ensq

Hotel Villa Gjeçaj

Hotel Villa Gjecaj ështe një perle e vendosur në zemer të Parkut Kombetar të Thethit, i famshem per bukurite e tij, të pakrahasueshme, vetem 350 m nga qendra e fshatit (ura e lumit).
Ne mes të qetesise, pastertise se ajrit, aty ku natyra zbulon bukurine e saj mahnitese, ju keni mundesinë të shijoni një guzhine tradicionale me ushqime të gatuara në shtëpi, të gatuara e sherbyera me shum dashuri.
Villa Gjecaj mbizoteron me arkitekturen tradicionale, ku bie në sy stili i kullave të vjetra me frengji në të dy anët, në respektimin e tradites së ndertimit të zonës në gure dhe dru, ku tradicionalja kombinohet në mënyre elegante me detajet moderne në arredimin e dhomave, ambjentet e perbashketa dhe ato rrethuese. Kompleksi eshte i perbere nga disa ndertesa: Kulla e cila ka të arkivuar historin e familjes prej vitit 1922, Rezidenca e cila është  ndertuar në vitin 2013 në respeket të tradites se ndertimit në kete zone kaq të veçante. Guzhina e jashtme e cila kryen gatimet e pjekura me dru, stalla e bagetive nga ku vijnë ushqimet e freskta dhe kopshti dhe një sere e cila na ndihmon me produktet BIO.
Kisha, muzeumi, kulla e ngujimit dhe vendet e tjera historike, ashtu sikurse dhe bukurite e pasura natyrore mund te shijohen ne rrethinat e aferta. Majat e maleve te Thethit, Vermoshit, Boges dhe Razmes ofrojne mundesi per ngjitje malore, nderkohe qe Ujvara e Thethit, 3.5 km larg nga shpia, eshte e njohur si pika me e bukur turistike e Alpeve Shqiptare.

Kulla e Ndoc Gjeçaj

Eshte nje ndertese tradicionale e zones se Dukagjinit, e nderutar me mure guri, qe ne vitin 1922 nga Ndre Marku, gjyshi i Ndocit, me dysheme dhe tavane, çdo gjë guri dhe druri. Qe nga viti 2007 eshte trasformuar ngadale ne nje bujtine pritese duke bere rikostruktime të ndryshme në vite… pa dale nga tradita por duke shtuar komoditetin dhe standartet për një sherbim sa më efiçent ndaj vizitorve të Thethit, miqve tonë. Kulla ështe e përbere aktualisht nga tetë dhoma gjumi, ku të gjitha dhomat janë me kushte shumë te mira, në standartin e hoteleve me 3 yje .

Në katin e pare të bujtines ështe vendosur restoranti, me një siperfaqe prej 55 m2, me oxhaqe në të dy skajet e restoranit, me një kapacitet prej 35 vendesh, në ambientet e brendeshme dhe shum tavolina në ambientet e jashtme ku do keni një pejsazh te jashtezakonshem nga tavolina juaj. Restornati ështe mobiluar në stilin rustik, gjysma e ambjentit me tavolina restoranti dhe gjysma me tavolina Bari si holli prites apo shplodhes akomodues, si dhe guzhina e gatimit qe ofron nje menu ditore me gatime lokale.

Rezidenca Gjecaj

Ka dhoma luksoze me nje stil tradicional. Nje ndertim i ri i vitit 2013-2014, e sapo perfunduar, qe vjen si pergjigje ndaj kerkesave te klienteve tane per dhoma dyshe dhe me stardarte te larta. Nje konstruksion i ri tre katesh me standarte arkitekturore e perbere nga 5 dhoma luksi me nje kapacitet prej 13 personash, tre prej te cilave me ballkone, dhe te gjitha me nje pamje fantastike te te gjithe lugines se Thethit.

PRICES

VILLA GJECAJ

Welcome to Theth! Hope our Villa Gjecaj becomes your ‘home’!

Double Room (Double bed)

Deluxe Room (double + sofa bed)

Triple Room  (3 single bed)

Twin Room (2 single bed)

Quantity

3

4

1

5

Room price – Week days

€ 30

€ 40

€ 40

€ 30

Room price – weekend

€ 35

€ 45

€ 45

€ 35

For more details please contact us!

Location

Google Maps Link

Booking & Contact
Email:      villa.gjecaj@gmail.com
Tel :            +355 672046333
Website:   www.villagjecaj.com