Pri 28, 2021 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve Shqiptare
Për shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit, vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj.
Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të saj. Duke mos u pastruar asnjëherë nga institucionet përgjegjëse rruga ka mbi 3 metër borë të ngrirë në gjithë gjatësinë e këtij segmenti.
Zakonisht në fillim të muajit Maj, Thethi ishte i gatshëm të priste turistët e parë nga e gjithë bota, por këtë vit edhe pse kërkesat kanë filluar nga visitorë shqiptarë e të huaj bujtinat e Thethit kanë vështirësi të fillojnë sezonin për shkak të rrugës.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion apo lajmerim nga institucionet përgjegjëse apo të varësisë për fillimin e punimeve për hapjen e këtij segmenti jetik për zhvillimin e turizmit malore në zemrën e alpeve shqiptare, në Theth. Nuk dihet se kur mund t’a kemi këtë rrugë të hapur sërisht (deri nga fundi i muajit Maj!!)
Fatkeqësisht kjo shkatërron planet e dhjetra turistvë për të udhëtuar drejt kësaj zone dhe dëmton ekonominë lokale duke mos mundur dot që bujtinat të organizohen për fillimin e sezonit pas një viti të gjatë pandemie të Covid-19.
Për këtë arsye të gjitha turet malore që fillojnë apo ndërlidhen me Thethin, siç është kalimi Valbonë – Theth, janë të pamundura për t’u realizuar.
Sapo të kemi lajme të reja do ti publikojmë ato.
by Gjecaj | 11 Korrik, 2021 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Gjecaj | 6 Tetor, 2020 | Blog rreth Alpeve Shqiptare, Destinacione ne Liqenin e Komanit | 0 Comments
by Gjecaj | 29 Gusht, 2020 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Gjecaj | 27 Korrik, 2020 | Alpet Shqiptare | 0 Comments
by Gjecaj | 25 Korrik, 2020 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Thethi | 20 Janar, 2020 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Thethi | 30 Dhjetor, 2019 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Thethi | 7 Mars, 2019 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Thethi | 2 Mars, 2019 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
by Gjecaj | 6 Maj, 2018 | Blog rreth Alpeve Shqiptare | 0 Comments
Some current trends in...
Bllokimi i rruges per ne...
Hiking Beyond Borders in the...
Ministria e Kulturës në...
Ndejtëm sa ndejtëm në Theth...
STARTING FROM €85/PERSON Tur...
Shala River Eagles Land...
Theth Albania Bujtina Zici...
Lepushë, Malësi e Madhe...
Valbone Valley Guesthouse...
Shkoder Albania The...