ensq

Kushtet klimaterike në Theth

snow in theth

snow in theth

Klima e Thethit është mjaft favorizuese për turistët. Karakeristikë e saj është dimri i ftohte dhe me dëborë deri në 2 metër, dhe vera e freskët. Ka shumë vende në majat e larta të maleve ku debora nuk shkrin gjatë gjithë vitit. Në Theth thith ajrin e pastër e të pasur me Jon, që zbret nga malet, “bjeshkët” në luginë, si dhe dritëzimin e qiellit të kaltër me cilësi të larta, që ruhet gjatë në brendësi të luginave të thella. Shfrytëzimi i rrezeve të pasura me ultravjolete, sidomos nga ora 9°° janë shumë të shëndetshme për njeriun.

Parku kombetar i Thethit ka një klimë të ashpër në dimër, me rreshje dëbore që shkojnë nga 1.5 m në zonat e ulta e deri në 3 m në majat e larta. Parku ka mesatarisht 2.900-3.000 mm rreshje shiu në vit. Eshte vendi i dyte pas Boges ne Shqiperi per reshjet e shiut. Temperaturat luhaten nga +20ºC deri +30ºC në muajin Korrik dhe 14ºC deri -20ºC në dimër. Ne Theth ka rreth 110 dite me diell.

 (Ne dimer ka nje bukuri te rralle. Ortiqet me bukurin e rreshqitjes por edhe me risme shurdhuese soditen me shume kenaqesi nga larg, por jane te tmerrshem dhe shum te rrezikshem nga afer.)