ensq

Si te shkosh ne Theth

Ardhja ne Shqiperi nga Toka

Ardhja nga toka

Në Republikën e Shqipërisë, me anë të rrugëve tokësore mund të hyhet përmes këtyre vendeve fqinjë:

MALI I ZI

• Nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit, qe lidh Shkodrën me Podgoricën. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 19.00.
• Nëpërmjet pikës së Murriqan, që lidh Shkodrën me Ulqinin. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.
• Nëpërmjet pikës së Vermoshit, që lidh zonën e Kelmendit në Shqipëri me Plavën dhe Gucinë në Malin e Zi. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00.

GREQIA

• Nëpërmjet pikës së Kapshticës, që lidh Korçën me Selanikun. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 orë pa ndërprerje.
• Nëpërmjet pikës së Kakavijës, që lidh Gjirokastrën me Janinën. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 ore pa ndërprerje.
• Nëpërmjet pikës së Qafë Botit, që lidh Konispolin me Filatin. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.

• Nëpërmjet pikës së Tre Urave, që lidh zonën e Përmetit dhe Leskovikut me Konicën. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.

MAQEDONIA

• Nëpërmjet pikës së Qafë Thanës, që lidh Pogradecin, Librazhdin, Elbasanin me Strugën. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
• Nëpërmjet pikës së Tushemishtit, që nëpërmjet bregut jugor të liqenit të Ohrit lidh Pogradecin me Shën Naumin dhe Ohrin. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
• Nëpërmjet pikës së Bllatës, që lidh Peshkopinë me Dibrën e Madhe. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
• Nëpërmjet pikës së Goricës, që kalon nga bregu verior i liqenit të Prespës së Madhe duke lidhur këtë zonë me Otoshevon dhe pjesët e tjera të Maqedonisë. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 19.00

KOSOVA

• Nëpërmjet pikës së Morinës, që lidh Kukësin me Prizrenin. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 ore pa ndërprerje.

TRANSFERIME ME MJETE PUBLIKE

• Nga Tirana ne Shkoder: 98 km. Çdo nje ore.
a) Stacioni i autobuzëve prane sacionit te Trenit.
b) Stacioni i mikrobuzëve prane rrethrrothullimit te Zogut te Zi.
• Nga Shkodra ne Theth: 72 km, Ne oren 07:30 AM dhe ne 15:00 PM.
c) Stacioni i mikrobuzëve te Thethit, 10 – 12 vendesh, ne zonen e Rus-it.

TRANSFERIME ME AUTOMJETIN TUAJ APO ME AUTOMJETE ME QIRA:

(preferohen mjetet e larta, ose dy diferencialshe).

Nga Shkodra ne Theth, itinerari qe duhet ndjekur eshte; 72 km.

• Shkoder – Koplik – Dedaj i Shkrelit – Boge – Fusha e Okolit – Qafe T’thores – Theth dhe behet ne 3 ore.

Ardhja ne Shqiperi nga Deti

Via mare

Hyrja nëpëmjet rrugëve detare në Shqipëri mund të kryhet nëpërmjet porteve kryesore me anë të linjave detare që ofrojnë shërbimet e tyre si për pagjerë ashtu edhe për mallra të tonazheve të larta.

Hyrjet kryesore per ne Shqiperi jane:

Durrës: Nga Portet Italiane te Ancona, Bari, Brindisi dhe Trieste.
Vlora: Porti Italian i Brindisi.
Shëngjin: Porti Italian i Bari.
Saranda: Ishulli Grek i Korfuzit

Ardhja ne Shqiperi nga Ajri

By air

Bëhet nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, i cili ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe vetëm 20 minuta larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Lidhja midis aeroportit “Nënë Tereza” dhe Tiranës kryhet nëpërmjet shërbimit të taksive (20 Euro) dhe autobuzëve (që nisen pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë ose nga Aeroporti drejt destinacioneve të kërkuara dhe kushton 2 Euro). Aeroporti është i pajisur me Duty Free Shops. Veprimet doganore kryhen gjatë 24 orëve pa ndërprerje.