ensq

Denoncojme rende vrasjen e pabes te turisteve Çek

Michael Svatos and Anna KosinovaNe qytetaret dhe gjithe komuniteti i Thethit, Valbones dhe Kelmendit, jemi teresisht te prekur dhe te indinjuar nga vrasja makabre e dy turisteve Çeke ne fshatin Preka te Komunens Postripe. Duke shprehur ngushellimet per familjarat e  dy te rinjve, distancohemi nga ky akt kriminal e terrorist jo vetem për humbjen e jetes se dy te  rinjve dhe per familjaret e tyre humbjen e jetes se njerzve te dashur, por me force, i bejme thirrje organeve te shtetit, policise, te gjejne autoret e ketij krimi dhe te ndeshkohen me forcen maksimale te ligjit. Ne bujtinat e Thethit, Valbones dhe Kelmendit, kemi pritur me mijera e mijra turiste gjate gjithe ketyre viteve dhe nuk ka pasur asnje incident. Me nje impenjim te madh dhe me shume sakrifica kemi arritur te ndertojme imazhin e nje turizmi malor ku mikpritja, bujaria dhe siguria kane qene dhe jane motoja kryesore e punes sone. Sakrificat e tona dhe te njerzve te thjeshte, punetor, te dashur, e te etur per pune dhe integritet njerezor nuk mund te neperkemben nga kriminele ordinere qe duan te prishin imazhin e mire te krijuar ne vite. Per momentin keto individe te erret ja arriten te njollosin emrin tone, të zones ku kemi investuar kursimet tona dhe që perpiqemi maksimalisht ta forcojmë sherbimin dhe mikpritjen. I bejme thirrje te gjithe banorve te zones ku ka ndodhur vrasja te angazhohen me forcat e rendit për të gjetur sa më parë fajtorët e  këtij krimi makabër. Ne një rast të tillë fjalët janë të tepërta por në asnje moment elementë të tille kriminalë nuk mund dhe nuk duhet të na përfaqësojnë. Michael Svatos and Anna KosinovaFlamuri shqiptar i postuar nga të rinjtë na ben të mendojmë dhe reflektojmë sesa shumë punë na duhet për të përmirësuar imazhin tonë pas kësaj. Ne banoret e bizneset në Theth,  Valbone dhe Kelmend kërkojmë edhe më shumë vemendje dhe investime në zonen tone. Duke përmendur patrullimin e policisë në zone dhe investime në rrugë e ndricim. Le të vërë në lëvizje kjo tragjedi e madhe gjithë strukturat shtetërore për një plan të ri emergjence për rendin në veri të vendit. Le të jemi të gjithë bashkë ne këtë fatkeqësi, që nuk u ka rënë të rinjve dhe familjarëve të tyre por gjithë popullit shqiptar.