …..dhe gjithcka!!!

Ekskursione per te gjithe familjen !

Waterfall in Theth

Waterfall in Theth

Edhe femijet ecin me qejf, sepse vendi perrallor u servire atyre endrren e parealizuar, dashurine e te ndjerit njesh me natyren, hapat e tyre te vegjel duken sikur kane kapur rete dhe vrapimi me krahe te hapur ne ate lugine madheshtore i ben ata te kapin qiellin, per aq kohe sa itineraret te jene te pershtatshme per ta dhe te respektohen disa rregulla themelore te ecjes ne natyre. Femijeve ju pelqen te luajne te jene vete pretagoniste dhe te eksplorojne natyren dhe te arrije te jene ndryshe nga e perditshmja e tyre monotone.Ju mund ta beni ekskursione interesante ne luginen malore te Thethit. Gjate ecjes, vemendja e femijeve perqendrohet mbi shpatet e veshura me gjelberim dhe shkembinjet qe kane forma te ndryshme qe ju kujtojne perrallat nga antikiteti. Lulet buze rruge,blegerimat e kafsheve,gjithcka qe ju mund te argumentoni… apo nje trung i rene mbi te cilin ju mbani ekuilibrin, apo lulet, gjethet qe ju mund te beni kurora ju entuziazmojne edhe me shume: ja cfare i ben te lumtur femijet.