Sakrifica e prinderve, në komunizem… (Histori e vertet) Maj 6, 2018 | Blog rreth Alpeve ShqiptareNdejtëm sa ndejtëm në Theth dhe të enjten e kishim planin me ba rrugën prej aty e në Valbonë… Kah ora pesë e mjesit u çuem, bamë gati çantat e shpinës dhe u ulëm në katin e parë të kullës ku kishim bujtë atë natë, kulla e Ndoc Gjeçajt, qe vizitorët e Thethit e njofin edhe si “Bujtina Gjeçaj”… Ndoci, i zoti i shpisë ish çue para nesh bashkë me të shoqen… dhe na kishin ba gati mjesin për tanë vizitorët e bujtinës… I gjetëm kafet e nadjes, shoqnue me nga nji gote raki rrushi, dhe i pime në oborr… Folëm për njat rrugë që kishim njet me e ba… Ata që e banin për së pari at rrugë dojshin me ditë nëse ishte rrugë e lodhshme?!… Mandej folëm për motin… “Athue po na nxan ndonji shi rrugës, burra?!”… Për shi as mos drueni kurrnji grimë! – na tha Ndoci, i zoti i kullës, duke kqyrë nga qielli rrethas, – Jeni ndore teme për qat punë se pika s’ka me ra! Veç se me ra shi në kët vakt… bahet sevap…! Mandej heshti pak, dhe e mori prap fjalën Po ju, për kokërr të qejfit jeni tue e ba kët rrugë he burra! – qeshi Ndoci me ne, – e kurrfarë halli në ftyrë të Tokës s’po keni…! Shazotën, hall asht me e ba njat rrugë si e kam ba unë në vjeten 1984! – fshani Ndoci, – se harroj kurrë sa ta kem shpirtin gjallë…! Dhe ndërsa ne kthenim kafen me raki, ia nisi me na kallzue rastin… Në vjeten 1984, ata të shtetit nuk na dhanë drithë për dimën si ishte rregulli asokohe për zonat malore që izoleshin prej bore! Merrshin të tanë do rezerva po ne nuk na e dhanë kurrnji kokërr drithi! S’na dhanë edhe pse ishim “të prekun” e me biografi të keqe e dojshin mos me na e nda mundimin…! Lekët i kisha po ku me gjetë drithin?! Fminë i kisha t’vogjël! Ma hall s’kish!? Dikur vendosa me dalë në Tropojë e me kqyrë… Fluturim e për tri sahat e kam ba qet rrugën që ju doni me e ba për qejf! Rashë në Rrogam të Shalës, te nji kumarë i shpisë, po ata s’e patën rodin e drithit! Për tërthuer rashë në Valbonë… As aty s’e gjeta kokërr drithi! Atëherë rashë në Dragobi të nji i njofshëm i emi, e njaty desht Zoti e kishin pasë! E bleva nji kuintal e gjysë… rrafsh 150 kile drithë moravi, bardh si bora!Shazotën kurr ma në gzim vedin se kom pa se njat dekik që jau sigurova bukën robve të shpisë…! Mbasi fshani, tundi kryet, u ndal e gjerbi kafen, dhe Ndoci vazhdoi: -Tash ishte halli tjetër: Qysh me e bajtë drithin!? Ishin tre thasë seicili 50 kilesh… Me pritë për makinë deri në Valbonë me nxanke java aty, se në at vakt njasajt rruge nuk kalojshin tri makina në jave! E sosa n’mendje, me i bajtë në shpinë! Nja ka nja, me tri rrugë i kam bajtë njata thasë prej Dragobie deri në Valbonë, ku i lashë te posta kufitare… Mandej, prej Valbone i kam bajtë prap nja ka nja edhe tri rrugë tjera deri në Rrogam të Shalës t’u Shpia e Kumarës… Aty kam pushue nji copë heret, kam hangër do bukë e u bana gati prap për rrugë! S’mund ndejsha se ishte fund nandori e ish drue se me ra borë e me u nxanë shtigjet marojshim! Mbandej prej Rrogami, nëpër Qafë të Valbonës i kam bajtë njata thasë 50 kilesh drithi, nja ka nja deri në Theth… Njiherë i ndala njaty ku ka ba tash Deda Stanin-Lokal e njiherë tjetër mbi Gjelaj… Tanë udhës bajsha njenin thes e u kthejsha e merrsha tjetrin me rend derisa kam mbrri tu kulla rreth sabahi…! Shazotën, nji ditë e nji natë m’u desht me e bajtë drithin mbi shpinë prej Dragobie e dej në Gjeçaj! Mos me të besue kush!! Heshtje… Të tanë ishim shtangë duke e imagjinu at stërmundim prej Sizifi të atij malsori shtatvogël! Eh, çfarë sakrificash ban nji prind i mirë për fëmijtë e vet…! Ndoci na pa ashtu të mpimë, qeshi me at pamjen e tij të çiltër që vinte nga pastërtia e shpirtit dhe na tha: E ju burra sot, jeni ka shkoni për kokërr të qejfit! Veshë e mbathë për bukuri… e unë shazotën e kam ba njat rrugë me do galloshe të vjetra… Ehhh me i pa pasë njikto atlete amerikane që paskeni ju…! Nga Ilir Seci
Villa Gjeçaj – THETH Pri 19, 2015 | Akomodim ne Theth, Thethi-Hotels Theth Albania Villa Gjeçaj është një perle e vendosur në zemër të Parkut Kombëtar të Thethit, një nga parqet më të famshme edhe në rajonin e Ballkanit. Booking & Contact Email: info@villagjecaj.comTelefone: +355 67 20 46 333Website: https://villagjecaj.com Room Rates Starting From € 35 – 50 për natë Në mes të qetesise, pastertisë dhe ajrit të paster, aty ku natyra zbulon bukurine e saj mahnitese, ju keni mundesine te shijoni nje guzhine tradicionale me ushqime te gatuara në shtëpi, të prodhuara, të gatuara dhe të sherbyera në vite nga familja. Villa Gjecaj “Kulla e Dedë Gjeçaj” mbizoteron me arkitekturen, në respektimin e tradites së ndertimit të zonës me punime guri dhe druri, ku tradicionalja kombinohet në menyre elegante me detajet moderne në arredimin e dhomave, ambjenteve të përbashketa dhe ato rrethuese. Ndertesa qe ka arkivuar historin e familjes prej vitit 1922! Ndertimi i katit të parë është ndertuar nga Ndre Marku (Gjeçaj) në vitin 1922, dhe është perdorur për dimërimin e kafsheve të familjes deri në vitin 1967, ku Deda së bashku me tre djmet Markun, Ndocin dhe Gjonin e ngriten edhe katin e dytë duke e bërë banes për familjen. Në vitin 2007 me organizimin e projektit “Peaks Of the Balkan”, nisëm të mripëresim turistët e sjedhë nga projekti, ku të parët turist ishin disa mësues të Anglishtes të ardhur nga Britania e Madhe, të cilët mësonin Anglishten fëmijve të Thethit. Në momentin që zbret nga mjeti, të shfaqet një pamje e jashtëzakonshme si në perralla, ku ke kullën në mes të gjelberimit dhe një oborr të kuruar me detaje. Ke derën kryesore e cila ka recepsionin që të mirëpret dhe të orienton. Nëse keni rezervuar do të merrni dhomën tuaj dhe pastaj mundet të zbrisni në katin perdhes për të pirë një kafe apo për të ngrën vaktin tuaj më të shijshëm që mundet të keni ngrën ndonjëher. Në katin e dytë banojnë Ndoci dhe Lula, prinderit e familjes të cilët kanë jetuar në këtë katë që prej martesës së tyre në 1973. Banesa ka 8-të dhoma të standartit më të mirë, me të gjitha kushtet e një hoteli me “3 yje”, dhe është e mobiluar sipas traditës më të mirë. Restoranti është arreduar në sitilin tradiciona duke u pershtatur me modernen në mënyrën më të mirë, si dhe guzhina që ofron një menu tradicionale me ushqime të pergaditura nga familja. Shower Room Facilities Balcony Room Facilities Desk Room Facilities Free toiletries Room Facilities toilet Room Facilities Bathroom Room Facilities Carpeted Room Facilities Hardwood/Parquet Room Facilities Standart rates in Alps Average €35/night No matter if you want to visit and stay in Theth, Valbone, Komani Lake, Shala River, Lepushe or Curraj we can find an accommodation for you. Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com FollowFollowFollowFollowFollow Villa Gjecaj Theth Location