NUSJA ME KËPUCE DHE ÇORAPE TE GRISURA Kor 11, 2021 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve ShqiptareE shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga struktura e ngurta të betonarmesë. U fillua mirë me bazën dykalimshe, prerjen e shkëmbit, pastrimin inerteve dhe mos dëmtimin ambientit, por nuk u vazhdua kështu hilet alla shqiptare duken sheshit te muret, urat e disa përroskave. Nuk di se çfarë u bë por mbuloja rezultuan një blof pasi Qafë Thorrja, deri poshtë në varosh mbi kamp gjatë dimrit, muajve të parë pranverës dhe vjeshtues së vonë bora dhe akulli janë gjithë pushtetshme në një vend të vobektë si ne. Në veç pak mbi 15 km trase nisë tre sene (vite) më parë punimet po zgjaten si qilimi i Penelopës. Nga zvarritja e punimeve Thethi erret dhe zgjohet i pluhurosur sikur të ishte fabrikë betoni, por falë bujarisë se reshjeve nuk ka mbetur krejt fytyrë pa larë. Dasma e madhe ka kohë që ka filluar, por nusja hirplote nuk dihet se kur do shkelë mbi tapetin e kuq. Pak gjasa ka te vijë edhe ketë vjeshtë, por duke parë pajën e saj do vijë me këpucë dhe çorape të grisura. Muret mbrojtëse me prita plastike rezultoi një dështim trashanik i shëmtuar dhe skandaloz. Në më shumë se 65 gjatësisë së pritave plastike, dimri më i parë i nxori fiasko. Nuk ka nevojë të jesh inxhinier as gjeolog, por çdo kush që ka sy sheh së një skrepatë nga 3 deri 7 metra me formacione flishore të paqëndrueshme nuk mbrohet nga shëmbja me bajga ciklopike. Nuk mund behet trase më qeska plastike lidhëse neiloni ne një zonë shpatull pjerrët me reshjet më të larta në Shqipëri (veç Boga i qëndron në krah), me shtresë bore mesatare 1, 5-2 metër dhe me temperatura deri -20 C. Nëse kjo rrugë merret në dorëzim me këto vepra arti dhe mure mbrojtëse ketë vjeshtë, në pranverë do shihini një zonjë me brekë skurliqur me ushkurë nëpërkëmbë. Komuniteti i Thethit heshti, me naivitet dhe kurrë nuk u artikulua një zëri se, nuk ka turizëm funksional dhe të plotë në ketë Zonë pa u lidhe me asfalt të Dukagjinit në dy krahët. Komuniteti i Thethit nuk duhet tregohet kaq miop sa të mos shohë arnimet e shëmtuar të mureve plastike të cilat nuk japin as një garanci nga per një rrugë normale nesër. Lidhja Alpe -Adriatiku (Dukagjin. Malësi e Gjakovës- Kosove) kurrë nuk u fut në projektet e qeverive shqiptare tash 100 e sa vjet, ndërkohë qe austriaket dhe italianët erdhën si pushtues, qëndruan fare pak dhe lanë pas dy projekte të shkëlqyera plotësisht të mundshme me rendësi ekonomike, turistike dhe mbarëkombëtare. Detyrim dhe përgjegjësi ka edhe qeveria e Kosovës, ndërkohë që bijtë e alpeve duhet të kërkojnë me detyrim përcaktim realizimin e një projekti të tillë qeverive të dy vendeve të një ame. Nga Prele Milani
Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar Pri 28, 2021 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve ShqiptarePër shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit, vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj. Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të saj. Duke mos u pastruar asnjëherë nga institucionet përgjegjëse rruga ka mbi 3 metër borë të ngrirë në gjithë gjatësinë e këtij segmenti. Zakonisht në fillim të muajit Maj, Thethi ishte i gatshëm të priste turistët e parë nga e gjithë bota, por këtë vit edhe pse kërkesat kanë filluar nga visitorë shqiptarë e të huaj bujtinat e Thethit kanë vështirësi të fillojnë sezonin për shkak të rrugës. Deri më tani nuk ka asnjë informacion apo lajmerim nga institucionet përgjegjëse apo të varësisë për fillimin e punimeve për hapjen e këtij segmenti jetik për zhvillimin e turizmit malore në zemrën e alpeve shqiptare, në Theth. Nuk dihet se kur mund t’a kemi këtë rrugë të hapur sërisht (deri nga fundi i muajit Maj!!) Fatkeqësisht kjo shkatërron planet e dhjetra turistvë për të udhëtuar drejt kësaj zone dhe dëmton ekonominë lokale duke mos mundur dot që bujtinat të organizohen për fillimin e sezonit pas një viti të gjatë pandemie të Covid-19. Për këtë arsye të gjitha turet malore që fillojnë apo ndërlidhen me Thethin, siç është kalimi Valbonë – Theth, janë të pamundura për t’u realizuar. Sapo të kemi lajme të reja do ti publikojmë ato.
Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist! Kor 27, 2020 | Alpet ShqiptareLumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist! Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh te gjitha burimet e fshatrave te Shales dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura dhe më të virgjera në Shqiperi. Ky destinacion është në njësin Administrative Shosh, të Dukagjinit, ku është Molla e Shoshit dhe Blini i Gurit te Lekes. Grykëderdhja e lumit të Shalës në liqenin e Komanit është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare. Lumi i Shalës ështe një vend i izoluar nga majat e larta, rrjedha e vrullshme e ujit të kaltër të Shalës i ofron aventurierëve një panoramë nga ato që ngjajnë me Tajlandën e largët, prandaj dhe vlersohet si destinacioni më i bukur në Shqipëri. Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron. Aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës. Megjithatë, izolimi dhe mungesa e vizitorëve deri më tani ofron ende kapacitete të kufizuara akomodimi, ndërsa fluksi i të ardhurve nga qytete të ndryshme ka nënvijëzuar shërbimin e dobët dhe ushqimin që lë për të dëshiruar. Ata më aventurierët, arrijnë të shijojnë këtë destinacion të ri duke ngulur çadrat e kampingut për një eksperiencë plotësisht individuale rrethuar nga majat e larta, për të cilat vendasit tregojnë legjenda mesjetare. Sipas gojëdhënave, princi Lekë Dukagjini, prijësi i dytë më i rëndësishëm i shqiptarëve pas heroit Gjergj Kastriot Skënderbeu i kaloi vitet e fundit të jetës në këtë zonë, ku gjen emërtime të tij si për shembull Guri i Lekës, një pikë strategjike që sheh luginën, nga ku mendohej që Dukagjini ruante vendin nga ardhja e turqve. Në këtë vende vitet e fundit janë ngritur dy njësi akomoduese, Blini Park dhe Eagle Land të cilët janë ngritur me shum veshtersi nga dy familje ku familja e Blini Park është kthyer nga Sudeia për të mbrojtur edhe truallin e të parve të tij, ndersa Eagle Lands është ngritur nga një familja e Mollës së Shoshti me banim në Shkodër prej shum vitesh dhe e rikthyer. Rruga për të shkuar deri në këtë destinacion me panoramë të mrekullueshme megjithatë është e gjatë dhe e larmishme. Nisja nga Tirana apo nga Shkodra bëhet shum heret ne mëngjes ende pa lindur dielli, në 5 të mëngjesit dhe ha rreth 2 orë deri në digen e Komanit në Vaut e Dejës dhe rreth 1.5 orë tjetër në rrugë të pashtruar për në pikën e nisjes së trageteve dhe varkave në liqenin e Komanit. Rruga nga stacioni i Komanit është me varka të cilat nisen cdo ditë rreth orës 10 të mengjesit edhe me porosi për grupet të cilat na kontaktojnë përpara se të vijnë në stacion. Varka kanë kapacitet me rreth 20 vende vihen në dispozicion të vizitorëve për të shijuar nga afër pikat interesante të liqenit të Komanit dhe të lumit të Shalës. Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.
Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise Kor 25, 2020 | Alpet Shqiptare, Blog rreth Alpeve ShqiptareLumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise Në alpet e Shqipërisë burojnë lumnjët me te bukur në Ballkn, lumenjë që furnizohen nga debora e cila bie gjatë dimrit, debore e cila nuk shterron asnjeher. Lumi i Valbones i cili buron ne Rrogam eshte njeri nga lumjet me te bukur te Shqiperis, ka nje bukuri te pashoqe. Lumi i Valbonës është një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm të Alpeve Shqiptare, me ujë të ftohtë dhe të kristaltë, ujvara dhe kanione piktoreske, të cilat tërheqin çdo vit dhjetra-mijëra turistë të huaj dhe vendas. Megjithatë, e gjithë kjo industri turistike e ngritur mbi traditën e mikëpritjes dhe bukuritë e natyrës në zemrën e Alpeve Shqiptare rrezikon të zhduket, dhe bashkë me të, edhe të ardhurat me anë të të cilave banorët e këtyre zonave sigurojnë jetesën.Lumi i Valbonës bashkohet me lumin e Gashit i cili eshte pasuri qe mbrohet nga UNESCO se bashku me pyllin e ahut qe eshte ne te dy anet e tij. Në lumin e Valbonës mundet të peshkohet dhe të bëhet kanotazh me grupe te vogla dhe të aventurës, për ata që duan aventurën. Lumi i Gashit në Tropojë me pyllin e vjetër të Ahut janë përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Lumi i Gashit është i njohur në Shqipëri, si një ndër zonat me natyrën më të bukur dhe të pashqetësuar. Bën pjesë në Njësinë Administrative Tropojë, bashkia Tropojë. Shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare duke u kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në veri-lindje me Kosovën. Lumi i Gashit është shpallur si zonë e mbrojtur ‘Rezervë Strikte Natyrore” (kategoria I) me VKM nr.102, datë 15.01.1996, me sipërfaqe 3,000 ha. Sa i përket mbrojtjes ligjore, zona ka nivelin më të lartë të mbrojtjes, bazuar në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Lugina përfaqëson një shtrirje gjatësore veri-jug me gjatësi rreth 27 km, deri në bashkimin e saj me luginën e Valbonës poshtë fshatit Shoshan. Gjeologjia dhe hidrogjeologjia e zonës! Në bazenin e lumit të Gashit përhapen shkëmbinjtëme moshë gjeologjike nga më të vjetrit në Shqipëri. Ato përfaqësohen nga shkëmbinjterigjenë,vullkano-sedimentar dhe gëlqerorë pak të metamorfizuar. Shkëmbinjtë terrigjenë e vullkanikë i ndan masivi granodiorit i Torkuzit. Depozitimet me moshë më të re janë depozitimet në tarracat e vjetra lumore. Lumi i Cemit së bashku me kanionin e vet, me bukuritë e rralla fantastike dhe me ujin e pastër i takon grupit të lumenjve shumë atraktiv dhe më të bukur të Europës, lum ky që gjatë tërë vitit e posaçërisht gjatë verës është shumë i vizituar nga dashamirët vendas të natyrës por edhe të huaj. Cemi (lumi i vetëm në Malësi) në këto vise paraqet një potencial të rëndësishëm natyror dhe turistik. Në lumin e Cemit mundet te lundorohet me Kano dhe mundet te peshkohet, nga ku mundet te gjeni peshkun e dhojit torfte me pika te kuqe. Lumi buron në pjesën perëndimore të Bjeshkëve të Nemuna, në Shqipëri, në kuotën 1650m. Gjatësia e lumit është 62km. Lumi formohet prej dy degëve kryesore Cemit të Selcës (22.5km) dhe Cemit të Vuklit (17.9km), të cilat mbasi përshkojnë disa kilometra bashkohen te Tamara dhe formojnë lumin e Cemit. Cemi derdhet në lumin Moraça, të cilët së bashku furnizojnë me ujë Liqenin e Shkodrës. Gjatë verës Cemi shndërrohet në një mjedis atraktiv e tërheqës për pushues të ndryshëm që i preferojnë mrekullitë e këtij lumi, ku duhet veçuar pikën e Tërgajës, e cila është bërë vend për larje (plazh), pushim e rekreacion për banorët e Malësisë. Lugina e Kirit në Shkodër është një ndër zonat më të bukura në veri të vendit, e cila është vetëm pak kilometra larg qendrës së Shkodrës. Kjo zonë është “zbuluar” jo më shumë se 4 vite nga vetë shkodranët të cilet po e frekuentojnë masivisht për fundjavë. Ujë i kristaltë, i kirit e ka marrë emrin sepse buron ne fshatin Kire te Dukagjinit. Lugina nga ku kalon eshte nje kanion jashtezakonisht i bukur dhe i lundureshme per aventurieret qe duan te notojne me kanor. Ky lume gjate zbritjes se tij neper kaion krijon vaskat shum te vecanta neper guret e ketij lumi. Ne lumit e Kirit ka nje kanion, nga me te bukurit ne Shqiperi dhe nje pastërti, qetësi dhe ajër i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit nga ku buron deri kur derdhet ne lumin bunes. Çdo fundjavë kur moti është i ngrohtë, qytetarët shkodranë, turistë të huaj dhe banorë të fshatrave rreth rrjedhës së lumit, frekuentojnë këto brigje për banjo dielli, larje në ujërat e freskët,por dhe për sportet ujore. Kiri është një fshat ne njesin Administrative Pult, ne Bashkin Shkoder ku në lashtësi ka pasur një kala që sot ka vetëm disa rrënoja dhe asgjë më tepër, por edhe sot ky vend emërtohet “Qyteza e Kirit” ose “Kalaja e Kaurrit”. Emrin e këtij fshati e mban edhe lumi i cili buron nga shpatet e Bigës, Ndërkjores e Qafës së Bëshkasit dhe derdhet në Drin pranë Kalasë së Shkodrës. Me sa duket lumi ka marrë emrin e fshatit dhe jo fshati emrin e lumit, sepse në kohët e hershme ky lumë kishte emrin Clusala. Mbi këtë lum qëndron Ura e Mesit e ndërtuar gjatë sundimit osman. Sot, kanionet e këtij lumi në rrjedhën shkëmbore të tij,janë kthyer në një atraksion për turistët e natyrës,të plazheve lumore,të sporteve të ujit që vazhdojnë edhe në këto ditë të ngrohta shtatori. Lumi i Shales, eshtë një mrekulli e cila mundet te shijohet ne bukurit qe ka qe ne ku linde ne Theth e derisa derdher ne liqenin e Komanit. Të shikosh këtë oaz aty ku Shala përqafohet me Drinin, tashmë liqeni i Komanit. Ky lumë vitet e fundit është bërë pika më e frekuentuar në veriun e Shqipërisë. Vendi ku sot ka marrë një emer të jashtëzakonshme quhet edhe “Blini i Gurit t’Lekës”, sepse aty ka mbyllur vitet e fundit të jetës së tij, prijësi i Dukagjinit, Leka. Lugina e Shalës, që nga Thethi e deri aty ku bashkohet me liqenin ështe një zonë e virgjër lumore, e cila vetëm së fundmi është futur në guidat e agjencive turistike, po tërheq një vëmendje të veçantë, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron.
Alpet e Shqiperise Gus 1, 2014 | Alpet Shqiptare, Parku Kombetar ThethAlpet e Shqiperise Një nga territoret më atraktive dhe më magjepse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, janë Alpet Shqiptare. Një nga territoret më atraktive dhe më magjepse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, janë Alpet shqiptare. Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë madje edhe në botë. Alpet i përngjajnë një kupole me majën të lartë Jezerca 2694 m nga e cila dalin në formën e rrezeve vargjet malore me maja të mprehta dhe me shpate të thepisura. Nuk ka si të mos tërheqin vemendjen e vizitorëve format e shumta karstike, akullnajore, fluviale etj me një bukuri mistike ku natyra ka bërë kompromis me veten dhe me njeriun. Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj si dhe në liqenet akullnajore të tilla ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire. Male të tilla si Radohima, Maja Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkelzenit, etj shërbejnë si pika triangulacioni, duke ofruar një panoramë të ndryshme e cila tundon shpirtin aventuror të cdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre. Kësaj oferte natyrore tepër të pasur e cila mund të shfrytëzohet për qëllime turistike i shtohet edhe larmia e florës dhe faunës. Kater katet e bimësisë dhe kushtet edafike sa të ngjashme aq edhe të ndryshme në këtë hapësirë ka kushtëzuar edhe ekzistencën e një sërë bimësh dhe kafshësh endemike të cilat paraqesin jo vetëm interes me karakter studimor por gjithashtu e pasurojnë dekoracion turistik të saj. Monumentet e shumta natyrore si kanioni i Shoshaj, i Valbonës, i Cemit, shpella e Dragobisë, e majës së Arapit, shpella e Rrathëve, shpella e Akullit, shpella e Haxhisë, shpella e Njerzëve të Lagur, burimi i Shoshaj, Valbonës, Okolit, Shtrazës, Kirit, Koprishtit, Vuklit etj ujëvara e Thethit, Grunasit, etj si dhe biomunumentet e shumta si ahishta e Gurra e Hasan Gashit, rrobulli në liqenin Ponarëve, bredhishta e Rragamit, pisha Flamur e qafës së Pejës, Habitati i Salamandrës, rrapi i Toplanës janë një tregues shumë domethënës për pasuritë e mëdha natyrore të kësaj zone në funksion të turizmit. Kësaj i shtohet ekzistenca e zonave të mbrojtura si Parku kombëtar i Thethit, Parku kombëtar i Valbonës, të cilat janë një garanci për jetëgjatësinë e këtyre bukurive natyrore jo vetëm në të tashmen por edhe në të ardhmen. Një potencial tjetër i çmuar i Alpeve shqiptare është pasuria kulturore, mikëpritja dhe bujaria e madhe banorëve të zonës. Disa nga zonat më të njohura turistike të Alpeve janë Thethi, Razma, Valbona, Vermoshi,etj. Këtu duhet shtuar edhe lugina e Drinit me bukuri epike, ku një udhëtim me traget nga Fierza për në Koman do të linte impresione të paharrueshme edhe për vizitorët më indiferent.
Parku Ballkanik i Paqes Kor 4, 2014 | Alpet Shqiptare, Parku Kombetar ThethA Balkans Peace Park Project is working towards the creation of a park extending across the borders of Albania, Montenegro, and Kosovo and has taken a lead in recent years in encouraging sustainable and ecologically sensitive tourism in and around Theth (for example by funding the marking of footpaths). The Balkan Peace Project is an international charity that aims to connect the adjoining areas of Kosovo, Montenegro, and Albania which all lie on the single mountain range of Bjeshkët e Nemuna, the Accursed Mountains. The Balkan Peace Project works with the local population to revitalize the village life in the Shala Valley through promoting environmental and biodiversity conservation, stimulating local employment and supporting sustainable visitor activities including hiking, biking, climbing, and caving. Antonia Young, a British citizen and President of The BPPP and Walter Todd, an American citizen are two people to thank for this project. These two foreign nationals have taken an interest in the nature of the village, the culture, and the architectural values of the houses in Theth more than any ministers of Culture and Tourism of Albania since 1990. They have arranged for the children of Theth to learn English through summer schools that are organized every year in Theth. Through these projects, the residents are presented in domestic and global tourism. Antonia Young has visited Theth, spending the whole month of July there in 2005. There she visited every family to explain the tourist opportunities to them. There are many organized tourist guides and university students studying nature. Todd has been to Theth as representative of the Peace Park Project. In the first year, Theth Summer School has run some very important projects. With the support of foreign donors he has led and invested in the construction of the bridge over the Grunas canyon, and the wooden roof of Kolajve mill. Todd has led the project during his year in Theth and has visited all the families of the village, offering a big help to the workers and residents. Supporting the development of a truly international cross border peace park on the borders of Albania, Kosovo, and Montenegro GTZ hopes the Balkan Peace Park will act as a symbol of peace and cooperation, will promote environmental conservation, will stimulate sustainable development, will promote eco-tourism. Personal contacts over a period of more than 15 years have been set with individuals, civil society, NGOs and local authorities, government officials, international bodies. The fantastic nature and landscapes offer great potential for people who want to explore pristine and undiscovered regions. To raise the attractiveness of the village and the accessibility of the surrounding nature GTZ supports the identification and labeling of walking tracks and climbing routes. Just recently several walking tracks and trails were identified and partly marked. A new map covering the region of Theth and Kelmend (Tamara, Vermosh) gives information about 18 hiking tracks or trails (eight in Theth, eight in Kelmend and two cross-regional tracks). A new walking guide provides detailed information including GPS data. BPPP aim is the development of mountain tourism in the border triangle of Albania Kosovo and Montenegro based on the experience of the increase of mountain tourism in Theth. The project will develop the basic infrastructure of tourism in these three countries. The population in mountain areas is the poorest of the three countries. Mountain tourism destinations of the Bjeshkët e Namuna, The Accursed Mountains, offer great touristic potential. Pristine nature, massive mountains that reach up to 2692 m of altitude, biological diversity, the traditional living style of residents still represent a treasure box waiting to be opened and explored. Because of the lack in the infrastructure the promotion of specific countries as warm and cozy destinations has limited potential. The promotion of the entire region will attract more tourists. The objective of BPPP is to improve the conditions for the development of the border triangle between Albania, Kosovo, and Montenegro as a single tourist destination. This will result in an increased income for the local population and the prevention of rural depopulation. The product of the relationship between border areas will be a central cross-border road for excursions, which is being created jointly. There are only two official border crossing points in the project area: a border point in the mountainous area between Montenegro and Kosovo and another between Montenegro and Albania. An official route between neighboring villages in the three countries in many cases runs 5 to 10 hours by car. The project will guarantee several crossing points for hiking in addition to the existing official border crossing points. This will increase the opportunities for crossing the borders along the mountains. Historical routes are possible links between communities. An example of these historical routes is the track Pec-Milesevski-Plav-Gusinje-Vusanje-Theth-Ragram-Valbona-Cerem-Doberdol-Koznar-Peja. The track can be traversed in 10 days, which fits with the average travel time of an international tourist. Some sites offer the possibility to rest, exploiting the opportunity for cultural tourism. It is possible to shorten or extend the route. In total it is 130 km, but with a difference of 650 m in altitude. A high level of the physical condition of the excursionist is required. Todd Walters & Antonia Young Another objective of the project is the introduction of European standards in tourism SMEs, improving the quality of tourism SMEs in the area, thus increasing competitive capacity. This change will be realized putting together the minimum European standards accessible and feasible for local participating actors. For the inclusion of the best practices and the implementation of the standards established, voluntary training seminars will follow. Creating a security concept in the mountains is another objective of the project. Ensuring the safety of hiking at the base of medical care and opportunities for mountain rescue teams are currently at a very initial phase. Accidents due to insufficient safety and the lack of rescue teams could damage significantly the image of the park. The security criteria can be implemented by experienced medical assistants. Local medical staff specialized in hiking and mountain accidents initially must be supported by experts from other mountainous areas of Europe in facing emergencies. The BPPP aims to the promotion of the area as a tourist destination, creating a brand, and introducing it to the international market. Theth already has become a magnet for European tourists. GTZ is considering how to develop the Albanian mountain adventure, financing home repairs, and the construction of tourist infrastructure in Valbona, at the other side of the Alps, enabling tourists to travel across the Alps to the Adriatic sea or in Kukës and in Kosovo. But the goal seems more to contemplate the development of winter sports. The area can turn into a tourist destination for skiing and other sports, but such plans must wait for some other time due to their costs.