Aktivitete që mundet të bëni në Alpe

Eskursione

Mes kenaqesise dhe aventures

Albanian AlpsEksursionisti qe kerkon te zbuloje Thethin nuk do te zhgenjehet aspak; aty ai mund te gjeje: peizazhe natyrore qe te lene pa fryme, te dehin me aromen e luleleve dhe cicerimat melodioze te zogjeve dhe padyshim per ju kliente edhe nje oferte te pasur turistike. Eksursionizem do te thote: te jetosh ndjesine e virgjer qe te fale natyra, te zbulosh kultura te reja shqiptare, te rigjesh vetveten dhe relaksin qe i mungon trupit tend. Njerezit jane ne kerkim te te panjohures, te asaj qe vetem syri dhe ndjeshmeria juaj mund ta perceptoj dhe njekohesisht ta shijoje. Te gjitheve, te rriturve dhe me te vegjelve, te rinjve dhe atyre me pak te rinj, tipa sportive apo edhe ata qetesidashes, eskursonizmi mund t’u dhuroje dicka …..dhe gjithcka!!!

Për të gjithë familjen

Edhe femijet ecin me qejf, sepse vendi perrallor u servire atyre endrren e parealizuar, dashurine e te ndjerit njesh me natyren, hapat e tyre te vegjel duken sikur kane kapur rete dhe vrapimi me krahe te hapur ne ate lugine madheshtore i ben ata te kapin qiellin, per aq kohe sa itineraret te jene te pershtatshme per ta dhe te respektohen disa rregulla themelore te ecjes ne natyre. Femijeve ju pelqen te luajne te jene vete pretagoniste dhe te eksplorojne natyren dhe te arrije te jene ndryshe nga e perditshmja e tyre monotone.Ju mund ta beni ekskursione interesante ne luginen malore te Thethit. Gjate ecjes, vemendja e femijeve perqendrohet mbi shpatet e veshura me gjelberim dhe shkembinjet qe kane forma te ndryshme qe ju kujtojne perrallat nga antikiteti. Lulet buze rruge,blegerimat e kafsheve,gjithcka qe ju mund te argumentoni… apo nje trung i rene mbi te cilin ju mbani ekuilibrin, apo lulet, gjethet qe ju mund te beni kurora ju entuziazmojne edhe me shume: ja cfare i ben te lumtur femijet.

Mes kënaqësisë dhe aventurës

Ngjitje

Hiking-AlpsDisa nga majat e maleve perreth jane te arritshme nga alpinistat eksperte. Shtigje te verteta alpine qe kerkojne nje njohje te mire te maleve,shkembinjeve dhe nje forme te mire fizike. Ne Theth te ofrohet mundesia te besh ekskursione alpine te shoqeruar nga guida alpine te certifikuar dhe te mesoni sjelljen e duhur qe duhet mbajtur ne mal. Shpate te pjerrta per te praktikuar sportin e ngjitjes, sikurse sipermarrje impenjative per me kurjozet ne zemer te Alpeve, ku realizohen deshirat e me te apasionuarve te shkembinjeve. Gjithsesi, nje gje eshte e sigurte: mundesite e shumta qe ofrohen duhet te shfrytezohen ne baze te kapaciteteve te gjithesecilit! Keshillohet qe alpinistet te jene te istruktuar dhe te pajisur me mjetet perkatese pasi ne Theth nuk disponhen dyqane qe ju mund te pajiseni per ecje te tilla.

Climbing ThethDisa nga destinacionet kryesore per ngjitje nga lugina e Thethit jane: maja e Harapit, maja e Radohimes qe eshte e treta ne Shqiperi per nga lartesia; ngjitja ne Denell ku lidhet zona e thethit me Currajt e Eperme dhe Nikaj Merturin (zona kufizuese te rrethit te Tropojes); ecja nga Thethi per ne Vabone nepermjet qafes se Valbones. Infrastruktura ne sherbim te ketyre sporteve eshte modeste. Duke qene se mungojne streha te perhershme ne lartesi te maleve, grupet qe duan te ngjisin disa nga majat perreth, ngjitja dhe zbritja e te cilave nuk mund te kryhet brenda dites, duhet te parashikoni fjetjen ne lartesi me cadra perkatese. Shtigjet e disa prej destinacioneve kryesore jane te shenjuara (si kalimi i qafes se Pejes dhe qafes se Valbones) gjithsesi rekomandohet te shoqeroheni me nje prej guidave te fshatit. Maja e Denellit, maja e Alise qe eshte ndermjet qafes se Pejes dhe Qafes se Valbones; maja e Hekurave me bore te perhershme, keto jane disa nga majat qe mund te kalohen nga alpiniste apo persona te pergatitur dhe te pajisur sic duhet.m the village.

peshkim / notim / kanotazh

Aktivitete ujore

Në Theth gjenden disa vende të mundshme për të peshkuar troftën e lumit. Një nga vendet e përshtatshme për peshkim është Ura e Kolajve dhe Ura e Gerlës. Kjo e fundit është edhe një vend mahnitës për të notuar. Në Ndërlysë gjithashtu ka vende të përshtatshme për të kapur peshq të mëdhenj si dhe për t’u argëtuar në ujin e kristaltë të lumit, për ata që kanë për zemër sportin e notit. Nepermjet kanotazhit mund te arrini cepat me te fshehur e me te pa arritshem te natyres se Thethit.

çiklizmit malor në rrugën nga Kopliku për në Theth

Çiklizëm malor

Turneu i çiklizmit malor në rrugën nga Kopliku për në Theth përmes bunit(konakut) të T’thores (1773 m, mbi nivel të detit), dhe prej Thethit përgjatë lumit të Shalës dhe të Kirit, si dhe kthimi në drejtim të Shkodrës do të jetë një nga turnetë më të mira të çiklizmit malor për të gjithë ata që praktikojne çiklizmin. Rreth 100 km rrugë malore e pa asfaltuar, (Bogë, Theth, Breglumi, Shosh, Kirë dhe Shkodër) nëpër një nga peizazhet më të bukura të Shqipërisë, do t’a kënaqë një çiklist i cili ka (interes) kenaqesi të shohë bukuritë natyrore, dhe të cilit i pëlqejnë sfidat, sigurisht… qe kjo eshte nje mundesi e realizueshme. Biçikletat për këtë qëllim nuk mund të gjenden me qera ne Theth, por të ineresuarit duhet t’i sjellin ato me vete.

Speleologji dhe ngjitje shkëmbore

Vitet e fundit Thethi është kthyer në destinacion për grupe alpinistësh Europian për të parë shpella te ndryshme dhe për të gjetur të reja të paeksploruara ende në këtë zonë te virgjer. Udhërrëfyesit mund t’ju çojnë në shpellën që gjëndet në Majën e Harapit, Majen e Shtegut (Qeta e shtjerrave) qe ndodhet nje shpelle e paeksploruar me pare. Tunelet brenda në shpellë (Maja e Harapit) do t’u çojnë në tre liqene të brendshme. Për këto ekspedita duhet të jeni të pajisur me të gjitha mjetet që nevojiten për eksplorimin në shpella . Në majën e Harapit gjithashtu gjëndet edhe një faqe vertikale shkëmbore prej 900 metrash të lartë e cila është shumë sfiduese për alpinistët qe kryejne ngjitje shkembore. PS: Paisjet për ngjitjen nëpër shkëmbinj, të interesuarit duhet t’i kenë me vete, pasi në Theth nuk gjenden mjete të tilla.

Ecja në borë

Një aventurë e vertetë është edhe turizmi dimëror në Alpet e Shqipërise. Në Theth në mes të dimrit bora arrin deri në një lartësi prej dy metrash. Banorët përdorin një tip të veçantë pajisjeje të quajtura “rrathë” të cilët janë të bëra prej druri. Me këta rrathë ju mundë të ecni nga Boga deri në Theth, dhe pas një qëndrimi në Theth mund të vazhdoni për në Valbonë ose të ktheheni përseri për në Bogë.Ju mund te kaloni nga Okoli, Qafe t’Pejes, liqenet e Jezerces dhe ne Vuthaj etj. Gjithashtu kjo rrugë mund të bëhet edhe me ski. Nje ecje praktike ne bore dhe akull eshte edhe te mbathni corape ose papuce me lesh dhije, ku ecja eshte e rehatshme, sepse kemba nuk peson as ftohje, as lageshtire dhe ju mund te ndiheni shume rehat.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com