Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar

Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar

Për shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit,  vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj.

Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të saj. Duke mos u pastruar asnjëherë nga institucionet përgjegjëse rruga ka mbi 3 metër borë të ngrirë në gjithë gjatësinë e këtij segmenti.

Zakonisht në fillim të muajit Maj, Thethi ishte i gatshëm të priste turistët e parë nga e gjithë bota, por këtë vit edhe pse kërkesat kanë filluar nga visitorë shqiptarë e të huaj bujtinat e Thethit kanë vështirësi të fillojnë sezonin për shkak të rrugës.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion apo lajmerim nga institucionet përgjegjëse apo të varësisë për fillimin e punimeve për hapjen e këtij segmenti jetik për zhvillimin e turizmit malore në zemrën e alpeve shqiptare, në Theth. Nuk dihet se kur mund t’a kemi këtë rrugë të hapur sërisht (deri nga fundi i muajit Maj!!)

Fatkeqësisht kjo shkatërron planet e dhjetra turistvë për të udhëtuar drejt kësaj zone dhe dëmton ekonominë lokale duke mos mundur dot që bujtinat të organizohen për fillimin e sezonit pas një viti të gjatë pandemie të Covid-19.

Për këtë arsye të gjitha turet malore që fillojnë apo ndërlidhen me Thethin, siç është kalimi Valbonë – Theth, janë të pamundura për t’u realizuar.

Sapo të kemi lajme të reja do ti publikojmë ato.

 

Vellezrit Guri

Vellezrit Guri

Theth Albania

Vila Vellezrit Guri

Vila Vellezrit Guri është një perle e vendosur në zemër të Parkut Kombëtar të Thethit, një nga parqet më të famshme edhe në rajonin e Ballkanit.

Booking & Contact

Telefone: +355 68 67 75 400
Website:   http://vellezeritguri.com/

Room Rates Starting From € 35  – 50 për natë

​Kemi 8 dhoma dopjo, 4 dhoma jane me ballkon dhe 4 dhoma pa ballkon. Dhomat me ballkon kushtojne 20€, per nje person duke perfshire mengjesin ndersa  dhomat pa ballkon kushtojne 15€ per person. Kemi 6 dhoma me 2/ 3/ 5/ 6 shtreter qe kushtojne 15€ personi me mengjes!

Disponojme edhe suita qe kane nji shtrat dopio dhe 2-3 krevate tek, me çmimi 100€.

Shower

Room Facilities

Balcony

Room Facilities

Desk

Room Facilities

Free toiletries

Room Facilities

toilet

Room Facilities

Bathroom

Room Facilities

Carpeted

Room Facilities

Hardwood/Parquet

Room Facilities
Standart rates in Alps

Average €35/night

No matter if you want to visit and stay in Theth, Valbone, Komani Lake, Shala River, Lepushe or Curraj we can find an accommodation for you.

Call now for the best offer
English Speaking Phone
00355 69 60 15 771
Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Vellezrit Guri Theth Location

Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare

Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare

Pas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse.

Lidhjet automobilistike të cojnë në qytetin më veriorë të vendit, Bajram Currin, apo për 30 min. Të kalosh në Kosovë në pikën kufitare të Qafë Prushit.

Me poshtë po ju paraqesim disa nga më të njohurat apo më të kërkuarat nga turistë të ndryshëm.

Parku Kombëtar i Valbonës

Parku Kombëtar i Valbonës me një sipërfaqe prej 8000 ha, si pjesë e Alpeve shqiptare që kufizohet me Malin e Zi dhe Kosoven në lindje, ofron një gamë të gjërë bukurishë natyrore për të vizuar, si maja të thepisura, kreshta e fjorde, lugina, gërce, bimësi e lule të  pafund, shpate e qeta, gryka e hone, shpella e thepa, biodiversitet i pakrahasueshëm, nga dhitë e egra, shqiponja e malit e deri te pupëza.

Udhëtimi me traget është antipasta për këdo që ka vendosur të përshkojë një nga drejtimet e mëposhtme në brendësi të parkut kombëtar të Valbonës.

  • Lugina e Valbonës dhe Kalimi i Qafës së Valbonës për në Theth
  • Kalimi Cerem – Doberdol dhe lidhja me Kosoven apo Malin i Zi.
  • Lumi i Gashit –Unesco
  • Jezerca – Maja më e lartë në Alpet Shqiptare

Curraj Eper valley

Curraj Eper është qershia mbi tortë për krejt zonën e bukur të Nikaj-Merturit, nje krahinë në mes luginës së Shalës dhe Parkut Kombëtar të Valbonës.

Nga vend-ndalesa e tragetit në Fierzë duke marrë drejtimin e Nikaj-Merturit, përmes rruges automobilistike Fierze-Lekbibaj, mund të vazhdohet me ecje ose makinë ne drejtim të Vranes për të përfunduar në Curraj Eper.

Nga kjo luginë mund të kombinosh ecje fantastike në shtigje jo shumë të shkelura nga të huaj, shtigje në gjurmë të atyre që banorët lokalë kanë përdorur prej shekujsh, e të vazhdosh drejt Thethit ose drejt Valbones duke kaluar maja malesh edhe mbi 2000 mt lartësi.

Udhetimi permes Liqenit te Komanit per tek Lumi i Shales

Udhetimi permes Liqenit te Komanit per tek Lumi i Shales

Udhetimi permes Liqenit te Komanit per tek Lumi i Shales

Lumi i Shales eshte nje nga atraksionet kryesore qe gjendet ne afersi te Liqenit te Komanit, vetem 1.5 ore udhetim me varke nga diga e Komanit.

Shala RiverLumi i Shales eshte nje nga atraksionet kryesore qe gjendet ne afersi te Liqenit te Komanit, vetem 1.5 ore udhetim me varke nga diga e Komanit.

Lumi i Shalës buron në Parkun Kombetar te Thethit në Alpet Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh ujerat e te gjitha burimeve te fshatrave te lugines se Shales dhe Shoshit.

Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Ky destinacion është në njësin Administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes.

Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri.

Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, apo kampingut me cadra ne natyre.

Në këtë vende vitet e fundit janë ngritur tre njësi akomoduese, Blini Park, Bee Eco Guesthouse dhe Eagle Land të cilët ofrojne edhe sherbimin e bar-restorant per pushuesit ne kete zone.

Si te arrish ne Shumin e Shales

Lumi i Shales mund te arrihet vetem nepermjet udhetimit me varke nga diga e Komanit. Gjenden rreth 40 varka dhe sezonit Prill – Tetor nisen cdo dite ne intervalin kohore mes 09.00-10.00h dhe kthehen serisht ne Koman duke u nisur nga Lumi i Shales rreth ores 15.00h.

Nga cilido qytet qe te jeni duke ardhur, per te arritur kete destinacion, ju duhet te ktheheni ne segmentin Bushat – Vau Dejes – Koman, 45 km rruge qe kerkojne rreth 1.5 ore udhetim me makine.

Nga Tirana dhe nga Shkodra ka gjithashtu nje linje fikse transporti publik per ne Koman me minibus 14-19 vendesh qe nisen shume heret ne mengjes.

  • Nga Tirana, 04.50 am nga karburant Gazheli;
  • Nga Shkodra 06.30 am nga cdo hotel apo nga pika e Hotel Rozafa.
Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Burimi i Valbonës – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbonës – Ujvara e Rragamit

Ujvara e RragamitBurimi i Valbones, eshte nje burim natyrore qe krijon njekohesisht edhe nje ujvare terheqese (Ujvara e Rragamit), qe gjendet ne afersi te fshatit Rragam i Shales, ne krye te lugines se Valbones, ne te njejtin drejtim pak a shume me ate te shtegut drejt Thethit.

Nga ky burim e deri ne derdhjen e tij ne liqenin e Fierzes Lumi i Valbones ka nje gjatesi rreth 50 km, duke u fshehur pergjate lugines se Valbones ne zonen e banuar, e duke u rishfaqur serisht ne lartesine e fshatit Dragobi; duke formuar kanionin atraktiv te Shoshanit e duke u zgjeruar e qetesuar ne zonen e Bujanit, ku bashkohet me Drinin e sebashku furnizojne liqenin artificial te Fierzes.

Burimi i Lumit te Valbones eshte nje tjeter mrekulli e natyres alpine qe duhet vizituar nese shkoni ne Valbone. Shtegu per tek ‘Burimi’ dhe njekohesisht Ujvara e Rragamit fillon pikerisht nga kjo zone, nga fshati Rragam dhe nga ketu ecja e shkalles se lehte/mesme konsiston ne 50-60 min ecje ne nje drejtim, permes pyllit te ahut dhe kalimit te nje disniveli deri ne 200 mt maksimalisht.

Nga bujtinat ne lugine e deri ne Rragam rruga kalon permes gjithe lugines se Valbones, permes shtratit te bardhe te lumit te fshehur ne zonen e Llomit e deri ne Rragam. Rruge e cila mund te behet me kembe ose me automjetet lokale sipas deshires personale te gjithesecilit dhe fitnesit per te perballuar ecjen.

Ne zonen e fshatit Rragam gjenden disa bujtina apo ‘bar’ ne streha te ndertuara krejtesisht prej druri ku mund te shijoni nje kafe apo pije freskuese, se dhe te shikoni nga afer se si banoret kryejne aktivitet e tyre te fshatit sikur koha aty ka ndaluar.