ensq

Informacione nga e ashtuquajtura ‘Pika e Informacionit Turistik’ Theth

Zyra e Gezim Gurit

Thethi eshte Park Kombetar qe prej dt 21.11.1966 dhe administrohet nga Drejtoria Rajonale e Pyjeve me qender ne Shkoder. Thethi si Park Kombetar nuk ka nje zyre te informacionit turistik te licensuar nga Drejtoria e Zhvillimit Rajonal per te informuar turistet apo te mbroj floren dhe faunen e Thethit.

Kete sezon turistik Thethit iu shtua edhe nje ndalese tjeter, nje sipermarrje private e vetquajtur zyre e informacionit turistik, e palicensuar nga Komuna, qe ka si qellim dhenien e informacioneve apo disinformacionit turisteve qe ndalojne prane saj duke ju devijuar keshtu vendmberritjen tuaj. Qellimi i vetem eshte te terheqi sa me shume turiste qe kane prenotuar diku tjeter per ti akomoduar prane bujtines se tij personale ose ndonje bujtine qe i merr 10% per c’do person te akomoduar ne bujtina.

Kjo ka ndodhur vazhdimisht kete sezon, e deshmuar kjo nga vet mysafiret qe nuk i binden, te cilet jane tentuar te ndryshojne vendmberritjen e tyre me informacione false mbi vendndodhjen, drejtimin apo kohezgjatjen qe duhet per te mberritur ne qender. Qendra e fshatit eshte 3.5 km nga kjo agjensi turistike qe ju zen prite ne hyrje te fshatit. Ky disinformacion i perseritur pervec demit ekonomik qe ju ka shkaktuar bujtinave pritese ne lugine perben edhe nje krim e keqdashje duke dhene informacione false dhe nje marketing jo te drejt e konkurent.