NUSJA ME KËPUCE DHE ÇORAPE TE GRISURA Kor 11, 2021 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve ShqiptareE shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga struktura e ngurta të betonarmesë. U fillua mirë me bazën dykalimshe, prerjen e shkëmbit, pastrimin inerteve dhe mos dëmtimin ambientit, por nuk u vazhdua kështu hilet alla shqiptare duken sheshit te muret, urat e disa përroskave. Nuk di se çfarë u bë por mbuloja rezultuan një blof pasi Qafë Thorrja, deri poshtë në varosh mbi kamp gjatë dimrit, muajve të parë pranverës dhe vjeshtues së vonë bora dhe akulli janë gjithë pushtetshme në një vend të vobektë si ne. Në veç pak mbi 15 km trase nisë tre sene (vite) më parë punimet po zgjaten si qilimi i Penelopës. Nga zvarritja e punimeve Thethi erret dhe zgjohet i pluhurosur sikur të ishte fabrikë betoni, por falë bujarisë se reshjeve nuk ka mbetur krejt fytyrë pa larë. Dasma e madhe ka kohë që ka filluar, por nusja hirplote nuk dihet se kur do shkelë mbi tapetin e kuq. Pak gjasa ka te vijë edhe ketë vjeshtë, por duke parë pajën e saj do vijë me këpucë dhe çorape të grisura. Muret mbrojtëse me prita plastike rezultoi një dështim trashanik i shëmtuar dhe skandaloz. Në më shumë se 65 gjatësisë së pritave plastike, dimri më i parë i nxori fiasko. Nuk ka nevojë të jesh inxhinier as gjeolog, por çdo kush që ka sy sheh së një skrepatë nga 3 deri 7 metra me formacione flishore të paqëndrueshme nuk mbrohet nga shëmbja me bajga ciklopike. Nuk mund behet trase më qeska plastike lidhëse neiloni ne një zonë shpatull pjerrët me reshjet më të larta në Shqipëri (veç Boga i qëndron në krah), me shtresë bore mesatare 1, 5-2 metër dhe me temperatura deri -20 C. Nëse kjo rrugë merret në dorëzim me këto vepra arti dhe mure mbrojtëse ketë vjeshtë, në pranverë do shihini një zonjë me brekë skurliqur me ushkurë nëpërkëmbë. Komuniteti i Thethit heshti, me naivitet dhe kurrë nuk u artikulua një zëri se, nuk ka turizëm funksional dhe të plotë në ketë Zonë pa u lidhe me asfalt të Dukagjinit në dy krahët. Komuniteti i Thethit nuk duhet tregohet kaq miop sa të mos shohë arnimet e shëmtuar të mureve plastike të cilat nuk japin as një garanci nga per një rrugë normale nesër. Lidhja Alpe -Adriatiku (Dukagjin. Malësi e Gjakovës- Kosove) kurrë nuk u fut në projektet e qeverive shqiptare tash 100 e sa vjet, ndërkohë qe austriaket dhe italianët erdhën si pushtues, qëndruan fare pak dhe lanë pas dy projekte të shkëlqyera plotësisht të mundshme me rendësi ekonomike, turistike dhe mbarëkombëtare. Detyrim dhe përgjegjësi ka edhe qeveria e Kosovës, ndërkohë që bijtë e alpeve duhet të kërkojnë me detyrim përcaktim realizimin e një projekti të tillë qeverive të dy vendeve të një ame. Nga Prele Milani
Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare Tet 6, 2020 | Blog rreth Alpeve Shqiptare, Destinacione ne Liqenin e KomanitPas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse. Lidhjet automobilistike të cojnë në qytetin më veriorë të vendit, Bajram Currin, apo për 30 min. Të kalosh në Kosovë në pikën kufitare të Qafë Prushit. Me poshtë po ju paraqesim disa nga më të njohurat apo më të kërkuarat nga turistë të ndryshëm. Parku Kombëtar i Valbonës Parku Kombëtar i Valbonës me një sipërfaqe prej 8000 ha, si pjesë e Alpeve shqiptare që kufizohet me Malin e Zi dhe Kosoven në lindje, ofron një gamë të gjërë bukurishë natyrore për të vizuar, si maja të thepisura, kreshta e fjorde, lugina, gërce, bimësi e lule të pafund, shpate e qeta, gryka e hone, shpella e thepa, biodiversitet i pakrahasueshëm, nga dhitë e egra, shqiponja e malit e deri te pupëza. Udhëtimi me traget është antipasta për këdo që ka vendosur të përshkojë një nga drejtimet e mëposhtme në brendësi të parkut kombëtar të Valbonës. Lugina e Valbonës dhe Kalimi i Qafës së Valbonës për në Theth Kalimi Cerem – Doberdol dhe lidhja me Kosoven apo Malin i Zi. Lumi i Gashit –Unesco Jezerca – Maja më e lartë në Alpet Shqiptare Curraj Eper valley Curraj Eper është qershia mbi tortë për krejt zonën e bukur të Nikaj-Merturit, nje krahinë në mes luginës së Shalës dhe Parkut Kombëtar të Valbonës. Nga vend-ndalesa e tragetit në Fierzë duke marrë drejtimin e Nikaj-Merturit, përmes rruges automobilistike Fierze-Lekbibaj, mund të vazhdohet me ecje ose makinë ne drejtim të Vranes për të përfunduar në Curraj Eper. Nga kjo luginë mund të kombinosh ecje fantastike në shtigje jo shumë të shkelura nga të huaj, shtigje në gjurmë të atyre që banorët lokalë kanë përdorur prej shekujsh, e të vazhdosh drejt Thethit ose drejt Valbones duke kaluar maja malesh edhe mbi 2000 mt lartësi.
Udhetimi permes Liqenit te Komanit per tek Lumi i Shales Sht 7, 2020 | Destinacione ne Liqenin e Komanit Udhetimi permes Liqenit te Komanit per tek Lumi i Shales Lumi i Shales eshte nje nga atraksionet kryesore qe gjendet ne afersi te Liqenit te Komanit, vetem 1.5 ore udhetim me varke nga diga e Komanit. Lumi i Shales eshte nje nga atraksionet kryesore qe gjendet ne afersi te Liqenit te Komanit, vetem 1.5 ore udhetim me varke nga diga e Komanit. Lumi i Shalës buron në Parkun Kombetar te Thethit në Alpet Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh ujerat e te gjitha burimeve te fshatrave te lugines se Shales dhe Shoshit. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Ky destinacion është në njësin Administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes. Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri. Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, apo kampingut me cadra ne natyre. Në këtë vende vitet e fundit janë ngritur tre njësi akomoduese, Blini Park, Bee Eco Guesthouse dhe Eagle Land të cilët ofrojne edhe sherbimin e bar-restorant per pushuesit ne kete zone. Si te arrish ne Shumin e Shales Lumi i Shales mund te arrihet vetem nepermjet udhetimit me varke nga diga e Komanit. Gjenden rreth 40 varka dhe sezonit Prill – Tetor nisen cdo dite ne intervalin kohore mes 09.00-10.00h dhe kthehen serisht ne Koman duke u nisur nga Lumi i Shales rreth ores 15.00h. Nga cilido qytet qe te jeni duke ardhur, per te arritur kete destinacion, ju duhet te ktheheni ne segmentin Bushat – Vau Dejes – Koman, 45 km rruge qe kerkojne rreth 1.5 ore udhetim me makine. Nga Tirana dhe nga Shkodra ka gjithashtu nje linje fikse transporti publik per ne Koman me minibus 14-19 vendesh qe nisen shume heret ne mengjes. Nga Tirana, 04.50 am nga karburant Gazheli; Nga Shkodra 06.30 am nga cdo hotel apo nga pika e Hotel Rozafa. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Rreth Malesis Sht 4, 2020 | Destinacione, Malesi e MadheIn the early twentieth century Edith Durham, a young British explorer, was lured towards Malesia e Madhe, the land of the Great Mountains. Despite many difficulties, she was carried away by the charm of an ancient culture still alive: the land of the living past. To relive the same emotions of Durham, we invite travelers to the discovery of Kelmend, one of the most remote and isolated areas of Northern Albania. The adventure will expose them to unforgettable landscapes, uncontaminated nature, and the exploration of ancient traditions and customs. The unspoiled villages have many treasures to explore and culture to inspire and move. Peace and tranquility will be the outcome of exposure to family life. Family-run traditional guesthouses provide a warm welcome for guests with authentic cuisine for gourmets, uncontaminated nature for the naturalist, and mountains for the adventurous lovers of arduous climbing. Expert and capable guides will lead you through awe-inspiring terrain. All the above is embellished by the wit and hilarity of Kelmendas people making hospitality a sacred law, unchanged over the years, the same that at the beginning of last century led the young lade to fall in love with Northern Albania. Shkreli Natural Regional Park – The Entrance Gate to the Alps A region, part of Malesia e Madhe, located between Thethi National Park and Skadar Lake in Shkodra and Kelmend region in the northwest. It takes higher importance for the diversity of the territory, from the fields of sage and lavender close to Skadar Lake to the valleys of Boga and Razma for an alpine landscape. Another advantage is the near distance with Shkodra 20 km or Montenegro 25 km. The area of Shkreli is well known for the chestnut forest, which constitutes a protected heritage as a natural monument. A few agro-farms, restaurants, and guesthouses offer different exploring and entertainment activities for the visitors.
Thethi, dashuria e përjetshme e turistëve Gus 29, 2020 | Blog rreth Alpeve ShqiptareGazetari dhe shkrimtari Italian, Indro Montanelli në librin “Shqipëria një dhe njëmijë” shkruan “O shtegtar që shkon në Shkodër, mos u ndal aty, por vijo më përpjetë dhe vetëm atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra” Të ngjitesh në majat më të bukura të Thethit të duhen javë të tëra, sepse janë shumë dhe mahnitëse. Kurorat e maleve që asnjëherë nuk u zbret veli i bardhë i dëborës dhe dielli, që është gjithnjë i mirëpritur zbukuron në mënyrë mahnitëse luginën e Thethit. Është një nga vendet më të preferuara nga turistët e huaj në Shqipëri, por edhe nga alpinistët vendas dhe të huaj. Me qëllim për të vizituar alpet e Thethit edhe Shqipëria po vizitohet gjithnjë e më shumë nga turistë të huaj. Përveç bregdetit tonë të bukur, vise të tilla malore si Thethi, Razma, Valbona, Rragami, Lura etj., janë duke joshur dhe tërhequr përherë e më shumë vizitorët nga vende të ndryshme të botës. Kështu, Thethi me bukuritë e tij mahnitëse natyrore dhe klimën e shëndetshme dhe kuruese, vizitohet jo vetëm nga turistë vendas, por dhe nga shumë të huaj. Shumë prej këtyre të fundit kalojnë tranzit nga Thethi në Rragam, Valbonë, ose dhe vijnë prej Valbonës e vise të tjera, por gjithnjë duke u ndalur qoftë dhe pak kohë në Theth. Thethi pjesë e parkut të paqes në Ballkan. Parqet për paqe jane zona ndërkufitare, të lira dhe të mbrojtura, kushtzuar mbrojtjes dhe mirëmbajtjes së shumëllojshmeris biologjike dhe natyrore, vlerave shoqrore dhe burimëve kulturore dhe të shtyj përpara bashkpunimin dhe paqen. Thethi është pjesë e parkut të paqes i cili mbrohet dhe menaxhohet së bashku me Pejën dhe Plavën nga dy projekte të OKB-së dhe të Bashkimit Evropian. Për këtë projekt duhet të falenderohen shtetasja Britanike Antonia Young dhe shtetasi Amerikan Todd Walter. Këta dy shtetas të huaj janë përkujdesur për natyrën dhe vlerat e sajë, për kulturën, për vlerat kulturore dhe arkitektonike të banesave të Thethit më shume dhe më me dashuri se të gjithë minstrat e Kulturës dhe Turizmit të Shqipëris pas vitit 1990. Ata, prej disa vitesh janë përkujdesur për fëmijët e Thethit duke ju mësuar gjuhën angleze përmes shkollës verore që organizohet çdo vit në Theth. Nepërmjet këtyre projekteve banorët e Thethit janë prezantuar edhe në turizimin vendas dhe botëror. Antonia që prej vitit 2001 ka qendruar me muaj të tër në Theth, duke shkelur në çdo cep të fshatit. Ka vizituar çdo familje që ka pasur mundësit të priste turist në familje. Ka organizuar guida turistike për shumë student dhe Universite që studiojnë natyren. Ndërsa Todd ka ardhur në Theth si përfaqësues i projektit të Parkut të Paqes. Vitin e parë që ka ardhur në Theth ka drejtuar Shkollën Verore dhe disa projekte shumë të rendësishme. Ka drejtuar dhe ka investuar me mbështetjen e donatorve të huaj, ndërtimin e urës së Grunasit që është mbi kanion,dhe urën e vjetër shekullore të Gjeçajve dhe ka mbulaur me çati derrase mullirin e Kolajve. Todd vitin që ka drejtuar projektin në Theth ka vizituar të gjitha familjet e fshatit. Një ndihmë e madhe është bërë edhe nga banort puntorë dhe të urtë të Thethit. Banorët kanë bërë të pamunduren për t’u qendruar afër me kushtet që kanë pasur, të gjithë turistëve Shqiptarë dhe të huaj, që ju kan trokitur në derë. Edith Durham, ka thënë: Jeta në Theth ishte shumë tërheqëse. Unë harrova gjithçka për pjesen tjetër të botës *. Programi gjerman per Asistence Teknike (GTZ) në Theth. GTZ në Shqiperi, duke e cilesuar turizmin si një veprimtari ekonomike që zhvillohet përmes sektorit privat, por të lidhur ngushte me veprimtarine shteterore dhe pushtetin vendor në Theth ka mbështetur turizmin familjar. Me fondet e dhëna nga GTZ në Theth janë përgaditur shtëpitë e para për pritjen e turistëve familjarë. Këto shtëpi ishin dallendyshet e turizmit familjarë pas vitit të mbrapsht 1997. Edhe pse turizmi është i njohur dhe i praktikuar që në vitin 1887 nga kolegjiarët françeskan. Natyra dhe uji i Thethit ka rezultuar se janë kuruese për shendetin që në vitin 1915 me analizat e kryera nga Austriakët. GTZ ka mbështetur turizmin duke ju dhënë disa familjeve nga një shumë prej 2000 Euro, që ju ka krijuar disa familjeve mundesinë për të pritur më mirë të huajt në shtëpitë e tyre. GTZ këtë mbështetje e ka bërë në kuadrin e projekteve te saj, për të forcuar sektorin privat në Shqipëri. GTZ ka mbështetur sektorin privat të turizmit në të gjithë Shqipërin që të organizohet në një shoqate kombëtare. Shoqata Shqiptare e Turizmit, funksionon prej vitit 2008, në Shqipëri dhe përfshin tre sektore kryesore, hotelet, agjencite e udhetimit dhe restorantet, qe jane baza e biznesit te turizmit. Magjepsia e alpinstëve dhe të huajve ! Thethi rrethohet nga male të larta dhe qafa mahnitëse, shtegu i Dhënve, maja e Radohimës, Sheniku, Papluku, Maja e Alisë, Qafa e Pejës, Gropa e Bukur, majat e Jezercës, maja e Arapit, Maja e Zezë, Maja e Zorgjit, që fshehin në brendësinë e tyre ballafaqime të panumërta me alpinistë, speologë, botanistë, gjeografë dhe shumë dashamirës të alpeve, tek të cilët kjo zonë lë mbresa të pashlyeshme. Të gjitha këto maje janë përshkruar me vite të tëra nga alpinistë shqiptar dhe të huaj. Për Thethin kanë shkruar: Ka shkruar alpinisti i madh Georg Heinshemer, duke e krahasuar me Tirolin. “Nëse shkon në Theth merr një libër të shkruash për bukuritë e tij se janë shumë. Uji, ajri dhe natyra aty janë si në përralla”. Ndërsa Dr. Franc Nopça ka thënë se “po të jesh në besë te ketyre malsorve, në asnjë vend tjetër të botës nuk do të jesh më i sigurt”. Dhe e ka pasur fjalën për banorët e kësaj mrekullie natyrore. SHPELLAT E FAMSHME DHE BUKURITË E UJVARAVE ! Ka një mrekulli Thethi që e quajnë ujëvara e Grunasit që është rreth 25-30 metra në lartësi. Por, po kështu janë të bukura Gryka e Ndërlysës dhe Kanioni i Grunasit rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, por që është rreth katër metra i gjerë. Një bukuri e paharuesheme është edhe Syri i Kalter në Kaprre. Ka edhe shumë shpella të famshme si ajo e Harapit dhe Bira e Rrathëve, ku ka liqene nëntokësore dhe galeri e sifone gjigante. Thethi ka edhe 12 mullinj të vegjël dhe një hidrocentral i cili furrnizon Thethin me energji elektrike. Në theth ka rreth 80 burime uji të përhershëm. Në muajin gusht Thethi vizitohet nga më shumë se 8000 turistë të huaj dhe të gjithë frekuentojnë kanionet, ujvarat, muzet, shpellat dhe mrekullitë qe ka Thethi. Rreth 50 % e llojshmëris së bimësis së vendit tonë, ose 14 % e asaj Evropiane gjenden në Theth. Janë mbi 130 lloje bimësh mjekësore, rreth 50 bimë që mund të përdoren për ushqim dhe rreth 50 bimë ngjyruese, të gjitha këto të florës spontane**. Thethi ka edhe nevoja dhe probleme….! Evidentohen disa probleme të rëndësishmë që pëngojnë zhvillimin e turizmit hotelier dhe familjar në Theth. Investimet në infrastruktur ! Të cilat lënë shumë për të dëshiruar. Thethi është bërë me rrugë automobilistike qe në vitin e largët 1936. Rruga është projektuar nga Ing. Spiro Koleka dhe është mbështetur nga qeveria e kohës dhe qytetarët e Shkodrës. Që prej atij viti të largët kjo rrugë ruan të njëtën trase dhe pa asnjë nderhyrje për t’u përshtatur në kohë. Ka nisur qe në vitin 1999 shtrimi i saj nga Kopliku. Ka bërë disa vite për t’u shtruar me asfalt deri në fshatin Dedaj. Ka pesë vite që me vështërsi ka dalë deri në fshatin Bogë. Nuk dihet edhe sa vite do duhet që të dali deri në Theth. Çdo vit banorët e kësaj zone dhe turistët që e duan Thethin presin me zemër të ngrirë edhe sa metër asfalt do shtrohen këtë vitë. Koplik, Dedaj, Bogë deri në Theth është vetem 50 km, ndërsa për t’u shtruar kanë mbetur edhe 24 km. Investimi në energjitikë ! Thethi ka energji elektrike që në vitin 1966, përmes centralit që furnizohet nga lumi që përshkon fshatin piktoresk.Në këtë central janë bërë disa investime sipërfaqësore pa arritur asnjëherë që të plotësoj nevojat e një fshati me 150 shtëpi me energji normale. Një nga pengesat dhe problemet kryesore është se Thethi nuk është i lidhur me sistemin kombëtar të energjisë. Në theth nuk është bërë asnjë investim, për rrjetin energjitik. Nuk është pajisur me matës si çdo vend tjeter në Shqipëri. Energjia në Theth nuk i kalon 150 KW, fakt që pengon investimin e banorve në elektroshtëpiake që janë aq të nevojshme për familjet. Për sa shpenzim, mund të pyes ndonjëri nga ju o lexues të dashur ? për 5000 meter tel elektrik, sepse shtyllat janë vendosur që në vitin 1997. Nga kontaktet me drejtuesit e KESH-it është sqaruar se ky central elektrik është privatizuar dhe nuk kemi mundësi të bëjmë ndonjë investim. Centrali privatizohet sepse ka fitim për personin që drejtuesit ja shesin, ndërsa banesat dhe tokat që ju interesojnë qeveritarve të pas 1990 nuk ju lejohet banorve të Thethit ti rregjistrojnë edhe pse i kanë prej shekujsh. Hipotekimi i pasurive që ka fshati ! Në mënyrë shumë të njëanshme dhe të pakuptimtë banorve të Thethit i’u është mohuar e drejta më elementare që ka pasur njeriu që prej krijimit të ndërgjegjes njerëzore. E drejta e pronës. Kjo e drejtë është e mbrojtur nga: Neni 11/2, Neni 41 dhe Neni 42/1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipëris. Prona është e mbrojtur edhe nga protokolli shtojcë i Konventës së Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe të lirive themelore të Këshillit të Evropës. Neni 1. Kjo konvent është ratifikuar edhe nga shteti jonë, por nuk zbatohet. Kjo e drejtë, banorve të Thethit nuk i’u është mohuar nga asnjë rregjim i deritanishëm, duke përjashtuar regjimin e zi të komunizmit. Në vitin e largët dhe të zi 1947 shteti i asaj kohe i ka rregjisturar pronat e Thethit dhe i ka ruajtur në arkivat e shtetit. Ndërsa demokracia e pas 90 i’u ka hequr të drejtën ta gëzojnë atë pak pasuri që ju kanë lënë të parët e tyre. Po të flasim për meter katëror për frymë mund të jëtë nga më të paktat në Shqipëri. Penges është bërë ligji 8053 dt 21/12/1995 neni 2/2 dhe VKM 88 dt 01/03/93 që ju heqë të drejtën e trashigimis së banesave dhe tokës së trashiguar brez pas brezi nga të parët tonë. Këtë të drejt këtyre banorve nuk ka mundur tua heq as regjimi Otoman për 500 vite që ka qëndruar ne Shqipëri. Nga kontaktet me Këshilltarin Juridik të Kryeministrit Berisha Z. Adimir Dragu, na është premtuar se Kryeministri e mbështet shqtësimin tuaj dhe së shpejti do gjejë një mënyrë ligjore që ju të rregjistroni tokat që keni trashiguar brez pas brezi. Pengesat e deritanishme na bëjnë të hamendësojmë se një dorë e padukshme është e interesuar që ato pasuri t’i lërë pa rregjisturar për ndonjë arsye të keqe….? Nëse ky hamendesim është i vërtetë duhet të sqarohet çdonjëri se ato pasuri nuk do ketë mundesi t’i gëzojnë asnjë shtetas i këtij vendi, vetëm banorët e Thethit. Zoti i ndriçoftë mendjet e atyre që kanë për detyrë të qeverisin vendin, që t’u japi qytetarve të tyre atë që ju ka dhënë zoti dhe e drejta. ______________________________ * Brenga e Ballkanit. Edith Durham ** Dukagjini ka vend për të gjithë. Luigj Shyti. E mërkurë datë 10 Shkurt 2010