ensq

Kanioni i Grunasit Theth

Grunas-canyon-in-Theth-AlbaniaNë pjesën jugore të parkut te Thethit është Kanioni i Grunasit i njohur si monument natyre. Kanioni i Grunasit ka formacione karbonike masive. Kanioni është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Uji i lumit të Thethit është i kristaltë në cdo kohë dhe mjaft i ftohtë. Nuk këshillohet të vizitohet kanioni i pashoqeruar nga banore të zonës dhe vizita është e këshillueshme të bëhet në grupe. Kanioni i Grunasit ka qënë dhe është një sfidë për të gjithë turistet e huaj dhe ata shqiptarë të apasionuar pas kanioneve.