ensq

GuestHouse Villa Gurra – Theth

Gurra Hotel eshte i vendour ne hyrje te Thethit. Ky hotel ka 10 vite qe nga shfrytezimi i tij dhe eshte i njohur per fluksin e madh te turisteve vendas dhe te huaj.

Hoteli menaxhohet nga nje cift i ri qe jane dhe vetpronaret, te cilet tregojne se e bejne kete pune me shume kenaqesi. Nga ana gjeografike hoteli ndodhet 16 km nga Qafa e Thores dhe rrethohet nga bukuria e Malit te Arapit, Jezerces, Danelle dhe Qafa e Pejes. Ky hotel eshte i  ndertuar prej druri dhe guri qe jane dhe tipike te zones. Gjithsej ka 13 dhoma. Ne katin e pare ka nje restaurant te vogel i ndertuar nga guri, qe ofron ushqime me specialitet te larte nga guzhnier profesioniste. Gjithashtu organizojme mbremje festive gjate fundjavave, me muzike popullore krahinore dhe moderne. Por kjo mbremje shoqerohet gjithashtu  me ndezjen e zjarrit ne pjesen e pasme te hotelit. Ne katin e dyte te hotelit ka 6 dhoma qe jane 2 dhoma ciftesh, 4 dhoma 3-she. Kati i 3-te ka 5 dhoma, dopjo, familjare dhe per grupe.

Kati i 3-te ka dhoma familjare nga ku mund te shijosh edhe bukurite e rralla te Thethit. Hoteli eshte i pajisur me 3 tarraca nga ku mund te shijosh pamje dhe qetesi me njerezit tuaj te afert. Cmimet per nate jane te arsyeshme dhe te pershtatshme me kerkesat tuaja, ato variojne ne varesi te sezonit. Gjate sezonit te veres me nga 25-50 euro ne varesi te dhomave qe merrni.

Ne vjeshte dhe pranver cmimet zbresit nga 20-40 euro.

Gjithashtu ne pjesen e perparme te hotelit ka tavolina ku ju mund te qendroni dhe te shijoni pamje nga Lumi i Shales dhe rruges qe te con tek syri i kalter, ujevara, kisha dhe kulla e ngujimit.

Pra nese kerkoni qe pushime tuja te behen te paharruara  per ju dhe familjen tuaj,ketu eshte vendi ideal.

Location

Google Maps Link

Booking & Contacts

Qender Theth

Mail:       gurra2482@gmail.com

Phone:    00355694420043