Udhetimi permes Liqenit te Komanit per tek Lumi i Shales Lumi i Shales eshte nje nga atraksionet kryesore qe gjendet ne afersi te Liqenit te Komanit, vetem 1.5 ore udhetim me varke nga diga e Komanit. Lumi i Shales eshte nje nga atraksionet kryesore qe gjendet ne afersi te Liqenit te Komanit, vetem 1.5 ore udhetim me varke nga diga e Komanit. Lumi i Shalës buron në Parkun Kombetar te Thethit në Alpet Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh ujerat e te gjitha burimeve te fshatrave te lugines se Shales dhe Shoshit. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Ky destinacion është në njësin Administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes. Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri. Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, apo kampingut me cadra ne natyre. Në këtë vende vitet e fundit janë ngritur tre njësi akomoduese, Blini Park, Bee Eco Guesthouse dhe Eagle Land të cilët ofrojne edhe sherbimin e bar-restorant per pushuesit ne kete zone. Si te arrish ne Shumin e Shales Lumi i Shales mund te arrihet vetem nepermjet udhetimit me varke nga diga e Komanit. Gjenden rreth 40 varka dhe sezonit Prill – Tetor nisen cdo dite ne intervalin kohore mes 09.00-10.00h dhe kthehen serisht ne Koman duke u nisur nga Lumi i Shales rreth ores 15.00h. Nga cilido qytet qe te jeni duke ardhur, per te arritur kete destinacion, ju duhet te ktheheni ne segmentin Bushat – Vau Dejes – Koman, 45 km rruge qe kerkojne rreth 1.5 ore udhetim me makine. Nga Tirana dhe nga Shkodra ka gjithashtu nje linje fikse transporti publik per ne Koman me minibus 14-19 vendesh qe nisen shume heret ne mengjes. Nga Tirana, 04.50 am nga karburant Gazheli; Nga Shkodra 06.30 am nga cdo hotel apo nga pika e Hotel Rozafa. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com Facebook LinkedIn Gmail