Kulla e ngujimit

Kulla tre kateshe ne kete foto asht nje Kulle unikale me krejt trojet Shqiptare. Njihet me emrin “Kulla e Ngujimit”.Kullen e permend Edith Durham ne pershkrimet e saj, e Pemend Baroni Nopça, po ashtu edhe i madhi At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit te Leke Dukagjinit, Kanunit te Maleve…

Kulla tre kateshe ne kete foto asht nje Kulle unikale me krejt trojet Shqiptare… Njihet me emrin “Kulla e Ngujimit”…Kullen e permend Edith Durham ne pershkrimet e saj, e Pemend Baroni Nopça, po ashtu edhe i madhi At Shtjefen Gjeçovi mbledhesi i Kanunit te Leke Dukagjinit, Kanunit te Maleve…

Kur e degjojne sintagmen “Kulla e Ngujimit” njerezit menjehere mendojne nje familje te ngujuar aty!? …Pershtypje krejtesisht e gabuar! Kulla ne realitet ka pase funksion krejt tjeter… Kur ka ndodhe qe jane vra malesoret mes veti, (per fat te keq kjo ka ndodhe!), atehere njerezit kane ra ne gjak! Fill mbas Vrasjes jane thirre pleqte njohes dhe zbatues te Kanunit te Lekevet… Nga ana e pleqve eshte kryer hetimi, si ka ndodhe vrasje, rrethanat e sa gjaqe mund te jene hape! Gjate procesit te hetimeve personi qe ka bêre vrasjen eshte sjelle i carmatosur dhe i shoqeruar me roja te kjo Kulle ku eshte mbajte i mbyllun, eshte marre ne pyetje nga pleqte si e qysh ka ndodhe vrasja! Ai qe ka kryer vrajsen eshte mbajte pastaj aty ne Kulle derisa Pleqnia kane dale me vendim te pleqnuar mire! Asnjeri nuk ka guxuar te afrohet aty te Kulla sepse pleqte jo vetem qe kishin autoritet bazuar ne Tradite por kishin edhe autoritet praktik… Kishin disa djem te zgjedhur per trimeri qe ishin roje aty te ajo Kulle! Po ata djem ishin ata qe benin shoqeromin e atij qe kishte bêre vrasjen deri te Kulla!… Pra Kulla e Ngujimit ka pase luajte rolin e Paraburgimit te sotem, Pleqte luanin rolin e Gjykatesit kurse djelmnia qe bente roje luajte rolin e Policise! Shumekush e gjykon Kanunin e Maleve, Kanunin e Lekevet pa e njohur fare!?… “Kanuni nxit gjakmarrjen!” -shohim nganjehere tituj artikujsh shkruar nxitimthi nga gazetaruce te porsadale nga veza qe kujtojne se i vene pikat mbi “i”?! …Kanuni nuk ka nxite gjakmarrjen Kanuni si Kod Penal i kohes ne kushtet e mungeses se shtetit ka qene rregullator dhe ka vendose drejtesine permes ligjit te pranuar nga te gjithe!

Te akuzosh Kanunin per nxitje gjakmarrjen eshte njesoj si te akuzosh cdo Kod Penal te botes se sotme moderne per nxitje te Vrasjeve!?…… Ne kete Kulle pleqte shoshitnin se si eshte bêre vrasja dhe nese personi e kishte bêre vrasjen nga halli se ska pase tjeter rruge atehere Pleqnia ka bêre cdo perpjeke te mundshme me e mbylle ate gjak!Nje nga mjetet qe kane perdore ka qene edhe ky mjet…

Ne Oden e Kulles silleshin burrat e familjes te se vrarit!Pastaj ne pranime e tyre sillej nje foshnje djale, ne djep dhe djepin e vendosnin permbys me foshnjen me krye poshte!Femija ne djep nuk mund te rrije gjate ashtu krye poshte dhe mbas pak kohe nese nuk sillet mbare foshnja vdes!?…”O Filani!”-i thonin pleqte te Afermit te te vrarit,”A po e fale kete kerthi a po e len me vdeke!?”…E rrinin te gjithe ne ankth duke prite çka do thoshte plaku i Pales te vrare!…Nje rast te tille e pershkruan Edith Durhami e cila ka qene vete aty e pranishme para nje shekulli…

ILIR SECI

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com