Fauna e eger qe gjendet ne Theth

Fauna e parkut është e pasur dhe e larmishme. Aty mund të gjesh rreth 20 lloje gjitarësh, 50 lloje shpendësh folenizues, afro 10 lloje zvarranikësh dhe rreth 8 lloje amfibësh.

Fauna e parkut të Thethit, është e pasur dhe shum e larmishme. Në Parkun Kombëtar të Thethit mund të gjesh rreth 20 lloje gjitarësh, 50-të lloje shpendësh folenizues, afro 10 lloje zvarranikësh dhe rreth 8-të lloje amfibësh. Rëndësi paraqesin gjitarët dhe shpendët e lidhur me pyjet e  larta dhe ekosistemet malore e alpine. Ndër gjitarët më të mëdhej të parkut janë: ariu i murrmë (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), Rrëqebulli (Lynix lynix), dhia e egër (Rubicapra ribicapra), dhe kaprolli (Capreolus capreolus), etj.      

Në pyllin e lartë nga shpendët mbizotërojnë kryesisht pjestarët e familjes së Fragillidae (4 lloje), dhe Paridae (4 lloje). Përbërës të tjerë më të rrallë janë elementë tipik të pyllit të lartë si: qukapikët (3 lloje), zvarritësi i drurëve (Sitta europea), etj.

Në katin e shkurreve hasim lloje të tjera si: gushkuqi (Erithacus rubecula), mëllenja (Turdus merula), larashi kurrizkuq (Lanus collurio), etj. Gjendja e përgjithshme e habitateve është relativisht e mirë.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com