ensq

Bllokohet rruga Boge Theth

Te dashur miq dhe dashamir te Thethit!

Thethi me bore

Thethi me bore`

Edhe kete vit duke filluar prej dates 27 Dhjetor rruga lidhese Boge – Theth u bllokua nga debora. Kjo ben te pamundur arritjen e fshatit turistik te Thethit nga turistet apo edhe nga vet banoret e asaj zone. Kete vite jane rreth 25 familje te Thethit qe kane zgjedhur te dimerojne ne zone. Kjo pa llogaritur shtepite e fshatrave te tjera rrethues si Okol, Nderlysa, Kaprre, Breglumi. Jo te pakte kane qene dashamiret e Thethit qe kane dashur te kalojne Krishtlindjet apo edhe nderrimin e vitit ne Theth por rreziku i bllokimit te rruges nga debora e ka bere qe ata te nderrojne destinacion. Aktualisht sasia e dobores arrin mbi nje meter ne Qafen e Thores, qe eshte edhe pika me e larte lidhese (1800m), dhe rreth 50 cm ne lugine. Per ata qe duan te arrijne Thethin gjithsesi ka nje mundesi te vetme, qe eshte ajo nepermjet Dukagjinit, ne rrugen Prekal, Kire, Shosh dhe Shale dhe pastaj ne Theth. Kjo rruge eshte shume e veshtire dhe ka rreth 90 km pa asfalt dhe me rruge jo te mire. Aktualisht edhe kjo rruge ka mbi 40-50 cm bore por pritet lirimi i saj nga Komuna. Ne momentin e pare qe te hapet rruga ne do ju njoftojme.

Per cdo informacion tjeter mos hezitoni te na kontaktoni.

Mireseerdhe Dimer, e mirupafshim Pranvere!