Guri i Lekës

Ecje përreth Blinit të Gurit të Lekës

Një nga atraksionet më interesante me shumë histori, gojëdhëna dhe ekplorim të natyrës në zonën e Lumit të Shales është Guri i Lekes. Një shteg i markuar malor për një ecje dy orë vajtje-ardhje.

Cfarë të bësh në Lumin e Shalës?

Një nga atraksionet më interesante me shumë histori, gojëdhëna dhe ekplorim të natyrës në zonën e Lumit të Shales është Guri i Lekes.

Një shteg malorë që fillon nga bujtinat buzë Lumit te Shales, në zonën e Blinit të Gurit të Lekës, aty ku bashkohet me liqenin e Komanit, për një orë ecje në ngjitje arrin në vendin e quajtur nga banorët ‘Guri i Lekës’.

Ecja mund të konsiderohet e shkallës së lehte në të moderuar, qe kalon permes pyjesh e lëndinash, burime e përrenj dhe pamje panoramike natyrore.

Guri i Lekës

Ky ‘gur’ shkëmb mali, ndodhet në prehrin e Komlemit, karshi Mollës së Shoshit me plot histori, e cila lidhet me princin e kesaj krahine, Lekë Dukagjinin.

Vendndodhja e ketij guri ka nje pozicion strategjik vrojtimi në zonë, nga i cili Leka mund te kontrollonte një fushepamje prej 300 gradë. Nga ky gurë, Leka, ka pikasur çdo lëvizje të armikut dhe kujtdo që ka tentuar ti afrohet.

Lekë Dukagjini ishte prijesi i fisit te Dukagjinit, i cili pasoi udhëheqjen e Skënderbeut edhe për 10 vjet të tjera pas vdekjes së tij. Në vitet e tij të fundit të jetës thuhet se ishte tërhequr dhe ishte vendosur pikerisht në këtë zonë për tu mbrojtur nga përndjekja e turqeve. Në këtë vend ai ishte i mbrojtur nga humnerat shkëmbore që zbresin thikë deri ne Drin dhe nga pas shpine nga mbrojtja besnike e banorëve të Dukagjinit.

Shpella e Lekës

Jo shume larg ‘Gurit te Lekës’, disa qindra metra, gjendet një shpellë me një hyrje jo shumë të madhe por që pas rreth 20 m zmadhohet dhe që vazhdon pikjatë poshtë në drejtim të lumit.

Edhe kjo shpellë ka marre emrin ‘Shpella e Lekës’, pasi në bazë të gojëdhënave mendohet që vet Leka kishte lënë amanet që pas vdekjes trupi i tij të hidhej në këtë shpellë, në mënyre që të mos gjendej nga pushtuesit turq, kjo duke patur parasysh se çfarë ata bënë me varrin dhe eshtrat e  Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Gjithsesi, nuk gjëndet asnjë dokument që të vërtetojë ku i kaloi vitet e fundit të jetës Lekë Dukagjini, as për kohën apo vendvarrimin e tij.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com