Sakrifica e prinderve, në komunizem… (Histori e vertet) Maj 6, 2018 | Blog rreth Alpeve ShqiptareNdejtëm sa ndejtëm në Theth dhe të enjten e kishim planin me ba rrugën prej aty e në Valbonë… Kah ora pesë e mjesit u çuem, bamë gati çantat e shpinës dhe u ulëm në katin e parë të kullës ku kishim bujtë atë natë, kulla e Ndoc Gjeçajt, qe vizitorët e Thethit e njofin edhe si “Bujtina Gjeçaj”… Ndoci, i zoti i shpisë ish çue para nesh bashkë me të shoqen… dhe na kishin ba gati mjesin për tanë vizitorët e bujtinës… I gjetëm kafet e nadjes, shoqnue me nga nji gote raki rrushi, dhe i pime në oborr… Folëm për njat rrugë që kishim njet me e ba… Ata që e banin për së pari at rrugë dojshin me ditë nëse ishte rrugë e lodhshme?!… Mandej folëm për motin… “Athue po na nxan ndonji shi rrugës, burra?!”… Për shi as mos drueni kurrnji grimë! – na tha Ndoci, i zoti i kullës, duke kqyrë nga qielli rrethas, – Jeni ndore teme për qat punë se pika s’ka me ra! Veç se me ra shi në kët vakt… bahet sevap…! Mandej heshti pak, dhe e mori prap fjalën Po ju, për kokërr të qejfit jeni tue e ba kët rrugë he burra! – qeshi Ndoci me ne, – e kurrfarë halli në ftyrë të Tokës s’po keni…! Shazotën, hall asht me e ba njat rrugë si e kam ba unë në vjeten 1984! – fshani Ndoci, – se harroj kurrë sa ta kem shpirtin gjallë…! Dhe ndërsa ne kthenim kafen me raki, ia nisi me na kallzue rastin… Në vjeten 1984, ata të shtetit nuk na dhanë drithë për dimën si ishte rregulli asokohe për zonat malore që izoleshin prej bore! Merrshin të tanë do rezerva po ne nuk na e dhanë kurrnji kokërr drithi! S’na dhanë edhe pse ishim “të prekun” e me biografi të keqe e dojshin mos me na e nda mundimin…! Lekët i kisha po ku me gjetë drithin?! Fminë i kisha t’vogjël! Ma hall s’kish!? Dikur vendosa me dalë në Tropojë e me kqyrë… Fluturim e për tri sahat e kam ba qet rrugën që ju doni me e ba për qejf! Rashë në Rrogam të Shalës, te nji kumarë i shpisë, po ata s’e patën rodin e drithit! Për tërthuer rashë në Valbonë… As aty s’e gjeta kokërr drithi! Atëherë rashë në Dragobi të nji i njofshëm i emi, e njaty desht Zoti e kishin pasë! E bleva nji kuintal e gjysë… rrafsh 150 kile drithë moravi, bardh si bora!Shazotën kurr ma në gzim vedin se kom pa se njat dekik që jau sigurova bukën robve të shpisë…! Mbasi fshani, tundi kryet, u ndal e gjerbi kafen, dhe Ndoci vazhdoi: -Tash ishte halli tjetër: Qysh me e bajtë drithin!? Ishin tre thasë seicili 50 kilesh… Me pritë për makinë deri në Valbonë me nxanke java aty, se në at vakt njasajt rruge nuk kalojshin tri makina në jave! E sosa n’mendje, me i bajtë në shpinë! Nja ka nja, me tri rrugë i kam bajtë njata thasë prej Dragobie deri në Valbonë, ku i lashë te posta kufitare… Mandej, prej Valbone i kam bajtë prap nja ka nja edhe tri rrugë tjera deri në Rrogam të Shalës t’u Shpia e Kumarës… Aty kam pushue nji copë heret, kam hangër do bukë e u bana gati prap për rrugë! S’mund ndejsha se ishte fund nandori e ish drue se me ra borë e me u nxanë shtigjet marojshim! Mbandej prej Rrogami, nëpër Qafë të Valbonës i kam bajtë njata thasë 50 kilesh drithi, nja ka nja deri në Theth… Njiherë i ndala njaty ku ka ba tash Deda Stanin-Lokal e njiherë tjetër mbi Gjelaj… Tanë udhës bajsha njenin thes e u kthejsha e merrsha tjetrin me rend derisa kam mbrri tu kulla rreth sabahi…! Shazotën, nji ditë e nji natë m’u desht me e bajtë drithin mbi shpinë prej Dragobie e dej në Gjeçaj! Mos me të besue kush!! Heshtje… Të tanë ishim shtangë duke e imagjinu at stërmundim prej Sizifi të atij malsori shtatvogël! Eh, çfarë sakrificash ban nji prind i mirë për fëmijtë e vet…! Ndoci na pa ashtu të mpimë, qeshi me at pamjen e tij të çiltër që vinte nga pastërtia e shpirtit dhe na tha: E ju burra sot, jeni ka shkoni për kokërr të qejfit! Veshë e mbathë për bukuri… e unë shazotën e kam ba njat rrugë me do galloshe të vjetra… Ehhh me i pa pasë njikto atlete amerikane që paskeni ju…! Nga Ilir Seci
Historia e mikpritjes në Theth Dhj 16, 2014 | Blog rreth Alpeve ShqiptareHistoria e Thethit si pike turistike fillon qe ne vitin e larget 1890 me grupet e ndryshme te organizuara nga prifterijte Franceskane qe vizitonin Thethin ne brendesi te misionit te tyre baritor. Qe prej vizitave te para ne Theth te gjithe ata qe vinin dhe vizitonin Thethin mahniteshin me bukurite e pashoqe qe iu shfaqeshin para syve sapo shikonin Thethin. Nga viti ne vit fjala mori dhene dhe vizitoret u shtuan. Ne vitin 1905 Edit’h Durham e portretizon si fshatin me te bukur qe kishte pare deri ate moment. Kjo prej bukurive natyrore qe kishte Thethi dhe fisnikerise se banoreve qe e priten dhe e percollen deri ne Vuthaj te Malit te Zi ne largimin e saj. Rreth vitit 1905 pra nisen vizitoret e pare te vinin ne Theth si turista aventurier te cilet akomodoheshin prane Kishes se fshatit. Vit pas viti turistet shtoheshin, dhe keta vinin kryesisht nga Qyteti i Shkodres, te cileve ju sygjerohej te vinin ne Theth nga mjeket specialist si kure per shendetin e tyre. Ne kete menyre nisi te zhvidhohet turizmi ne Theth, ku shume familje te zones ndertuan miqesi familjare me familje nga qyteti i Shkodres, kryesisht nga familje te lagjeve Gjeçaj dhe Okol, ku disa familje qe kishin dhoma te lira ne ate kohe e lironin gjate veres per miqte nga qyteti. Shtepite e para qe kane pritur mysafire nga Shkodra kane qene familja e Vat Nikes dhe Dede Ndrethit ne Gjeçaj dhe e Sadri Lukes ne Okol. Kjo marredhenie u nderpre me vendosjen e regjimit Komunist qe nuk e lejoi me organizimin e lire te turizmit. Gjate viteve te komunizmit turizmi organizohej nga vet shteti dhe per kete ne Theth u ndertua nje shtepi pushimi qe i sherbente familjeve puntore qe vinin ne Theth te organizuara nga shteti Komunist. Gjate kesaj kohe banoret e Thethit punonin ne bujqesi dhe ata qe punonin ne turizem perzgjedheshin nga shteti dhe per kete duhet te kishin ‘biografi’ te mire. Pas viteve 1990 ish kampi i puntorve u mbyll dhe turistet u larguan fare nga Thethi. Shenjat e para te rikthimit te turizmit ne Theth ishin ne vitin 1996 ku pati nje nxitje te turizmit nga nje shoqate Holandeze. Ky rifillim u shkeput perseri nga revulucioni i 1997 ku Shqiperia u mbulua nga lufta civile dhe kjo situate vazhdoj deri ne vitin 2001, kur Antonia Young ndertoi nje projekt te quajtur Balkan Peace Park ku lidheshin Thethi, Valbona, Plave e Guci deri ne Rugove dhe me kete rast nisi rikthimi i turisteve perseri. Rreth vitit 2005 Zyra per Kooperim e Zhvillim e Qeverise Gjermane (GIZ) implementoi nje projekt per te mbeshtetur rregullimin e disa shtepive te fshatit per t’u pershtatur si shtepi pritese per turista, bujtina, per te pritur turistet e pare dhe ne kete menyre nisi nje rruge e bukur dhe e gjate per permiresimin e kushteve ne Theth dhe pershtatjen e tij si nje fshat turistik. Nga viti 2005 e ne vazhdim ka nisur ristrukturimi i shtepive pritese ne Theth dhe deri me sot, ne nje hark kohore prej rreth dhjete vitesh, ka patur nje ndryshim rrenjesore. Ne kete menyre sot ne Theth ka me shum se 400 shtreter kapacitet akomodues ne nje nate ne te tre zonat ku akomodohen turistet, ne Kaprre, ne Nderlyse dhe ne Theth ku mbetet destinacioni me i preferuar. Sot ne Theth ka me shum se 20 shtepi qe presin turiste, shumica te perqendruara kryesisht ne qender te fshatit. Ne Theth nuk ka hotel me kushtet te standartit te larte por vetem bujtina me kapacitet maksimal 5 deri ne 10 dhoma. Secila prejt tyre investon vit pas viti ne permiresimin e kushte duke rritur keshtu standartin e tyre pak e nga pak.