ensq

Thethi eshte tashme i arritshem edhe me makina te vogla !

normal car in Theth

normal car in Theth

Duke filluar nga dita e Hene, 5 gusht 2014, rruga eshte bere e kalueshme edhe per makina te vogla “normale”, rruga qe deri tani ka qene e pamundur per ta kaluar pa nje fuoristrade 4×4. Keto punime jane bere te mundura fale rikonstruktimeve nga Fondi Shqiptare i Zhvillimit ne gjithe segmentin nga ku fillon rruga e paasfaltuar, ne Boge, per 22 km deri ne fshatin e Thethit pjese e Parkut Kombetare.

Aktualisht, rruga prej 72 km, nga Shkodra eshte ne rikonstruksion, per pak dite do te jete e shtruar me asfalt ne 12 km nga Boga ne Qate te Thores dhe 10 km e fundit do vazhdojne te mbeten pa asfalt. Keto dhjete kilometra u mbushen dhe sistemua per te garantuar aksesin edhe te makinave te vogla normale.

normal car in Theth

normal car in Theth

Deri tani ju mund te arrinit ne Theth vetem me fuoristrade apo nepermjet furgonave te linjave te perditsheme. Nga tani e deri sa shirat e vjeshtes ta demtojne, aksesi do te jete i mundur me çdo mjet. Ky perben nje lajm te mire per shume njerez dhe turiste qe duan te vizitojne Thethin gjate kesaj vere.