Kisha e Thethit

Kisha e Thethit e ndertuar në vitin 1892, në po të njetin vende dhe e njëta kishe që eshte sot. Kisha është kushtuar me emerin, “Kisha e te Ngjiturit te Zojes në qiell”, fest qe e feston Thethi me bijat (vajzat e martuara te cilat kthehshin, ne daten 15 Gusht tek prinderit me rastin e zbritjes nga bjeshka shendosh e mire).

Ne vitin 1917 u hape shkolla e pare Shqipe nga At’ Shtjefen Gjeçovi.

Një kishë e veçantë dhe e bukur që është ndërtuar në vitin 1892 në po atë vend dhe po ato themele që është edhe sot e kësaj dite. Në periudhën e ndërtimit ngjitur me murin lindor të saj, ka qenë edhe shtëpia ku banonte famullitari i kishës. Duke qenë se banorët e Thethit që nga krijimi i tij kanë qenë katolike, një nga ndërtimet e para ka qënë kisha. Një nga famullitaret më legjendarë jo vetëm për Thethin dhe kishën Katolike, por për të gjithë kulturën shqiptare ka qënë At’ Shtjefen Gjeçovi. Gjeçovi në vitin 1917 hapi shkollën dhe ju mësoi fëmijëve shkrimin dhe k’nim (leximin) e “Gjuhës Shqipe”. Këtë traditë ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe. Si periudhë hapjeje e kesaj shkolle, nga shteti ne fuqi i asaj periudhe, njihet hapja qe i eshte bere nga At’Marjan Prela ne vitin 1921. Ministri i arsimit të asaj kohe, Ahmet  Zogu, nëpërmjet një urdhëri të brendshëm ka levruar një fond prej 100 frangash ari për arsimimin e fëmijëve të Thethit.

Po në këtë Kishe, por për një kohë më të shkurtër ka sherbyer edhe At’ Daniel Gjeçaj, i cili pas instalimit të rregjimit antifetar komunist u detyrua te braktisë Shqipërinë dhe t’i shërbente asaj nga Italia. At’ Danieli gjatë viteve të Komunizmit mbajti kontakte me të gjithë emigrantët shqiptarë në mërgim. Një nga bashkëpunëtorët e tij ka qenë edhe shkrimtari i madh Martin Camaj, i cili për çdo shkrim përpara se t’a botonte konsultohej me At’ Danielin. Falë bijeve të Thethit me banim në SHBA, kisha sot është rikonstruktuar dhe rikthyer në shërbim te fshatit pasi gjatë rregjimit Komunist ishte dëmtuar duke u bërë qendër shëndetësore dhe shtëpi lindjeje.

Kisha e Thethit në komunizem!

Në vitin 1967 Kisha e Thethit u mbyll perfundimisht, duke i shkateruar kupanielin e kishes ku ishte i vendsur kryqi dhe kambana, e cila ishte autentike dhe e shkrire per kishen e Thethit. Gjatë shkaterrimit është rrezuar kembana dhe eshte thyer, duke dalë jashtë perdorimit.

Gjatë diktaturës kisha u mbyll, duke i ndryshuar destinacionin dhe duke e përdorur si qender shendetsore në shërbim të banorve. Pas viteve ’90 për rindërtimin e saj financuan banorët e Thethit të emigruar në Shetet e Bashkuara të Amerikës. Ndertesa e kishës ka marrë formën e dikurshme, ngrihet mbi luginë dhe rrezaton fuqinë e dashurisë së Zotit për jetën dhe njerzit e tijë. Ndërtimi i përshtatet karakterit të arkitekturës së alpeve. Ndërtesa është e tipit kullë që mbështetet në një kolonë masive ku kulmon kryqi që të fton drjet tij kudo që të jesh në fshat. Pjesa e pasme e kishës vjen në formë gjysëm rrethore, mbuluar po nga një çati rrethore që hyn butë në mënyrë harmonike tek mbulesa e madhe e ndërtesës kryesore.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com