NUSJA ME KËPUCE DHE ÇORAPE TE GRISURA Kor 11, 2021 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve ShqiptareE shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga struktura e ngurta të betonarmesë. U fillua mirë me bazën dykalimshe, prerjen e shkëmbit, pastrimin inerteve dhe mos dëmtimin ambientit, por nuk u vazhdua kështu hilet alla shqiptare duken sheshit te muret, urat e disa përroskave. Nuk di se çfarë u bë por mbuloja rezultuan një blof pasi Qafë Thorrja, deri poshtë në varosh mbi kamp gjatë dimrit, muajve të parë pranverës dhe vjeshtues së vonë bora dhe akulli janë gjithë pushtetshme në një vend të vobektë si ne. Në veç pak mbi 15 km trase nisë tre sene (vite) më parë punimet po zgjaten si qilimi i Penelopës. Nga zvarritja e punimeve Thethi erret dhe zgjohet i pluhurosur sikur të ishte fabrikë betoni, por falë bujarisë se reshjeve nuk ka mbetur krejt fytyrë pa larë. Dasma e madhe ka kohë që ka filluar, por nusja hirplote nuk dihet se kur do shkelë mbi tapetin e kuq. Pak gjasa ka te vijë edhe ketë vjeshtë, por duke parë pajën e saj do vijë me këpucë dhe çorape të grisura. Muret mbrojtëse me prita plastike rezultoi një dështim trashanik i shëmtuar dhe skandaloz. Në më shumë se 65 gjatësisë së pritave plastike, dimri më i parë i nxori fiasko. Nuk ka nevojë të jesh inxhinier as gjeolog, por çdo kush që ka sy sheh së një skrepatë nga 3 deri 7 metra me formacione flishore të paqëndrueshme nuk mbrohet nga shëmbja me bajga ciklopike. Nuk mund behet trase më qeska plastike lidhëse neiloni ne një zonë shpatull pjerrët me reshjet më të larta në Shqipëri (veç Boga i qëndron në krah), me shtresë bore mesatare 1, 5-2 metër dhe me temperatura deri -20 C. Nëse kjo rrugë merret në dorëzim me këto vepra arti dhe mure mbrojtëse ketë vjeshtë, në pranverë do shihini një zonjë me brekë skurliqur me ushkurë nëpërkëmbë. Komuniteti i Thethit heshti, me naivitet dhe kurrë nuk u artikulua një zëri se, nuk ka turizëm funksional dhe të plotë në ketë Zonë pa u lidhe me asfalt të Dukagjinit në dy krahët. Komuniteti i Thethit nuk duhet tregohet kaq miop sa të mos shohë arnimet e shëmtuar të mureve plastike të cilat nuk japin as një garanci nga per një rrugë normale nesër. Lidhja Alpe -Adriatiku (Dukagjin. Malësi e Gjakovës- Kosove) kurrë nuk u fut në projektet e qeverive shqiptare tash 100 e sa vjet, ndërkohë qe austriaket dhe italianët erdhën si pushtues, qëndruan fare pak dhe lanë pas dy projekte të shkëlqyera plotësisht të mundshme me rendësi ekonomike, turistike dhe mbarëkombëtare. Detyrim dhe përgjegjësi ka edhe qeveria e Kosovës, ndërkohë që bijtë e alpeve duhet të kërkojnë me detyrim përcaktim realizimin e një projekti të tillë qeverive të dy vendeve të një ame. Nga Prele Milani
Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar Pri 28, 2021 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve ShqiptarePër shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit, vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj. Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të saj. Duke mos u pastruar asnjëherë nga institucionet përgjegjëse rruga ka mbi 3 metër borë të ngrirë në gjithë gjatësinë e këtij segmenti. Zakonisht në fillim të muajit Maj, Thethi ishte i gatshëm të priste turistët e parë nga e gjithë bota, por këtë vit edhe pse kërkesat kanë filluar nga visitorë shqiptarë e të huaj bujtinat e Thethit kanë vështirësi të fillojnë sezonin për shkak të rrugës. Deri më tani nuk ka asnjë informacion apo lajmerim nga institucionet përgjegjëse apo të varësisë për fillimin e punimeve për hapjen e këtij segmenti jetik për zhvillimin e turizmit malore në zemrën e alpeve shqiptare, në Theth. Nuk dihet se kur mund t’a kemi këtë rrugë të hapur sërisht (deri nga fundi i muajit Maj!!) Fatkeqësisht kjo shkatërron planet e dhjetra turistvë për të udhëtuar drejt kësaj zone dhe dëmton ekonominë lokale duke mos mundur dot që bujtinat të organizohen për fillimin e sezonit pas një viti të gjatë pandemie të Covid-19. Për këtë arsye të gjitha turet malore që fillojnë apo ndërlidhen me Thethin, siç është kalimi Valbonë – Theth, janë të pamundura për t’u realizuar. Sapo të kemi lajme të reja do ti publikojmë ato.
Atraksionet natyrore – Theth Kor 3, 2014 | Blog rreth Alpeve ShqiptareBukurit natyrore nisin sapo ke kaluar fshatin Boge dhe nuk mbarojne per asnje moment qe ju do te qendroni ne Theth. Pika e pare qe ju do te takoni rruges per ne luginen e Thethit eshte Qafa e t’Thores, 1800 meter mbi nivelin e detit, dhe nje Bar/Restorant druri ku ju mund te ndaloni per nje pushim te shkurter dhe mund te shikoni te gjithe majat e maleve perreth. Pasi te ecesh me makine pas 3 km te tjera gjendet monumenti e Edith Durham qe te jep mundesin te shikoni pamjen e dy lugina te Thethit dhe Shales, gjithashtu te shikosh qafen e Valbones, qafen e Pejes, rrethin e Vizhens, shtegun e dhenve, qafen e Derzave, etj. Disa nga atraksionet e tjera qe ju mund te vizitoni pasi keni mberritur ne lugine jane: ujvara e Gjecajve, ujvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, vaskat e gurit ne Nderlysa dhe Syri i Kalter ne Kaprre. Syri i kalter ne Kaprre Vendndodhja e kësaj bukurie ështe në Kaprre të poshtme, një nga fshatrat më të bukur të Alpeve. Për të shkuar tek Syri i Kaltër duhet të kalosh një nga bukuritë e rralla të Thethit që është Kanioni i Grunasit, një nga perlat e kanioneve në të gjithë Shqipërinë. Nëse je duke zbritur nga Thethi, sapo kalon kanionin e Grunasit, zbret tek centrali i Ndërlysës dhe ecën drejt duke kaluar përbri fshatit Ndërlys derisa arrin tek Pusi i Zi i cili formohet nga Lumi i Zi që zbret nga Kaprreja. Nëse je me makinë, duhet të ndalosh dhe të parkosh aty, pasi nga Ndërlysa tek Syri i Kaltër nuk ka rrugë automobilistike. Pasi të kesh parkuar mjetin afër rrënojave të Shkollës, të shfaqet përpara pusi i Zi. Në këte vend duhet të nisesh me këmbë për të vizituar Syrin e Kaltër. Sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar diska vaska dhe ujvara, që janë pamjet më të bukura në Shqipëri. Nga vendi ku parkohet mjeti dhe deri tek Syri i Kaltër është rrugë këmbësore dhe zgjat rreth 40 minuta për personin që ecën me ecje normale. Syri i kaltër është një nga bukuritë më të rralla në të gjithë Shqipërinë. Ai formohet nga Lumi i Zi, i cili buron në Majen e zezë. Syri i Kaltër është i formuar nga gërryerja e shkëmbit nga uji që zbret nga mali. Pusi i zi është rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 m i thellë. Lumi i Zi formohet i gjithi nga shkrirja e borës në Alpe. Tek Syri i Kaltër mund të shkojë çdo turist (i cfarëdolloj moshe) pasi rruga është në një luginë të shtruar dhe të thjeshtë. Gjatë rrugës duhet të kesh parasysh të ndjekësh shenjat që janë bërë nga banorët e zonës. Ujvara e Grunasit Një ndër bukuritë natyrore më të veçanta në alpet Shqiptare është dhe ujëvara e Grunasit e cila me Vendimin e Qeverisë Nr.676 dt 20.12.2002 është shpallur monument natyre që mbrohet nga shteti. Ujëvara e Grunasit me trupin e saj te hollë me mbi 30 metër të larte sëbashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojne një nga vendet më interesante për t’u vizituar nga çdo turist që viziton Thethin. Ujëvara e Thethit ka si karakeristikë të veçantë faktin që uji i saj buron i gjithi nga një shkëmb dhe është ujë dëbore. Për alpinistët që mund të vizitojnë burimin është një mrekulli e veçantë që nuk gjendet në asnjë ujvarë të Europës. Ujvara e Gjeçajve Sapo jeni futur në Theth dhe jeni duke zbritur për në qëndër, sipër rrugës nacionale, do ju shfaqet ujvara e Gjeçajve, e cila është mjaft e bukur dhe e veçantë, dhe rreth 25 metër e lartë. Kjo ujvare eshte ftesa me e bukur qe ju mundet te gjeni perpara se te arrini ne akomodimin tuaj dhe nje njfotim se bukurit e Thethit do ju shoqerojne gjate te gjith udhetimit tuaj. Kjo ujvare furnizohet nga ujet qe buron nga rrezervat e bores se mbetur nga dimri. Nga burimi i ketij uji furnizohet me uje te pijshem edhe lagja Gjeçaj. Kanioni i Grunasit Në pjesën jugore të parkut te Thethit është Kanioni i Grunasit i njohur si monument natyre. Kanioni i Grunasit ka formacione karbonike masive. Kanioni është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Uji i lumit të Thethit është i kristaltë në cdo kohë dhe mjaft i ftohtë. Nuk këshillohet të vizitohet kanioni i pashoqeruar nga banore të zonës dhe vizita është e këshillueshme të bëhet në grupe. Kanioni i Grunasit ka qënë dhe është një sfidë për të gjithë turistet e huaj dhe ata shqiptarë të apasionuar pas kanioneve. Speleologji dhe ngjitje shkëmbore Vitet e fundit Thethi është kthyer në destinacion për grupe alpinistësh Europian për të parë shpella te ndryshme dhe për të gjetur të reja të paeksploruara ende në këtë zonë te virgjer. Udhërrëfyesit mund t’ju çojnë në shpellën që gjëndet në Majën e Harapit, Majen e Shtegut(Qeta e shtjerrave)qe ndodhet nje shpelle e paeksploruar me pare . Tunelet brenda në shpellë(Maja e Harapit) do t’u çojnë në tre liqene të brendshme.Për këto ekspedita duhet të jeni të pajisur me të gjitha mjetet që nevojiten për eksplorimin në shpella . Në majën e Harapit gjithashtu gjëndet edhe një faqe vertikale shkëmbore prej 900 metrash të lartë e cila është shumë sfiduese për alpinistët qe kryejne ngjitje shkembore. PS: Paisjet për ngjitjen nëpër shkëmbinj, të interesuarit duhet t’i kenë me vete, pasi në Theth nuk gjenden mjete të tilla. Eksplorimi i Shpellave Thethi ka edhe monumente të tjera natyrore siç janë shpellat. Speleologu mund të shohë disa shpella të vogla dhe me bukuri të jashtëzakonshme në Theth: Shpellën e Qyqes, shpellën e lugut të Shakujve, shpellën e Kuqe”, shpellën e ndërgurëve në fushë të Thethit “mbi Ulaj”, shpellën e Pepes ne Okol dhe birën e Ujit në qafë të Pejës. Bira e Ujit në qafë të Pejës në kohë shirash nxjerr ujë, që furrnizohet nga liqene akullanjore nëntoksore: liqenet e Vuthajve dhe të Jezercës. Por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë specialistëve alpinistë, speleologë, gjeografë dhe gjeologë, janë shpellat vigane të Harapit mbi Okol dhe shpella e Rrathëve mbi Ulaj. Përmasat e mëdha dhe dukuritë interesante të këtyre shpellave si liqene nëntokësore, sifone, galeri stalaktitesh e stalagmitesh etj., kanë qenë shkaku i krijimit të legjendave nga banorët në shekuj. Liqenet akullnajore të qafës së Pejës Për të vizituar liqenin e qafës së Pejës dhe gropën e bukur duhet të nisesh herët dhe të përshkosh një rrugë këmbësore që të shfaq bukuri të pakrahasueshme. Kur kalon lagjen më të fundit të Thethit, Okolin shikon në krahun e majtë majën e Radohimes dhe në të djathtë Majen e Alis dhe shpellën e Pejës. Pasi ke kaluar shpellën ngjitesh në qafe dhe shikon një panoramë përrallore. Në të djathtë është gropa e bukur dhe në të majtë është liqeni i qafës së Pejës. Gjatë kësaj dite që do të ngjiteni në majën e Harapi, në lartësinë 2217 metër mbi nivelin e detit dhe do keni mundësi të shikoni të gjitha majat me të bukura të Ballkanit. Vaskat e gurit Vaskat e gurit ne Nderlyse, jane formacione shkembore te krijuara nga prurjet e bollshme te ujit te lumit te zi qe zbret nga fshati Kaprre. Ne fshatin Kaprre ky uje krijon Syrin e Kalter, nje bukuri e natyres qe mahnit cdo vizitor. Pamja e tyre eshte mjaft interesante dhe e bukur pasi ka forma shume te ndryshme e te vecanta. Ne pjesen me te madhe jane te lemuara dhe te rrumbullaketa dhe ngjasojne si vaska te punuara nga nje artist me shije perfekte. Gjate periudhes se sezonit veror ato shfrytezohen edhe per t’u freskuar vizitoret e shumte te tyre. Keto masive shkembore me bukuri perrallore shoqerohen edhe me nje pishine natyrore me uje te kristalte ku ju mund te beni edhe plazh nen uren me te bukur qe bashkon dy shkembinjte e malit mbi pishinen ku aventurieret mund te hidhen per t’u lare.