ensq

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h.

Road to Theth

Road to Theth

Rruga e Thethit eshte ndertuar ne vitin 1936 dhe njihet si rruga e pare rurale e hapur nga shteti i asaj kohe, per qellime kryesisht turistike. Prej shume vitesh nuk ishte vene dore ne rikostruksioin e saj deri vitin e kaluar dhe vetem per nje aks te shkurter rruge, Boge – Qafe e T’thore, qe gjithsesi nuk e zgjidh problemin e saj. Ristrukturimet e rruges se Thethit per asfaltimin e saj ne aksin Boge – Qafe e T’thores qe kane filluar qe ne vitin 2013 nga Fondi Shqiptare i Zhvillimit jane rimarre perseri kete sezon turistik dhe per kete arsye rruga per te arritur ne Theth bllokohet cdo dite nga ora 10.00 – 16.00. Ky bllokim do te vazhdoj pergjate gjithe sezonit turistik e deri ne bllokimin e rruges ne dimer nga debora.

Road to ThethRruga Shkoder – Theth prej 72 km e gjate eshte e pershkushme per rreth tre ore udhetimi ku 14 km e fundit jane me problematiket pasi jane te paasfaltuara e nuk jane pjese e ristrukturimeve te projektit ne fjale. Aktualisht rruga nga Boga ne Theth eshte asfaltuar vetem e 5 km e para dhe do vazhdojne punimet edhe per 7 km te tjera. 10 kilometrat e fundit nuk do te aspaltohen por ne kete fillim sezoni turistik ato jane rikonstruktuar nga Fondi Shqiptare per Zhvillim dhe aktualisht rruga eshte e arritshme deri ne qender te fshatit Theth edhe me automjete te vogla normale.