ensq

Guesthouse Zorgji – Theth

Akomodimi:
Bujtina Zorgji eshte e ndertuar para 100 vitesh, eshte shtepi karakteristike e zones, me mure guri dhe me dyer te gdhendura ku bie ne sy punimi i 100 viteve me pare ne gure.
Bujtina eshte e perbere nga 5 dhoma, 5 banjo, sallon per 40 persona, kuzhine dhe ambiente te jashtme per ngrenie.
Shtepia eshte e restauruar para 3 vitesh, dhomat jane te veshura me dru, te izoluara per lageshti dhe te ftohte, me impiant ngrohje ne çdo dhome. Ngrohja eshte me oxhak me dru i cili ndodhet ne sallonin e ngrenies. Gjithashtu ka nje ambient te jashtem çlodhes dhe terheqes.
Bujtina funksionon ne vere dhe ne dimer, ushqimet qe ofron bujtina jane prodhime BIO te zones.
200 meter nga Bujtina Zorgji ndodhet Restoranti me nje kapacitet deri ne 100 persona me dy dhoma me banjo moderne.
Per ju qe akomodoheni ne Bujtine dreken ose darken ju ofrojme ne Restorant.
Kompleksi Zorgji gjithashtu ju ofron kamping deri ne 500 persona, fushe futbolli dhe volejbolli e lojra te ndryshme.
Per grupe te ndryshme personeli i kompleksit, ofron guida dhe paketa turistike ne alpe ku ju mund te informoheni edhe ne gjuhen Anglisht dhe Italisht.

Cmimet:
Fjetje + darke + mengjes + dreke kushton 25 Euro personi ne vere dhe 35 Euro ne dimer.

Telefon: 0683617309 & 0682319610

Email: pellumbkola@gmail.com

Contact us

Phone : 00355 683617309
00355 682319610
Email: pellumbkola@gmail.com