ensq

Valbona

Fshati Valbone eshte gati 1000 metra mbi nivelin e detit. Aktualisht fshati Valbone ka rreth 30 shtepi, kryesisht kulla te vjetra 2-3 kateshe me mure te trasha prej guri e cati karakteristike alpine prej derrase.

Ujvara e Rragamit qe eshte edhe Burimi i Lumit te Valbones dhe ndodhet ne afersi te fshatit me te njejtin emer (Rragam), eshte nje tjeter mrekulli e natyres alpine qe duhet vizituar.

PARKU KOMBETAR I VALBONES

Parku ka nje siperfaqe prej rreth 8.000 hektaresh dhe ndodhet 25-30 km ne veri te qytetit te Bajram Currit. Parku i Valbones eshte nje nga mbrekullite e paperseritshme te natyres alpine Shqiptare.
Per te shkuar ne Valbone duhet te udhetosh 7 ore nga kryqyteti. Cdo turist ka mundesi te shijoje nje udhetim me traget ne liqenin e Komanit.

LUGINA E VALBONES

Lugina e Valbones eshte zona turistike me e vizituar ne rrethin e Tropojes, madje nga me te vizituarat ne Alpet Shqiptare pas lugines se Thethit.

Kjo zone me bukuri te rralle eshte e preferuar jo vetem nga turistet vendas por edhe nga turistet e huaj, te cilet pelqejne te njihen edhe me zakonet apo traditat e fshatrave te veriut.

Valbona ndodhet 25 kilometra larg Bajram Currit dhe per te shkuar drejt saj duhet te kalosh, Dragobin.
Fshati i Dragobise eshte me i madhi i zones, me kulla guri 100 e 200 vjecare, madje dhe me te vjetra. Sapo kalon Dragobine ne krahun e djathte te rrjedhes se ujit te Valbones, mes pyllit te dendur ndodhet shpella e Bajram Currit.

Gjate gjithe udhetimit te shoqeron uji i kthjellët i Valbones qe buron nga shkrirja e bores nga majat e Alpeve.

Per me shume informacion per Valbonen vizitoni …

http://www.journeytovalbona.com

Leave a Reply