Theth Albania

Villa Gjeçaj është një perle e vendosur në zemër të Parkut Kombëtar të Thethit, një nga parqet më të famshme edhe në rajonin e Ballkanit.

Booking & Contact

Email:      info@villagjecaj.com
Telefone:  +355 67 20 46 333
Website:   https://villagjecaj.com

Room Rates Starting From € 35  – 50 për natë

Në mes të qetesise, pastertisë dhe ajrit të paster, aty ku natyra zbulon bukurine e saj mahnitese, ju keni mundesine te shijoni nje guzhine tradicionale me ushqime te gatuara në shtëpi, të prodhuara, të gatuara dhe të sherbyera në vite nga familja.

Villa Gjecaj “Kulla e Dedë Gjeçaj” mbizoteron me arkitekturen, në respektimin e tradites së ndertimit të zonës me punime guri dhe druri, ku tradicionalja kombinohet në menyre elegante me detajet moderne në arredimin e dhomave, ambjenteve të përbashketa dhe ato rrethuese.

Ndertesa  qe ka arkivuar historin e familjes prej vitit 1922!

Ndertimi i katit të parë është ndertuar nga Ndre Marku (Gjeçaj) në vitin 1922, dhe është perdorur për dimërimin e kafsheve të familjes deri në vitin 1967, ku Deda së bashku me tre djmet Markun, Ndocin dhe Gjonin e ngriten edhe katin e dytë duke e bërë banes për familjen.

Në vitin 2007 me organizimin e projektit “Peaks Of the Balkan”, nisëm të mripëresim turistët e sjedhë nga projekti, ku të parët turist ishin disa mësues të Anglishtes të ardhur nga Britania e Madhe, të cilët mësonin Anglishten fëmijve të Thethit.

Në momentin që zbret nga mjeti, të shfaqet një pamje e jashtëzakonshme si në perralla, ku ke kullën në mes të gjelberimit dhe një oborr të kuruar me detaje. Ke derën kryesore e cila ka recepsionin që të mirëpret dhe të orienton.

Nëse keni rezervuar do të merrni dhomën tuaj dhe pastaj mundet të zbrisni në katin perdhes për të pirë një kafe apo për të ngrën vaktin tuaj më të shijshëm që mundet të keni ngrën ndonjëher. Në katin e dytë banojnë Ndoci dhe Lula, prinderit e familjes të cilët kanë jetuar në këtë katë që prej martesës së tyre në 1973. Banesa ka 8-të dhoma të standartit më të mirë, me të gjitha kushtet e një hoteli me “3 yje”, dhe është e mobiluar sipas traditës më të mirë. Restoranti është arreduar në sitilin tradiciona duke u pershtatur me modernen në mënyrën më të mirë, si dhe guzhina që ofron një menu tradicionale me ushqime të pergaditura nga familja.

Shower

Room Facilities

Balcony

Room Facilities

Desk

Room Facilities

Free toiletries

Room Facilities

toilet

Room Facilities

Bathroom

Room Facilities

Carpeted

Room Facilities

Hardwood/Parquet

Room Facilities
Standart rates in Alps

Average €35/night

No matter if you want to visit and stay in Theth, Valbone, Komani Lake, Shala River, Lepushe or Curraj we can find an accommodation for you.

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Villa Gjecaj Theth Location