Syri i Kaltër i Thethit

Syri i Kaltër është atraksioni natyrore më i frekuentuar në Theth. Vendndodhja e kësaj bukurie është në Kaprre të poshtme, afersisht 7 km larg nga qendra e luginës së Thethit.

Syri i Kalter i Kaprrese në Theth, pjese e Parkut Kombetar Theth, është një pus (Pusi i Zi) me siperfaqe rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 m i thellë, i cili formohet nga Lumi i Zi qe zbret nga Kaprrea e siperme. I gjendur mes shpatesh shkëmbore dhe të gjelberuara, me thellesine e tij ky pus merr ngjyrat e kaltra dhe te smeraldit në varesi të stines duke formuar një pejsazh magjepsës për të gjithe vizitoret.

Lumi i Zi buron në Majen e Zezë dhe ushqehet kryesisht nga shkrirja e borës dhe në Ndërlysa bashkohet me Lumin e Shalës për tu derdhur në Drin, Koman.

Për te arritur në këtë destinacion mund ta llogarisesh krejtësisht me ecje në këmbë (3.5 ore vajtje) ose të kombinuar me një transfertë dhe ecje në këmb, 20 min transferte dhe 40 min ecje e moderuar. 5 km e para nga Thethi në Nderlysa janë rrugë makine rurale që gjarpëron bri lumit të Shalës. Nga Nderlysa tek Syri i Kaltër në Kaprren e poshtme jane 40 min ecje ndër të cilat vetem gjysma e pare është më e veshtire në ngjitje nderkohë që pjesë e dyte është mes pyllit të ahut për të t’u shfaqur surprizues syri i kaltër.

Shtegu është i shënuar me shenja edhe pse ato janë amortizuar por shtegu i ecjes nga Nderlysa është aq i shkelur e i qartë sa nuk ke mundësi të humbesh. Në Ndëelysa sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar diska vaska ngjyre rozë dhe ujvara, që quhen Vaskat e Gurit ne Nderlysa.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com