Lumi i Stupes

Eksploroni shtigje të reja përreth Lumit të Shales ku mund të bëni një ecje aktive, notoni apo peshkoni, të merrni rreze dielli në tarraca të pashkelura e larg turmës, të zhyteni në ujrat e kristalta ku bashkohen “Stupja” me Lumin e Shalës. 

Ecje – Eksporim – Zhytje

Grykëderdhja e Lumit të Stupes është kthyer në një atraksion për ata që vizitojnë Lumin e Shales dhe bujtinat në Blinin e Gurit të Lekës. Për të arritur tek grykederdhja e lumit të Stupes, aty ku bashkohet me Lumin e Shales, nevojiten 20 min ecje buzë lumit të Shales duke u futur e dalur nga uji disa here. Largesia nga tre bujtinat është rreth 1 km.

Ky atraksion është bërë terheqës për të gjitha ata njerëz që duan të eksplorojnë zonën me shume dhe bejne kete ecje deri ne “Stupe” për kënaqësine e ekplorimit. Gjithashtu në këtë zone lumi formon tarraca të përshtatshme për plazh dhe mundesi zhytjeje në ujera më të thella e zona të pashkelura.

Rreth lumit të Stupes

Lumi i Stupes fillon si një perrua në malesinë e Shoshit, mbi fshatin Balza e merr madhesinë e një lumi duke u bashkuar me burime të tjera të shumta si lugjet e Kirit, dhe ka një gjatësi rreth 5 km derisa bashkohet me Lumin e Shales në afersi të Blinit të Gurit të Lekes, e sëbashku derdhen në liqenin e Komanit.

Lumi i “Stupes” ndan fisin e Shoshit mespërmes, duke kaluar mes vargmalesh, kreshtas e fjordesh që duken sikur zbresin lartë prej qiellit; duke pershkuar atraksione turistike të shumta, duke filluar nga “Porta e Shalës” e deri atje ku këta dy lumenj derdhen në liqenin e Komanit, në rrënjë të Komlemit legjendarë.

Vendbashkimi i i Lumit të Stupes me Lumin e Shales është kthyer në një destinacion me vehte në afersi të Lumit të Shales, si një vend me tarraca për plazhe private dhe thellësine e mjaftueshme për zhytje e not.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com