Interneti falas ne Theth Gus 2, 2014 | Blog rreth Alpeve ShqiptareDuke nisur nga dita e hene, 4 gusht 2014, Interneti do te jete i disponueshem edhe ne fshatin turistik të Thethit. Kjo behet e mundur fale nje bashkepunimi me kompanine “starnet.al” dhe investimit te Villa Gjecaj njeres prej bujtinave me te frekuentuara te zones. Deri me sot pergjigja ndaj kerkeses normale te mysafireve tane te huaj ndaj disponibilitetit te internetit Wi-fi ishte nje ‘Jo’ e keqardhur qe bente te ndihesh larg botes dhe teknologjise. Tashme ajo do te pranishme prane Villa Gjecaj dhe e vazhdim prane cdo bujtine tjeter qe do doje te kete kete sherbim kundrejt nje pagese te arsyeshme. Interneti do te jete falas per te gjithe mysafiret e Villa Gjecaj, Qender – Theth.
Atraksionet natyrore – Theth Kor 3, 2014 | Blog rreth Alpeve ShqiptareBukurit natyrore nisin sapo ke kaluar fshatin Boge dhe nuk mbarojne per asnje moment qe ju do te qendroni ne Theth. Pika e pare qe ju do te takoni rruges per ne luginen e Thethit eshte Qafa e t’Thores, 1800 meter mbi nivelin e detit, dhe nje Bar/Restorant druri ku ju mund te ndaloni per nje pushim te shkurter dhe mund te shikoni te gjithe majat e maleve perreth. Pasi te ecesh me makine pas 3 km te tjera gjendet monumenti e Edith Durham qe te jep mundesin te shikoni pamjen e dy lugina te Thethit dhe Shales, gjithashtu te shikosh qafen e Valbones, qafen e Pejes, rrethin e Vizhens, shtegun e dhenve, qafen e Derzave, etj. Disa nga atraksionet e tjera qe ju mund te vizitoni pasi keni mberritur ne lugine jane: ujvara e Gjecajve, ujvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, vaskat e gurit ne Nderlysa dhe Syri i Kalter ne Kaprre. Syri i kalter ne Kaprre Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kaprre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Për të shkuar tek Syri i Kaltër duhet të kalosh një nga bukuritë e rralla të Thethit që është Kanioni i Grunasit, një nga perlat e kanioneve në të gjithë Shqipërinë. Nëse je duke zbritur nga Thethi, sapo kalon kanionin e Grunasit, zbret tek centrali i Ndërlysës dhe ecën drejt duke kaluar përbri fshatit Ndërlys derisa arrin tek Pusi i Zi i cili formohet nga Lumi i Zi që zbret nga Kaprreja. Nëse je me makinë, duhet të ndalosh dhe të parkosh aty, pasi nga Ndërlysa tek Syri i Kaltër nuk ka rrugë automobilistike. Pasi të kesh parkuar mjetin afër rrënojave të Shkollës, të shfaqet përpara pusi i Zi. Në këte vend duhet të nisesh me këmbë për të vizituar Syrin e Kaltër. Sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar diska vaska dhe ujvara, që janë pamjet më të bukura në Shqipëri. Nga vendi ku parkohet mjeti dhe deri tek Syri i Kaltër është rrugë këmbësore dhe zgjat rreth 40 minuta për personin që ecën me ecje normale. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Pusi i zi është rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 m i thellë. Lumi i Zi formohet i gjithi nga shkrirja e borës në Alpe. Tek Syri i Kaltër mund të shkojë çdo turist (i cfarëdolloj moshe) pasi rruga është në një luginë të shtruar dhe të thjeshtë. Gjatë rrugës duhet të kesh parasysh të ndjekësh shenjat që janë bërë nga banorët e zonës. Ujvara e Grunasit Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila me Vendimin e Qeverisë Nr.676 dt 20.12.2002 është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte sëbashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujvarë të Europës. Ujvara e Gjeçajve Sapo jeni futur në Theth dhe jeni duke zbritur për në qëndër, sipër rrugës nacionale, do ju shfaqet ujvara e Gjeçajve, e cila është mjaft e bukur dhe e veçantë, dhe rreth 25 metër e lartë. Kjo ujvare eshte ftesa me e bukur qe ju mundet te gjeni perpara se te arrini ne akomodimin tuaj dhe nje njfotim se bukurit e Thethit do ju shoqerojne gjate te gjith udhetimit tuaj. Kjo ujvare furnizohet nga ujet qe buron nga rrezervat e bores se mbetur nga dimri. Nga burimi i ketij uji furnizohet me uje te pijshem edhe lagja Gjeçaj. Kanioni i Grunasit Në pjesën jugore të parkut te Thethit është Kanioni i Grunasit i njohur si monument natyre. Kanioni i Grunasit ka formacione karbonike masive. Kanioni është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Uji i lumit të Thethit është i kristaltë në cdo kohë dhe mjaft i ftohtë. Nuk këshillohet të vizitohet kanioni i pashoqeruar nga banore të zonës dhe vizita është e këshillueshme të bëhet në grupe. Kanioni i Grunasit ka qënë dhe është një sfidë për të gjithë turistet e huaj dhe ata shqiptarë të apasionuar pas kanioneve. Speleologji dhe ngjitje shkëmbore Vitet e fundit Thethi është kthyer në destinacion për grupe alpinistësh Europian për të parë shpella te ndryshme dhe për të gjetur të reja të paeksploruara ende në këtë zonë te virgjer. Udhërrëfyesit mund t’ju çojnë në shpellën që gjëndet në Majën e Harapit, Majen e Shtegut(Qeta e shtjerrave)qe ndodhet nje shpelle e paeksploruar me pare . Tunelet brenda në shpellë(Maja e Harapit) do t’u çojnë në tre liqene të brendshme.Për këto ekspedita duhet të jeni të pajisur me të gjitha mjetet që nevojiten për eksplorimin në shpella . Në majën e Harapit gjithashtu gjëndet edhe një faqe vertikale shkëmbore prej 900 metrash të lartë e cila është shumë sfiduese për alpinistët qe kryejne ngjitje shkembore. PS: Paisjet për ngjitjen nëpër shkëmbinj, të interesuarit duhet t’i kenë me vete, pasi në Theth nuk gjenden mjete të tilla. Eksplorimi i Shpellave Thethi ka edhe monumente të tjera natyrore siç janë shpellat. Speleologu mund të shohë disa shpella të vogla dhe me bukuri të jashtëzakonshme në Theth: Shpellën e Qyqes, shpellën e lugut të Shakujve, shpellën e Kuqe”, shpellën e ndërgurëve në fushë të Thethit “mbi Ulaj”, shpellën e Pepes ne Okol dhe birën e Ujit në qafë të Pejës. Bira e Ujit në qafë të Pejës në kohë shirash nxjerr ujë, që furrnizohet nga liqene akullanjore nëntoksore: liqenet e Vuthajve dhe të Jezercës. Por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë specialistëve alpinistë, speleologë, gjeografë dhe gjeologë, janë shpellat vigane të Harapit mbi Okol dhe shpella e Rrathëve mbi Ulaj. Përmasat e mëdha dhe dukuritë interesante të këtyre shpellave si liqene nëntokësore, sifone, galeri stalaktitesh e stalagmitesh etj., kanë qenë shkaku i krijimit të legjendave nga banorët në shekuj. Liqenet akullnajore të qafës së Pejës Për të vizituar liqenin e qafës së Pejës dhe gropën e bukur duhet të nisesh herët dhe të përshkosh një rrugë këmbësore që të shfaq bukuri të pakrahasueshme. Kur kalon lagjen më të fundit të Thethit, Okolin shikon në krahun e majtë majën e Radohimes dhe në të djathtë Majen e Alis dhe shpellën e Pejës. Pasi ke kaluar shpellën ngjitesh në qafe dhe shikon një panoramë përrallore. Në të djathtë është gropa e bukur dhe në të majtë është liqeni i qafës së Pejës. Gjatë kësaj dite që do të ngjiteni në majën e Harapi, në lartësinë 2217 metër mbi nivelin e detit dhe do keni mundësi të shikoni të gjitha majat me të bukura të Ballkanit. Vaskat e gurit Vaskat e gurit ne Nderlyse, jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit te lumit te zi qe zbret nga fshati Kaprre. Ne fshatin Kaprre ky uje krijon Syrin e Kalter, nje bukuri e natyres qe mahnit cdo vizitor. Pamja e tyre eshte mjaft interesante dhe e bukur pasi ka forma shume te ndryshme e te vecanta. Ne pjesen me te madhe jane te lemuara dhe te rrumbullaketa dhe ngjasojne si vaska te punuara nga nje artist me shije perfekte. Gjate periudhes se sezonit veror ato shfrytezohen edhe per t’u freskuar vizitoret e shumte te tyre. Keto masive shkembore me bukuri perrallore shoqerohen edhe me nje pishine natyrore me uje te kristalte ku ju mund te beni edhe plazh nen uren me te bukur qe bashkon dy shkembinjte e malit mbi pishinen ku aventurieret mund te hidhen per t’u lare.
Thethi – Biznesi i vitit 2009 ne turizem Qer 22, 2014 | Blog rreth Alpeve ShqiptareMe dt 18.02.2010 “Shoqata Shqiptare e Turizmit (ATA)” në bashkëpunim me “Ministrin e Turizmit Rinisë dhe Sporteve” i akorduan “Komunitetit të Shtepive pritëse të Thethit” çmimin “Biznesi i Vitit 2009 në Turizem”. Çmimi si biznesi me i suksesshem i vitit ne Shqiperi ju dha mesuesit te Thethit Z. Zef Bari nga Ministri Z. Ferdinant Xhaferi. Ministri i Turizmit Z. Xhaferi foli për rezultatet në sektorin e turizmit këto vitet e fundit, të cilat kanë ardhur në rritje, si dhe për prespektive në të ardhmen. Ai u ndal dhe në shumë mundësi të reja, duke përmirësuar kushtet, shfrytëzuar resurset e shumëta që ka vendi ynë, për të rritur kapacitet në ç’do lloj turizmi, duke shfrytëzuar të katër stinët që nga bregdeti e deri në Alpe. Ne kete takim ishin te ftuar perfaqesues te shtepive pritese qe ka Thethi ku fjalen pershendetese te dhe te falenderimit e bere mesuesi i fshatit Theth Zef Bari, i cili falenderoj per kete vlersim që i behet komunitetit te fshatit ne zhvillimin e turizmit. Shkurt 2010
Historia e Popullsisë së Thethit Qer 4, 2014 | Blog rreth Alpeve ShqiptareThethi për herë të parë në dokumenta del në vitin 1485, me emrin Fusha dhe kishte 7 shtëpi “Defteri i rregjistrit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485, vellimi I-rë, botim i 1974,fq.150” Në vitin 1987 kishte 147 shtëpi me 1300 banorë; dhe në vitin 2000 numërohen 74 shtëpi me 650 banorë. Në Theth mund t’i gëzohesh jo vetëm natyrës së bukur, por edhe historisë, zakoneve, dhe mënyrës së jetesës, sa të vështire aq edhe fisnike. Të huajt befasohen nga forca, karakteri, dashamirësia, sinqeriteti dhe ëmbëlsia e këtyre malësorëve që trashëgojnë forcën nga të parët, integrimin, socializimin nga etja për të qenë një popull i barabartë mes popujve. Ata tejçojnë pasuri shpirtërore tek çdo turist që viziton zonën e tyre të dashur. Legjendat dhe gojëdhënat janë ruajtur dhe përcjellur brez pas brezi në këtë luginë kaq të jashtëzakonshme me të panjohurat mistike që fsheh ndër shekuj. Me interes te veçantë vrojtohen edhe kostumet tradicionale të Thethit, të veçanta për nga menyra e ndërtimit. Xhubleta shumëvjeçare e stolisur bukur nga duart e grave të Thethit, përçon fisnikëri në trupat si selvi të grave dhe vajzave Thethiane. Po kaq interesante dhe e bukur është edhe veshja elegante e burrave dhe djemve të Thethit që janë tirqit me xhamadanin e burrave kreshnikë të kësaj malesie, që tingëllon si legjendare. Pothuajse të gjithë të rinjtë e Thethit janë me arsim të mesëm dhe një pjesë e konsiderueshme e tyre me arsim të larte dhe me tituj shkencorë në Universitetet e vendit dhe ato të huaja.