Qafa e Valbonës

Nje nga atraksionet me kryesore te Valbones ngelet lidhja e saj me luginen e Thethit permes qafes me te njejtin emer, Qafa e Valbones.  Nje shteg epik per krejt Alpet Shqiptare i kerkuar dhe pershkuar nga shume udhetare shqipetar e te huaj cdo sezon.

Kalimi Valbonë – Theth

Thethi TrailNje nga atraksionet me kryesore te Valbones ngelet lidhja e saj me luginen e Thethit permes qafes me te njejtin emer, Qafa e Valbones.  Nje shteg epik per krejt Alpet Shqiptare i kerkuar dhe pershkuar nga shume udhetare shqipetar e te huaj cdo sezon.

Qafa malore qe lidh Thethin me Valbonë e merr emrin nga kjo e fundit, Qafa e Valbonës e vendosur në një lartësi 1759 mt, mbi nivelin e detit e rrethuar nga maja të tjera me të larta si maja e Alisë, maja e Hekurave etj.

Shtegu i kalimit këmbesor fillon egzaktesisht në lagjen Gjelaj, në fshatin Rragam i Shalës, në pjesen e siperme të lugines së Valbonës dhe konsiston ne 9.5 km shteg nga kjo pikë e deri ne Gjelaj e Thethit (fundi shtegut te shenuar me viza bardh e kuq).

Kalimi i Qafës mund të bëhet nga të dyja krahet, Valbonë – Theth apo Theth – Valbonë. Ajo që duhet thenë ështe se nëse e filloni ecjen nga Valbona ky itinerare ështe më i lehtë për tu pershkruar. Kjo pasi ka një disnivel më të vogel për të pershkuar (rreth 630 mt) nderkohe qe disniveli nese fillohet nga Thethi eshte rreth 850 mt nga Thethi në qafë.

Ecja drejt Qafes se Valbones mund te filloje nga bujtina në luginë apo nga fillimi i shtegut në Gjelaj të Valbones ose Gjelaj të Thethit. Për të kursyer kohë mund të sigurohet një transferte lokale nga bujtina deri në fillimin e shtegut të shënuar.

Qafa e Valbones mund te arrihet në 2.5 – 3 orë, bashke me ndalesat, nga cilido krah që ta nisesh ecjen tënde.

Në total ky shteg merr 6-7 ore ecje në total.

Niveli i veshtiresise: Moderate

Burimi i Valbones

Gjate ngjitjes së shtegut për në Qafën e Valbonës, pas rreth një ore ngjitje e nje niveli të moderuar veshtiresie, do te arrijme vend-ndalesën e pare të pushimit, prane Simoni Kafe, ku gjendet dhe burimi kryesorë i lumit të Valbonës. Ky burim gjendet ne lartesine 1528 mt, nuk shterron asnjehere, dimer as verë, ku furnizon edhe Ujvarën e Valbonës, në Rragam vetem pak metra me poshte në nivel.

Ky burim sherben si vend pushimi për ecjen tuaj malore që e bejne kalimin e Qafës së Valbonës dhe për të rimbushur ujë gjithashtu. Edhe nga krahu tjeter i Parkut Kombetar te Thethit gjendet një burim tjeter qe sherben gjithashtu si vend-pushimi dhe rimbushje e ujit. Kjo lehteson peshen dhe sasine e ujit qe çdo person duhet të ketë me vete gjatë kësaj ecjeje malore.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com