Si të vizitoni Alpet Shqiptare

Si të vizitoni Alpet Shqiptare nga ajri, deti dhe toka!

Në Republikën e Shqipërisë, me anë të rrugëve tokësore mund të hyhet përmes këtyre vendeve fqinjë:

Ardhja nga Mali i Zi

• Nëpërmjet pikës së Hanit të Hotit, qe lidh Shkodrën me Podgoricën. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 19.00.
• Nëpërmjet pikës së Murriqan, që lidh Shkodrën me Ulqinin. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.
• Nëpërmjet pikës së Vermoshit, që lidh zonën e Kelmendit në Shqipëri me Plavën dhe Gucinë në Malin e Zi. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00.

Ardhja nga Greqia

• Nëpërmjet pikës së Kapshticës, që lidh Korçën me Selanikun. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 orë pa ndërprerje.
• Nëpërmjet pikës së Kakavijës, që lidh Gjirokastrën me Janinën. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 ore pa ndërprerje.
• Nëpërmjet pikës së Qafë Botit, që lidh Konispolin me Filatin. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.

• Nëpërmjet pikës së Tre Urave, që lidh zonën e Përmetit dhe Leskovikut me Konicën. Veprimet doganore në këtë pikë kryhen deri në orën 22.00.

Ardhja në Alpe nga Maqedonia

• Nëpërmjet pikës së Qafë Thanës, që lidh Pogradecin, Librazhdin, Elbasanin me Strugën. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
• Nëpërmjet pikës së Tushemishtit, që nëpërmjet bregut jugor të liqenit të Ohrit lidh Pogradecin me Shën Naumin dhe Ohrin. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
• Nëpërmjet pikës së Bllatës, që lidh Peshkopinë me Dibrën e Madhe. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 22.00
• Nëpërmjet pikës së Goricës, që kalon nga bregu verior i liqenit të Prespës së Madhe duke lidhur këtë zonë me Otoshevon dhe pjesët e tjera të Maqedonisë. Veprimet doganore në këtë pikë kryen deri në orën 19.00

Ardhja nga Kosova

• Nëpërmjet pikës së Morinës, që lidh Kukësin me Prizrenin. Veprimet doganore në këtë pikë kryen 24 ore pa ndërprerje.

TRANSFERIME ME MJETE PUBLIKE

• Nga Tirana ne Shkoder: 98 km. Çdo nje ore.
a) Stacioni i autobuzëve prane sacionit te Trenit.
b) Stacioni i mikrobuzëve prane rrethrrothullimit te Zogut te Zi.
• Nga Shkodra ne Theth: 72 km, Ne oren 07:30 AM dhe ne 15:00 PM.
c) Stacioni i mikrobuzëve te Thethit, 10 – 12 vendesh, ne zonen e Rus-it.

Ardhja me automjetin tuaj, me taxi apo me mjete me qera!

(preferohen mjetet e larta, ose dy diferencialshe).

Nga Shkodra ne Theth, itinerari qe duhet ndjekur eshte; 72 km.

ShkoderKoplikDedaj i ShkrelitBoge – Fusha e Okolit – Qafe T’thores – Theth dhe behet ne 3 ore.

Ardhja ne Shqiperi nga Deti

Hyrja nëpëmjet rrugëve detare në Shqipëri mund të kryhet nëpërmjet porteve kryesore me anë të linjave detare që ofrojnë shërbimet e tyre si për pagjerë ashtu edhe për mallra të tonazheve të larta.

Ardhja në Shqipëri nga Deti

Durrës:     Nga Portet Italiane te Ancona, Bari, Brindisi dhe Trieste.

Vlora:       Porti Italian i Brindisi.

Shëngjin:  Porti Italian i Bari.

Saranda:   Ishulli Grek i Korfuzit

Ardhja në Shqipëri nga ajri!

Bëhet nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Rinas, i cili ndodhet 17 km në veri-perëndim të Tiranës dhe vetëm 20 minuta larg Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Lidhja midis aeroportit “Nënë Tereza” dhe Tiranës kryhet nëpërmjet shërbimit të taksive (20 Euro) dhe autobuzëve (që nisen pranë Muzeut Kombëtar në Tiranë ose nga Aeroporti drejt destinacioneve të kërkuara dhe kushton 2 Euro). Aeroporti është i pajisur me Duty Free Shops. Veprimet doganore kryhen gjatë 24 orëve pa ndërprerje

Contact us

Would you like to visit this destination?

We will find the perfect tour or create a custom tour so you can visit and enjoy this destination and more.

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com