Muzeu Etnografik

Muzeu Etnografik i Thethit (shtepia e Lulash Boshit)

Në luginën e Thethit të bien në sy banesat e ndërtuara me gurë, të forta e të larta, që dallohen për karakterin e lartë mbrojtës. Një nga kullat më të vecanta është kulla e Lulash Keq Boshit, e cila është e ndërtuar në majë të një shkëmbi të thepisur 9 metër te lartë e cila është e lidhur me shkëmbin në mënyre organike dhe funksionale. Kulla ështëe e vendosur afër tokës së bukës me një ndërtim të ulët që është ambient ndihmës për drithin. Kulla është gjysëm kati me shtrirje horizontale, me një sipërfaqe 87 m². Në fasadën e Veri Perëndimit kalohet në katin përdhes ku strehohen bagëtia. Në ambientin e katit të parë është dyshemeja e poshtme ku futesh në banesë nëpërmjet disa shkallëve prej guri. Në jug-perëndim të dhomës ndodhet frangjia e realizuar mire nga ana funksionale dhe arkitektonike. Frangjia është një ndërtim solid punuar me gurë të gdhendur e dalë jashtë nga muret e kullës. Krahas dyshemesë së poshtme ku është vatra që jeton familja ndodhet edhe dhoma e miqve e cila është më e ngritur nga dyshemeja ku banon familja. Element i veçantë i dhomës së miqve është fakti se kjo dhomë është me oxhak, me tavan dërrase dhe e trajtuar me mjaft perkujdesje. Zakonisht kjo dhomë është më e këndshme se ambientet e tjera të banesës, gjë kjo, që shpreh traditën e Shqiptarëve për të përgatitur më të mirën për mikun.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com