Lumi i Shales

Lumi i Shalës, në Blinin e Gurit të Lekës, destinacioni më i bukur i Alpeve që po tërheq qindra turist në ditë!

Ky destinacion është në njësin Administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes.  Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri.

Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledhe te gjitha burimet e fshatrave te Shales dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura dhe më të virgjera në Shqiperi.

Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.

Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës.

Megjithatë, izolimi dhe mungesa e vizitorëve deri më tani ofron ende kapacitete të kufizuara akomodimi, ndërsa fluksi i të ardhurve nga qytete të ndryshme ka nënvijëzuar shërbimin e dobët dhe ushqimin që lë për të dëshiruar.

Ata më aventurierët, arrijnë të shijojnë këtë destinacion të ri duke ngulur çadrat e kampingut për një eksperiencë plotësisht individuale rrethuar nga majat e larta, për të cilat vendasit tregojnë legjenda mesjetare.

Sipas gojëdhënave, princi Lekë Dukagjini, prijësi i dytë më i rëndësishëm i shqiptarëve pas heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu i kaloi vitet e fundit të jetës në këtë zonë, ku gjen emërtime të tij si për shembull Guri i Lekës, një pikë strategjike që sheh luginën, nga ku mendohej që Dukagjini ruante vendin nga ardhja e turqve.

Në këtë vende vitet e fundit janë ngritur dy njësi akomoduese, Blini Park dhe Eagle Land të cilët janë ngritur me shum veshtersi nga dy familje ku familja e Blini Park është kthyer nga Sudeia për të mbrojtur edhe truallin e të parve të tij, ndersa Eagle Lands është ngritur nga një familja e Mollës së Shoshti me banim në Shkodër prej shum vitesh dhe e rikthyer.

Rruga për të shkuar deri në këtë destinacion me panoramë të mrekullueshme megjithatë është e gjatë dhe e larmishme. Nisja nga Tirana apo nga Shkodra bëhet shum heret ne mëngjes ende pa lindur dielli, në 5 të mëngjesit dhe ha rreth 2 orë deri në digen e Komanit në Vaut e Dejës dhe rreth 1.5 orë tjetër në rrugë të pashtruar për në pikën e nisjes së trageteve dhe varkave në liqenin e Komanit.

Rruga nga stacioni i Komanit është me varka të cilat nisen cdo ditë rreth orës 10 të mengjesit edhe me porosi për grupet të cilat na kontaktojnë përpara se të vijnë në stacion. Varka kanë kapacitet me rreth 20 vende vihen në dispozicion të vizitorëve për të shijuar nga afër pikat interesante të liqenit të Komanit dhe të lumit të Shalës. Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që