ensq

Bar dhe restorant

Gjenden vetem dy Bar/Restorante ne fshat;

Njeri ne qender te fshatit me pronar Lin Zorgji dhe ai i Ded Gjonit ne lagjen Nikgjonaj drejt rruges per ne qafen e Valbones, qe ofrojne menu tradicionale si dhe kafeterine e pije freskuese.

Nje restorant modest qe ofron kryesisht peshk gjendet ne fshatin Nderlysa, buze rruges per tek destinacioni i ‘Syrit te Kalter’, 1.5 ore nga qendra e Thethit.
Nje bar i thjeshte por qe ofron kafe ekspres dhe pije te ndryshme freskuese gjendet mu ne kryqezimin e rrugeve ne hyrje te fshatit sapo kalon uren hyrese ne lugine, i njohur si ‘Bari i Blerimit’.
Gjithashtu cdo bujtine pritese ofron sherbimin e restorantit prane ambjenteve te saj me menu fikse ditore per nje kompensim prej 5 deri ne 7 Euro per person. Gatime tradicionale familjare me prodhime te bera ne shtepi. Edhe prane ketyre bujtinave mund te gjeni pije freskuese te konfeksionuara si birra apo coca cola apo edhe lengje frutash te bera vet me frutat e zones si lengu i manaferrave, thanave apo i luleshtrydhes. Byreku, maza apo tavat e ndryshme me perime kopshti jane disa prej pjatave me te zakonshme ne kete zone.

Shenim: nuk ka asnje dyqan ushqimore apo artikuj te ndryshem per blerje ditore.