ensq

Hotel Margjeka Valbone

Mireserdhet miq të dashur.

Në trekëndëshin gjeografik Gjakovë, Rekë, Malësi në pjesën veriore të tij shtrihet parku kombëtar Valbonë në lartësinë 1120 m mbi nivelin e detit. Nga pikëpamja gjeografike ky park shtrihet mes qafës së Valbonës dhe qafës së Vranicës. Nga pikëpamja historike kto dy qafa janë ndër emër-vendet e veçanta të toponimeve që ka harta e grisur e trojeve Arbnore. Kjo e shoqëruar me katër emrat më të vjetër të kësaj harte Jezerca, Valbonë, Shkëlzen, Drin. Në mes të dy qafave shtrihet mahnitshëm mali i Jezercës, rrënzë të cilit si me porosi rrjedh lumi i Valbonës që përshkon mes për mes fshatin me të njëjtin emër.
Në pjesën veriore të këtij fshati 900 m larg rrugës automobilistike ndodhet nje kullë guri tipike e veriut Shqiptar në të cilën nuk kanë buajtur personalitetet e historisë Shqiptare dhe as nuk është djegur nga pushtues të huaj, por e ndërtuar rishtazi me destinacion dhe vështrim më të gjërë“Bar – Restorant Margjeka” ju vë në dispozicion:
Mikëpritjen malësore ku breza të tërë njerëzor bënë sakrifica deri dhe sublime për të ruajtur emnin e të parit, derës dhe fisit. Kjo mikpritje pa dyshim është shoqëruar me një kuzhinë tradicionale qe vjen nga shekujt si një margaritar i rrallë. Kjo kuzhinë tradicionale, me një fjetje të rehatshme merr më tepër vlerë në një ditë vere në ktë trevë ku mund të përjetosh njëherazi katër stinët e vitit.
Maj malit Jezerca Dimrin ku bora nuk shkrin kurrë, pak me poshtë Vjeshtën e artë, në luginën e Valbonës ku pranveron Lulnaja, e pak më poshtë në Vrri ku Vera veron.
Ju mirëpresim

Telel: +355 67 3382 162
Website: http://www.hotelmargjeka.com