ensq

Tur tre ditor ne Theth

Programi ditor per turin 3 ditor !

 

Dita e pare

Grup tek Edith Durham

Grup tek Edith Durham

Nisja: Ora 06.30, ose 16:30, Nisja nga Tirana, (tek ish kafe Flora).

Mberritja ne Theth. Sistemimi ne Bujtine, akomodimi neper dhoma dhe ngrenja e drekes apo darkes sipas rastit.

Pasdite: Ora 14.30, Vizite ne destinacionet: Ujëvara e Thethit dhe Kanioni i Grunasit. 4 ore ecje vajtje-ardhje;shkalla e veshtiresise e lehte/mesme.

Ora 18.30, Ne kthim, vizite te Muzeu Historik, te Kulla e Ngujimit, dhe Kisha e Shen Gjonit me shpjegim nga ciceron i posatshem.

Ora 20.30, Darka me ushqime bio e gatime tradicionale te zones.

Dita e dyte

Mengjesi: Ora 07.00 – 09.00, Servirja e mengjesit.

Paradite: Ora 09.00, Visite ne destinacionet: Vaskat e gurit ne Nderlyse dhe Syri i kalter ne Kaprre. Dreka me vete.

Vaskat e Gurit ne Nderlyse

Vaskat e Gurit ne Nderlyse

Per te arritur destinacionin e pare, Vaskat e Gurit, ne Nderlyse do duhen ne vajtje 2.5 ore ecje ne kembe ne rruge automobilistike te paasfaltuar. Me te mberritur ne fshatin Nderlyse nje nder veprat qe mund te visitohet eshte dhe Mulliri i Nderlyses; ne vazhdim mund te verehet ura e pusit te zi qe ka nje nder peisazhet me fantastike te Thethit. Menjehere pas kalimit te ures gjenden vaskat e gurit, si nje mrekulli qe natyra ka krijuar me formacionet shkembore te gurit ngjyre roze.

Pas nje pushimi te shkurter, ku sipas deshires mund te perfitohet per te ngrene dreken, destinacioni pasardhes eshte ai i Syrit te Kalter. Kohezgjatja ne vajtje-ardhje per tek Syri i Kalter eshte 2 ore. Shkalla e veshtiresise: e mesme.

Pasdite: Ora 16.00, Kthimi ne shtepi me furgon te prenotuar.

Ora 16.30 – 20.00, Moment i lire, pushim, relax.

Ora 20.00, Darka me ushqime bio e gatime tradicionale te zones, muzike, argetim.

 

Dita e trete

Mengjesi: Ora 07.00-09.00, Servirja e mengjesit.

Vaskat e gurit THeth

Vaskat e gurit THeth

Alternativa 1 e Kthimit:

Ora 09.00, nisja e kthimit drejt Shkodres.

Ora 12.00, mberritja ne Shkoder dhe mundesia kohore per nje xhiro turistike dhe pushim kafeje ne qytetin e Shkodres.

Ora 13.00 – 14.40, rruga e kthimit nga Shkodra ne Tirane.

Alternativa 2 e Kthimit:

Ora 12.00, kthimi drejt Shkodres.

Ora 15.00 – 16.00, 1 ore mundesi pushimi kafeje ne Shkoder dhe kthimi drejt Tiranes me furgon te prenotuar.

Shënime

Ne çmim jane te perfshire: udhetimi me furgon nga Tirana ne Theth dhe kthim ne Tirane; guida, transporti i brendshem nga Nderlysa ne Theth, ushqimi dhe fjetja per dy nete ne guesthouse.

Ne cmim nuk jane te perfshira: kerkesa ekstra nga sa me siper si, konsumi i pijeve alkolike, kafet ne bar, etj.

Krijo grupin tend dhe zgjidh datat qe deshiron!
Nese keni vendosur te vizitoni Thethin dhe nuk deshironi te humbisni disa prej destinacioneve te tij me te vecanta, krijo grupin tend per nje tur te udhehequr dhe zgjidh ti datat qe deshiron ta vizitosh ate, dhe ne do te bejme gjithe pjesen tjeter!

 

Turet

Personalizo turin tend

Create your group and choose your own dates!

Min 1 – 4 max.

5 – 9

10 – 13

14-20 max

Mbi 20 -24 max.

3 DAYS TOUR

€ 132

€ 96

€ 81

€ 72

€ 66