ensq

Hotel Blini

Hotel Blini ndollet në hyrje të qytetit të Shkodrës (një qytet mbi 4600 vjeçar), pranë kalasë Rozafa (një keshtjellë 3500 vjeçare), në breg të Liqenit të Shkodrës, liqeni me i madh në Ballkan. Hotel Blini mundëson arritjen në pika piktoreske mjaft lehtë: Kalaja e Rozafës ndollet rreth 700 m nga hoteli, Ura e Mesit 10 km, qendra e Alpeve shqiptare –Thethi është 72 km, ndërsa Aeroporti kombëtar Nënë Tereza ndollet 98 km nga hoteli.

Dhomat në këtë hotel janë të paisuar mjaft mirë. Të gjitha dhomat kanë një banjo personale, dush, komunikim me jashte me dritare dhe ajër të kondicionuar. Lavanderia dhe hekurosja ofrohen në vartësi të kërkesës. Hotel Blini të ofron një pamje të mrekullueshme e plot gjelberim nga një shumëllojshmëri pëmesh, lulesh dhe ambjenti të lulëzuar.

Holet blini ofron një kuzhinë të pasur, ku gatimet tradicionale shqiptare përbëjnë specialitetin kryesor. Krapi, një peshk i Liqenit të Shkodrës, Trofta, peshk i lumejve të Alpeve, etj. Por, këtu ofrohen edhe prodhime të mishit, gatime me perime, etj. Krahas kësaj, në këtë lokal ofrohen edhe elemntë të veçantë nga kulinaria Europiane.

Në Hotel Blini ndollet një bar i cili ofron një shërbim modern dhe bashkëkohor. Poashtu ofron mundësinë e organizimit të konferencave të ndryshme, trajnime, promovim librash, etj. duke vënë në dispozicion një sallë të apisur më së miri, duke ofruar koktail në pushimet për kafe, si dhe dreka e darka në vartësi të kërkesave të paraqitura.

Këtu ofrohet edhe ëmbëlsira, e në mënyrë të veçantë akullore, të cilat janë specialistet i Bar Blini, shumë të shijshme, të larmishme dhe të përgatitura në moment me lëndë të parë të vendit.

Për shkak të mundësisë që paraqesin hapësirat e Bar-Restorant, Hotel “Blini” në Shkodër, për klientët, sipas kërkesave të tyre ofrohet edhe shërbimi “Camping”.

Për fëmijët ofrohen ambjente me disa lloje kafshësh miqësore dhe shpendësh, si dhe një kopësht modest botanik, ku fëmijët mund të njihen me disa lloje të bimëve të kultivuara dhe të egra të zonës.

Nëse do të kaloni 24 ore në ambjentet e Bar-Restorant, Hotel “Blini” në Shkodër, do të jetoni mbi 100 vjet!

Leave a Reply