ensq

CILESITE MORALE TE FAMILJES MALESORE

Sipas librit “Shqipëria një dhe njëmijë”, te I. Montanelli

Kush asht Indro Montanelli?

Indro Montanelli, asht nji gazetar i shquar Italian, qe vizitoi Shqipërinë aty rreth viteve 1929-1930, u befasue nga mikpritja dhe traditat e malësorëve te Dukagjinit dhe te Mirditës. Duhet thane qe ne fillim te shkrimit se, ai ishte intelektual me karakter te hekurt. Ai “notoi” gjithnji kundër rrymës dhe ketë nuk e bani për ekzistencializëm, por se, ishte shum realist. Kredoja e Tij-ideja e individit vlen ma shum se bindjet kolektive. Pavarësia profesionale e ban te besueshëm për lexuesin, te padurueshëm për te tjerët. Montanelli lindi dhe mbeti shpirt i lire, s’pranoi kurrë te merrej me politike te mirëfillte. Ne moshën 83 vjeçare, kundërshton emnimin si senator i përjetshëm qe Presidenti i Italisë, Cossiga, ia afroi me 1991. “Kredoja ime vazhdon te jete ende model I gazetarit krejtësisht te pavarur”. Mark Smith, historian anglez e cilëson si “një njeri krejtësisht te jashtëzakonshëm, gazetar te vërtetë”.

On libro Montanelli

Familja malësore sipas Indro Montanellit.

Ne e dimë se cila ishte dhe asht familja malësore. Por, familjen malësore dua ta sjell ne ketë shkrim sipas Indro Montanellit! Ai, ne nji kapitull ne mënyre te veçante flet për familjen malësore: “… Çdo kulle strehon një familje dhe, duke pasur veçse kontakte te pakta me familjet e kullave te tjera, kuptohet se bërthama e vërtetë e organizimit shoqëror te malësorëve është familja. Ajo është një organizëm kompakt, moralisht i shëndoshë … I mbajtur bashke nga autoriteti gjithë pushtetshëm i kryetarit qe ngjan me një despot. Regjimi i saj është patriarkal. Dhe siç ndodhe ne te gjithë regjimet patriarkale te popujve mashkullore, gruaja ka shume peshe dhe komandon ne mjaft drejtime; pikërisht e kundërta e regjimeve matriarkale nordike te popujve te femerzuar, ne te cilat gruaja kujton se komandon. Natyrisht, ne Shqipërinë e Veriut ketë e kupton vetëm duke jetua atje. Përshtypja e pare është se, pozita e gruas këtu është si ne te gjitha vendet me qytetërim te tipit mysliman. Miku i huaj nuk ka marrëdhënie me te, sepse kryetari i familjes, qe është para të gjithash një njeri kryelarte, e merr mbi vete detyrën e “politikes se jashtme”. Përballë çdo te huaj, zot asht ai, dhe do te ishte një mungese e rende korrektësie t’i drejtohesh drejt për se drejti zonjës se shtëpisë, duke kapërcyer autoritetin e burrit. Por, brenda familjes, asht ajo qe komandon e drejton “dues ex machima”, motori i palëvizshëm i universit te vogël qe sillet për rreth. Ajo asht e lire, perçen nuk e ka mbajtur kurrë, është gjithashtu e heshtur përballë burrit qe për tradite duhet te ketë pamjen se komandon. Ajo edhe punon. Asaj i lihen detyrat me te lodhshme: te mbaj dry, te marre ujë, te punoje arat. Dhe kjo për tri arsye: e para se gjithash, sepse malësori s’mund te jete veçse-bari; se dyti, sepse gruaja, duke qene e shenjte, mund te ekspozohet pa pasur frike prej pusive (pritave) te armiqve; e treta, sepse kjo shërben për te ripohua konceptin tradicional te burrit-Zot, si dhe për t’i sigurua atij te paktën ne dukje, mbijetesën.

Por, për ta zbutur ketë zakon qe ne fund do te mund te degjeneronte ne një forme skllavërie te gruas, mes nenës dhe bijve e pandjeshme pse e pa shprehur: dashuria. Është një dashuri, te kuptohemi, jo ashtu siç e konvertojmë ne, e lindur nga mishi, sepse shqiptari ne përgjithësi dhe malësori ne veçanti nuk janë dhe aq sensual dhe ndjenjat e tyre janë te gjitha te thellësisë, jo te sipërfaqes; është një dashuri e lind pak e nga pak, pas martesës, nga bashkëjetesa e ngushte; nga simpatia e detyrueshme qe mugullon midis dy qenieve qe ndihen jo te vetëm ne mes te tjerëve, por vetëm kundër te tjerëve, kundër natyrës dore shtrënguar dhe qe ndihmohen dhe mbrohen ne mënyrë te ndërsjelle, nga qe gruaja nuk asht aspak inferior ndaj burrit ne ketë detyre”. (Shembull për tu pas zili ne ditët dhe kohet modern-M.B).

Albania Una e Mille

E megjithatë, as qe e zënë ne goje. Nëse një poet i këtushëm (e kush nuk është poet këtu?) te këndon një kënge, ne te nuk gjene dashuri; gjak po, bastisje, duele, grabitje, hakmarrje, por dashuri aspak.
Kurrë nuk me ka rastisur gjithashtu te dëgjoj e ndonjëri prej mikpritësve te mijë te shqiptoje emrin e se shoqes, ose te bej një lëvdate për te, apo te thotë një fjale dashurie. Kurrën e kurrës! Kjo do te ishte dobësi dhe malësori nuk mundet, nuk duhet te jete i dobët, nëse do qe te jete burrë. Ndjenjat e tij për te shoqen i mban te groposura ne pjesën ma te thelle te vetvetes, te pashprehura e ndoshta te pashprehshme. Por, malësori e done gruan e tij, e do përgjatë gjithë jetës, nuk e koncepton dot tradhtinë, është një burrë dhe babe i shkëlqyer. Kërkon shumë, kërkon sidomos shumë fëmijëve, por dhe jep shume, jep sidomos shembullin. … Dhe ne fakt nuk ka asgjë me kompakte dhe te bashkuar se familja e malësorit, ku kryetari vendose për gjithçka, dhe për martesën e fëmijëve”. 
Nuk besoj se mund te ketë “pasqyre” ma te pastër dhe transparente ku çdo malësor dhe çdo shqiptar, te shoh veten, sot mbas 82 vjetësh, sa kemi humbe gjate kësaj kohe. Indro Mantonelli-asht modeli i gazetarit te pakompromentueshem, i intelektualit pa njolla-Njeriu i vërtetë Njeri! 
Ne periudhën qe aktualisht po kalojmë, kto fenomene quhen arkaike, ne mos primitive, por nuk duhet te harrojmë se ky “primitivitet” asht thellësisht njerëzor. Ne rast se, me te drejte, prishjen e kishave dhe te xhamive e quajmë nji akt antinjerëzore, at’herë pse duhet te ligjërojmë martesën-Gey?!
Nuk ka akt ma te paligjshëm dhe ma antinjerëzor se sa martesa e mashkullit me mashkull. Vete Krijuesi, solli ne jete Adamin e Even! Ne qofte se globi po mbi-popullohet, at’herë mund te vendosen ligje për kufizimin e mbi popullimit, por ne asnjë mënyrë-martesën-“Gey”.
Shkrimi i naltpërmendun i referuem gazetarit te madh, me fame botërore, Indro Montanellit mbetet aktual për gjithë kohnat.

Father and daughter in Okol in the Shala Valley (Photo - Giuseppe Massani, 1940).

Uroj qe politika e shtetit shqiptar, për asnjë arsye te mos bahet pre e konjukturave kur asht fjala me humbe atë qe për nacionalitetin t’one asht gjaja ma e shtrenjte.

***
Ne kandvështrimin t’im, si qytetar i thjeshte, konkludoj se, aktualisht ndodhemi mes dy ekstremeve: Mbylljes me ferexhe, huazua nga aziatiket, qe ne kohen e pushtimit osman, ose lakuriqësisë, dhe pederastisë qe po na e ofron globalizmi. Jam i mendimit se, te dyja kto variante janë kundër normave morale te nacionalitetit t’one.

Uroj qe te gjinden rrugët e mesme: brenda kontekstit evropian pa u shkëputë nga themeli Arbënore, i cili na dallon nga te tjerët. Ketë e thotë dhe autori i madh, Indro Montenelli.

Mark Bregu