Burimi i Valbones – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbones, eshte nje burim natyrore qe krijon njekohesisht edhe nje ujvare terheqese (Ujvara e Rragamit), qe gjendet ne afersi te fshatit Rragam i Shales, ne krye te lugines se Valbones, ne te njejtin drejtim pak a shume me ate te shtegut drejt Thethit.

Burimi i Valbones, eshte nje burim natyrore qe krijon njekohesisht edhe nje ujvare terheqese (Ujvara e Rragamit), qe gjendet ne afersi te fshatit Rragam i Shales, ne krye te lugines se Valbones, ne te njejtin drejtim pak a shume me ate te shtegut drejt Thethit.

Nga ky burim e deri ne derdhjen e tij ne liqenin e Fierzes Lumi i Valbones ka nje gjatesi rreth 50 km, duke u fshehur pergjate lugines se Valbones ne zonen e banuar, e duke u rishfaqur serisht ne lartesine e fshatit Dragobi; duke formuar kanionin atraktiv te Shoshanit e duke u zgjeruar e qetesuar ne zonen e Bujanit, ku bashkohet me Drinin e sebashku furnizojne liqenin artificial te Fierzes.

Burimi i Lumit te Valbones eshte nje tjeter mrekulli e natyres alpine qe duhet vizituar nese shkoni ne Valbone. Shtegu per tek ‘Burimi’ dhe njekohesisht Ujvara e Rragamit fillon pikerisht nga kjo zone, nga fshati Rragam dhe nga ketu ecja e shkalles se lehte/mesme konsiston ne 50-60 min ecje ne nje drejtim, permes pyllit te ahut dhe kalimit te nje disniveli deri ne 200 mt maksimalisht.

Nga bujtinat ne lugine e deri ne Rragam rruga kalon permes gjithe lugines se Valbones, permes shtratit te bardhe te lumit te fshehur ne zonen e Llomit e deri ne Rragam. Rruge e cila mund te behet me kembe ose me automjetet lokale sipas deshires personale te gjithesecilit dhe fitnesit per te perballuar ecjen.

Ne zonen e fshatit Rragam gjenden disa bujtina apo ‘bar’ ne streha te ndertuara krejtesisht prej druri ku mund te shijoni nje kafe apo pije freskuese, se dhe te shikoni nga afer se si banoret kryejne aktivitet e tyre te fshatit sikur koha aty ka ndaluar.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com