ensq

Atraksionet natyrore ne Theth

Syri i kalter ne Kaprre

Aktivitete te ndryshme

Aktivitete te ndryshme

Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kaprre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Për të shkuar tek Syri i Kaltër duhet të kalosh një nga bukuritë e rralla të Thethit që është Kanioni i Grunasit, një nga perlat e kanioneve në të gjithë Shqipërinë. Nëse je duke zbritur nga Thethi, sapo kalon kanionin e Grunasit, zbret tek centrali i Ndërlysës dhe ecën drejt duke kaluar përbri fshatit Ndërlys derisa arrin tek Pusi i Zi i cili formohet nga Lumi i Zi që zbret nga Kaprreja. Nëse je me makinë, duhet të ndalosh dhe të parkosh aty, pasi nga Ndërlysa tek Syri i Kaltër nuk ka rrugë automobilistike. Pasi të kesh parkuar mjetin afër rrënojave të Shkollës, të shfaqet përpara pusi i Zi. Në këte vend duhet të nisesh me këmbë për të vizituar Syrin e Kaltër. Sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar diska vaska dhe ujvara, që janë pamjet më të bukura në Shqipëri. Nga vendi ku parkohet mjeti dhe deri tek Syri i Kaltër është rrugë këmbësore dhe zgjat rreth 40 minuta për personin që ecën me ecje normale. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Pusi i zi është rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 m i thellë. Lumi i Zi formohet i gjithi nga shkrirja e borës në Alpe. Tek Syri i Kaltër mund të shkojë çdo turist (i cfarëdolloj moshe) pasi rruga është në një luginë të shtruar dhe të thjeshtë. Gjatë rrugës duhet të kesh parasysh të ndjekësh shenjat që janë bërë nga banorët e zonës.


Ujvara e Grunasit

Vistors at the Waterfall

Vistors at the Waterfall

Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila me Vendimin e Qeverisë Nr.676 dt 20.12.2002 është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte sëbashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujvarë të Europës.


Ujvara e Gjeçajve

Gjeçaj Waterfall, which is quite beautiful and distinctive, and about 25 meters high

Gjeçaj Waterfall, which is quite beautiful and distinctive, and about 25 meters high

Sapo jeni futur në Theth dhe jeni duke zbritur për në qëndër, sipër rrugës nacionale, do ju shfaqet ujvara e Gjeçajve, e cila është mjaft e bukur dhe e veçantë, dhe rreth 25 metër e lartë.


Kanioni i Grunasit

Në pjesën jugore të parkut te Thethit është Kanioni i Grunasit i njohur si monument natyre. Kanioni i Grunasit ka formacione karbonike masive. Kanioni është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m.

Grunas-canyon-in-Theth-Albania

Kanioni i Grunasit

Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Uji i lumit të Thethit është i kristaltë në cdo kohë dhe mjaft i ftohtë. Nuk këshillohet të vizitohet kanioni i pashoqeruar nga banore të zonës dhe vizita është e këshillueshme të bëhet në grupe. Kanioni i Grunasit ka qënë dhe është një sfidë për të gjithë turistet e huaj dhe ata shqiptarë të apasionuar pas kanioneve.


Speleologji dhe ngjitje shkëmbore

Vitet e fundit Thethi është kthyer në destinacion për grupe alpinistësh Europian për të parë shpella te ndryshme dhe për të gjetur të reja të paeksploruara ende në këtë zonë te virgjer. Udhërrëfyesit mund t’ju çojnë në shpellën që gjëndet në Majën e Harapit, Majen e Shtegut(Qeta e shtjerrave)qe ndodhet nje shpelle e paeksploruar me pare . Tunelet brenda në shpellë(Maja e Harapit) do t’u çojnë në tre liqene të brendshme.Për këto ekspedita duhet të jeni të pajisur me të gjitha mjetet që nevojiten për eksplorimin në shpella . Në majën e Harapit gjithashtu gjëndet edhe një faqe vertikale shkëmbore prej 900 metrash të lartë e cila është shumë sfiduese për alpinistët qe kryejne ngjitje shkembore. PS: Paisjet për ngjitjen nëpër shkëmbinj, të interesuarit duhet t’i kenë me vete, pasi në Theth nuk gjenden mjete të tilla.


Eksplorimi i Shpellave

Exploring-caves-1

Eksplorimi i shpellave

Thethi ka edhe monumente të tjera natyrore siç janë shpellat. Speleologu mund të shohë disa shpella të vogla dhe me bukuri të jashtëzakonshme në Theth: Shpellën e Qyqes, shpellën e lugut të Shakujve, shpellën e Kuqe”, shpellën e ndërgurëve në fushë të Thethit “mbi Ulaj”, shpellën e Pepes ne Okol dhe birën e Ujit në qafë të Pejës. Bira e Ujit në qafë të Pejës në kohë shirash nxjerr ujë, që furrnizohet nga liqene akullanjore nëntoksore: liqenet e Vuthajve dhe të Jezercës. Por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë specialistëve alpinistë, speleologë, gjeografë dhe gjeologë, janë shpellat vigane të Harapit mbi Okol dhe shpella e Rrathëve mbi Ulaj. Përmasat e mëdha dhe dukuritë interesante të këtyre shpellave si liqene nëntokësore, sifone, galeri stalaktitesh e stalagmitesh etj., kanë qenë shkaku i krijimit të legjendave nga banorët në shekuj.


Liqenet akullnajore të qafës së Pejës

Glacial-lakes-of-the-neck-of-Pejë

Glacial-lakes-of-the-neck-of-Pejë

Për të vizituar liqenin e qafës së Pejës dhe gropën e bukur duhet të nisesh herët dhe të përshkosh një rrugë këmbësore që të shfaq bukuri të pakrahasueshme. Kur kalon lagjen më të fundit të Thethit, Okolin shikon në krahun e majtë majën e Radohimes dhe në të djathtë Majen e Alis dhe shpellën e Pejës. Pasi ke kaluar shpellën ngjitesh në qafe dhe shikon një panoramë përrallore. Në të djathtë është gropa e bukur dhe në të majtë është liqeni i qafës së Pejës. Gjatë kësaj dite që do të ngjiteni në majën e Harapi, në lartësinë 2217 metër mbi nivelin e detit dhe do keni mundësi të shikoni të gjitha majat me të bukura të Ballkanit.


Vaskat e gurit

Vaskat e gurit ne Theth

Vaskat e gurit

Vaskat e gurit ne Nderlyse, jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit te lumit te zi qe zbret nga fshati Kaprre. Ne fshatin Kaprre ky uje krijon Syrin e Kalter, nje bukuri e natyres qe mahnit cdo vizitor. Pamja e tyre eshte mjaft interesante dhe e bukur pasi ka forma shume te ndryshme e te vecanta. Ne pjesen me te madhe jane te lemuara dhe te rrumbullaketa dhe ngjasojne si vaska te punuara nga nje artist me shije perfekte. Gjate periudhes se sezonit veror ato shfrytezohen edhe per t’u freskuar vizitoret e shumte te tyre. Keto masive shkembore me bukuri perrallore shoqerohen edhe me nje pishine natyrore me uje te kristalte ku ju mund te beni edhe plazh nen uren me te bukur qe bashkon dy shkembinjte e malit mbi pishinen ku aventurieret mund te hidhen per t’u lare.

Leave a Reply