Lumi Shales – Shosh – Theth Shtegu me i ri i kalimit ne Alpe Kalimi nga Lumi i Shalës për në Theth, që lidh Blinin e Gurit të Lekës me Shoshin dhe Shalën është shtegu më i ri i markuar në Shqipëri. Në gjurmët e një shtegu shekullor, me nje gjatesi prej 12 km, shtegu që përshkon skajshmërisht dy nga fiset më emblematike shqiptare, Shalën me Shoshin. Cfarë të besh në Lumin e Shalës Kalimi nga Lumi i Shalës për në Theth është shtegu më i ri në Shqipëri, i gatshëm për tu përshkuar nga çdo grup turistik. Në muajin Korrik 2020 u bë markimi i shtegut që lidh Lumin e Shalës, Blinin e Gurit të Lekës me Thethin, pra shtegu që përshkon skajshmërisht dy fiset nga më emblematike shqiptare, Shalën me Shoshin. Për mëse 12 km, dhe 6 ore ecje te moderuar ne kembe, nga Blini të Gurit të Lekës e deri në Lotaj prane Bujtines Binoshaj, një nga shtigjet më panoramike malore në Shqipëri, rajon e më tej. Nga fshati Lotaj e deri ne Theth udhetimi vazhdon me nje transferte lokale me 4WD apo automjete te tjera lokale qe duhet te kalojne ne rrugen e vjeter qe lidh Thethin me Shkodren, buze Lumit te Shales dhe eshte nje rruge e paasfaltuar per rreth nje ore udhetim. Biodiversiteti dhe pejsazhi Kulla shekullore, kazhnjete gështenjash nga do që të hedhesh syrin, drurë frutorë dhe jo frutorë aq të lartë sa duket sikur kapin qiellin, bimësi e lule të pafund, shpate e qeta, gryka e hone, shpella e thepa, biodiversitet i pakrahasueshëm, nga dhitë e egra, shqiponja e malit e deri te pupëza. Ky shtegu kalon mes për mes dy kanjoneve të paimagjinueshme që vetëm në “eksplorer natyra” mund të keni parë. Vargmale, kreshta e fjorde që duken sikur zbresin lartë prej qielli, pikjatë e në Lumin e Shalës e të “Stupes” Lumin e Shoshit, që ndan fisin e Shoshit përmes. Atraksione turistike të shumta, duke filluar nga “Porta e Shalës” e deri atje ku këta dy lumenj derdhen në liqenin e Komanit, në rrënjë të Komlemit legjendarë. Ky markim është bërë vullnetarisht nga Prof. Zef Gjeta, Masterchef Sokol Prenga, njohesi ekspert i alpeve Ndoc Mulaj dhe disa perfaqesues te bujtinave nga keto destinacione, të cilët punuan pa pushuar për tre ditë me radhë, në hapjen dhe markimin e këtij shtegu shekullor që lidhte Blin e Gurit të Lekës me Shoshin dhe Shalën. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com Facebook LinkedIn Gmail