Ujëvara e Grunasit në Theth

Një nga destinacionet më unike të krejt Alpeve Shqiptare

Një Monument Natyre

Ujvara e Grunasit është një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në brendesi te Parkut Kombetar te Thethit e ne krejt alpet Shqiptare, e shpallur monument natyre qe ne vitin 2002.

Ujëvara e Grunasit ndodhet në shpatin perëndimor të luginës së Thethit në Alpet Shqiptare. Nis në rrëzën perëndimore të majës së Boshit, ku formon një lug të ngushtë shkembore nëpër një shpat gëlqeror, pastaj uji bie menjëherë nga një lartësi prej 25 m. Në fundin e ujëvarës është formuar një pellg, prej të cilit uji derdhet në luginën e Thethit, tek fillimi i kanionit të Grunasit.

Gjithë shpati ku thyhen ujërat e kësaj ujëvare është i mbuluar nga një pyll i dendur. Për shkak të pikave të ujit që bien rreth unëvarës, në ditët me diell ajo shoqërohet thuajse gjithnjë nga ylbere në pjesën e poshtme të sajë.

Ujëvara e Grunasit me mjedisin e saj, përbën një nga dukuritë e rralla të Alpeve Shqiptare dhe prandaj është një pikë e rëndësishme turistike.

Në pjesën fundore krijohet një vaskë natyrale me ujë të smeraldtë që plotëson krej dekorin e rrallë prej se ciles ka fituar statusin e nje monumenti natyre.

Faqet shkembore te rrjedhës janë një mundësi e mirë për alpinistët e sprovuar të cilët kanë shansin të ngjiten deri në fillesat e burimeve të Ujëvarës së Grunasit.

Ujëvara e Grunasit është një atraksion natyror që e shpërblen me shlodhje dhe kënaqësi të jashtëzakonshme udhëtimin e një turisti drejt alpeve të Shqipërisë.

Si te arrish kete atraksion

Ujevara e GrunasitUjëvara ndodhet në rrethinat e fshatit Theth, në shpatin perëndimor të luginës së Thethit, vetem rreth 50 min për ta arritur duke u nisur nga qendra e fshatit Theth.

Itinerary konsiston ne 20 min ecje fushore te lehte qe kalon buzi lumit qe pershkon fshatin mes per mes, dhe rreth 30 min ngjitje është e një vështirësie mesatare.  Ecesit me te mire mund ta arrijne kete destinacion per 1.5 ore vajtje-ardhje.

Ecja është spektakolare, duke ju dhënë mundësinë të vizitoni një natyrë plot me peizazhe të pasura në bimësi, maja të larta malesh në sfond, apo burime ujore. Panorama qe ju shfaqet me te mberritur ne destinacion eshte jashte aspektativave qe mund te kishit krijuar deri ne ate moment per kete atraksion.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com