ensq

Villa Gjecaj-Theth

Mirese erdhet tek Villa Gjecaj

Villa Gjecaj eshte nje perle e vendosur ne zemer te Parkut Kombetar te Thethit, i famshem per bukurite e tij, vetem 250 m nga qendra e fshatit.
Ne mes te qetesise, pastertise se ajrit, aty ku natyra zbulon bukurine e saj mahnitese, ju keni mundesine te shijoni nje guzhine tradicionale me ushqime te gatuara ne shtepi, te gatuara e sherbyera nga e zonja e shtepise, Znj. Lule.
Villa Gjecaj mbizoteron me arkitekturen, ne respektimin e tradites se ndertimit te zones ne gure dhe dru, ku tradicionalja kombinohet ne menyre elegante me detajet moderne ne arredimin e dhomave, ambjentet e perbashketa dhe ato rrethuese. Kompleksi eshte i perbere nga dy ndertesa: Bujtina qe ka arkivuar historin e familjes prej vitit 1922 dhe Rezidenca e ndertuar ne vitin 2013 ne respeket te tradites se ndertimit ne kete zone kaq te vecante.
Kisha, muzeumi, kulla e ngujimit dhe vendet e tjera historike, ashtu sikurse dhe bukurite e pasura natyrore mund te shijohen ne rrethinat e aferta. Majat e maleve te Thethit, Vermoshit, Boges dhe Razmes ofrojne mundesi per ngjitje malore, nderkohe qe Ujvara e Thethit, 3.5 km larg nga shpia, eshte e njohur si pika me e bukur turistike e Alpeve Shqiptare.

Bujtina Gjecaj

Eshte nje ndertese tradicionale guri e ndertuar qe ne vitin 1922 me dysheme dhe tavane druri, oxhak dhe kuzhine familjeje. Qe nga viti 2007 eshte trasformuar ngadale ne nje bujtine pritese duke bere rikostruktime te vogla pa dalur nga tradita por duke shtuar komoditetin dhe standartet per nje sherbim sa me eficent ndaj klienteve te saj. E perbere aktualisht nga pese dhoma gjumi me nje kapacitet total prej 14 shtreterish, kater prej te cilave me banjo personale, dy banjo te perbashketa, njera brenda ambjenteve te shtepise dhe tjetra me hyrje nga jashte ne dispozicion edhe te personave qe zgjedhin te vendosen me tendat e tyre te kampingun prane bujtines Gjecaj. Ne katin e pare te bujtines eshte vendosur zona e hollit dhe restorantit, me nje siperfaqe prej 55 m2, me oxhaqe ne te dy skajet e saj dhe nje kapacitet prej 30 vendesh ne tavoline. E mobiluar gjysma e ambjentit me tavolina restoranti dhe gjysma me tavolina Bari si hollprites apo shplodhes akomodues, si dhe guzhina e gatimit qe ofron nje menu fikse ditore.

Rezidenca Gjecaj

Ka dhoma luksoze me nje stil tradicional. Nje ndertim i ri i vitit 2013-2014, e sapo perfunduar, qe vjen si pergjigje ndaj kerkesave te klienteve tane per dhoma dyshe dhe me stardarte te larta. Nje konstruksion i ri tre katesh me standarte arkitekturore e perbere nga 5 dhoma luksi me nje kapacitet prej 13 personash, tre prej te cilave me ballkone, dhe te gjitha me nje pamje fantastike te te gjithe lugines se Thethit.

PRICES

VILLA GJECAJ

Welcome to Theth! Hope our Villa Gjecaj becomes your ‘home’!

Double Room (Double bed)

Triple Room (double + single bed)

Triple Room with Balcony (double + single bed)

Twin Room (2 single bed)

Quantity

3

3

2

3

Room price – Week days

€ 30

€ 35

€ 40

€ 30

Room price – weekend

€ 30

€ 35

€ 40

€ 30

Full board option, € 25 per person, on contact!

For more details please contact us!

Kontaktoni :
Email : villa.gjecaj@gmail.com
Tel : +355696015771
Website: www.villagjecaj.com

Or use our contact form

Your Name (required)

Your Email (required)

Your phone number

Subject

Arriving day (yyyy-mm-dd) : Leaving day (yyyy-mm-dd) :
to

Your Message