Turizem ne vendet nga ku vijne emigrantet Mar 12, 2016 | Blog rreth Alpeve ShqiptareTurizem ne vendet nga ku vijne emigrantet Patrick Goldstein – Samstag, 12. März 2016 Ky ishte titulli i artikullit te Gazetes gjermane Berliner Morgenpost te dates 11 mars 2016. Reportazhi shoqerohej me foton kryesore te Vilma Biba, nga Agjensia turistike Globus Travel, e veshur me kostumin popullor te vendlindjes. Ne qender te reportazhit ishin: Siria, afganistani, iraku, egjypti, pakistani, shqiperia, bosnja, pakistani dhe serbia, si vende. Nga ku vijne emigrantet ne Gjermani. Tek pjesa per Shqiperine: ITB (Panairi nderkombetar i turizmit) perben nje mundesi, qe krahas rajoneve te medha, me shume diell dhe mrekulli natyrore edhe per vendet e tjera me fonde te kufizuara te terheqin vemendjen me kualitetin e tyre. Ismail Beka lufton ne kete konkurence per Shqiperine. “Jo shume njerez e njohin Shqiperine si nje destinacion turistik” thote beka. “shume njohin historine tone dhe afersine me vendet e unionit europian”. Tashme duam qe keto njerez ti marrim si turiste ne vendin tone. Vitin e kaluar ishin 108.000 gjermane si vizitor, cka eshte 2 here me shume ne ne vitin 2007. Ne ITB deshirojme ta prezantojme Shqiperine si nje vend qe ofron nje mix midis turizmit te kultures dhe natyres” thote Beka. Deri tani tour operatoret sjellin turiste gjermane si eksplorues. Fotot e medha ne stenden ne sallen 2.1 padyshim pershkruajne padyshim shtegtimet piktoreske dhe presin miqte ne vendlindjen e Bekes. Ne punojme edhe me Shoqaten gjermane te Alpeve, thote ai. Operatoret turistik shqipar kerkojne te terheqin turiste edhe edhe vendet e tjera te botes. Vilma Biba perfaqeson Agjensine Globus Travel, ofron paketa turistike, qysh nga aeroplani deri udhetimi ne te gjithe Shqiperine. Nga mix i nacionaliteteve me USA Agjensia ka hapur filiale edhe ne New York dhe New Jersey. Kush e pyet Ismal Beken per emigrantet shqiptare ne Gjermani, ai shpreh trishtim. “Kjo vjen nga fakti kur njerzve nuk ju ofrohen alternativa” thote ai. “Shume nga ata qe shkojne ne Gjermani, tregon se nuk kane informacionin e duhur. Ata mendojne se me kualifikim te ulet mund te arrijne dicka atje”. VISIT – http://www.morgenpost.de
Mos e shisni Thethin për biskota se nuk do ta blini dot as me flori! Shk 23, 2016 | Blog rreth Alpeve Shqiptare“Mos e shisni Thethin për biskota se nuk do ta blini as me flori”. Ky është titulli i një shkrimi të publicistit Prelë Milani për Thethin turistik. Si stërnip i Thethit, fshat në njësinë Shalë, bashkia Shkodër ndjen keqardhje teksa sipas tij thethjanët po shesin fshehtas trojet e tyre tek të pasurit. “Kështu siç ka nisur, me përfundimin e rrugës, Thethi është shumë i rrezikuar nga këta peshkaqen të parasë, pra njerëzit e pasur dhe të fuqishëm. Kam parandjenjë se në një të nesërme të afërt Thethi rrezikohet ashtu siç ka edhe disa të tjerë që nga mendjelehtësia, nga ndonjë nevojë e vogël, nga ndonjë miqësi apo joshje politike bëjnë disa gjëra që nuk duhet t’i bëjnë. Publikisht nuk del kush për të thënë se kam shitur tokën por unë kam informacione të sigurta se janë shitur disa troje në Theth dhe vazhdojnë të shiten fshehtas”. Grabitqar të rafinuar të parasë dhe pushtetit e krokodil që depërtojnë për të shqyer gjithçka i quan publicisti Milani në shkrimin e tij ata që po blejnë fshehtas tokat në Theth ndaj sipas tij nuk mund të blejë kushdo sepse Thethi është park kombëtar. “Thethi është një pasuri kombëtare. Duke qenë se është park kombëtar ka specifikat e veta. Aty s’mund të ndërtojë kush të dojë, nuk mund të ndërtohet sipas qejfit, nuk të blejë dhe të shesë kush të dojë. Thethi duhet të ruhet nga ajo çfarë ka ndodhur në disa zona të tjera si Gjiri Lalzit, Riviera, Golemi, Qafë Llogaraja, Velipoja ku banorët e atyre viseve sot nuk dinë se ku e kanë ekzistencën sepse janë dyndur biznesmen, politikan nga e gjithë Shqipëria teksa kanë kryer ndërtimet e veta me para të pista. Thethi duhet të ruaj karakterin e vet. Kam informacione se banorët e Thethit kanë nisur të shesin tokat fshehtas ndaj unë mendoj se duhet që të krijohet një shoqatë për mbrojtjen e vlerave dhe ekosistemit të Thethit edhe nga vetë banorët atje. Banorët e Thethit të regjistruar me hipotekë mund të kenë vetëm tokën arë ndërsa livadhet, ograjet dhe pyjet janë të pahipotekuara dhe nesër mund të dalë dikush i fuqishëm dhe nepërmjet hipotekës i kalon në pronësinë e vet dhe tjetërsohen. Sot ka njerëz aq të fuqishëm në Shqipëri sa mund ta blejnë komplet Thethin por nëse nuk ruhet ashtu siç është i humb vlerat e veta. Në Theth nuk ka pse të bëhen hotele e restorante të mëdha sepse këto i kemi kudo në Shqipëri. Duhet të vazhdojë turizmi familjar ashtu siç ka qenë”. Ekonomia e dobët e banorëve të Thethit mund të jetë një arsye tregon Milani por sipas tij edhe kanuni thotë se “toka e babës nuk shitet për bukë”. Sipas publicistit Thethi është i rrezikuar nga të pasurit që i quan peshkaqen të parasë. “Ekonomia e dobët është një faktor për banorët e Thethit që shesin tokat por edhe në të kaluarën ishte një rregull kanunor që thoshte se toka e babës nuk shitet për bukë. Sot për bukë ka pak që vuajnë. Mund të jenë në kushte të vështira por nuk mund të shitet toka për çmim qesharak për biskota e çokollata e që nesër po atë tokë s’mund ta blesh as me flori. Njerëzit që kanë para mund të ofrojnë shuma që mund t’i joshin për momentin por nuk ia dinë vlerën atyre pasurive. Unë nuk dua të dal kundër rregullave të ekonomisë së tregut por përderisa është zonë turistike dhe me vlera të veçanta e tradita duhet të ruhet ashtu siç është, përndryshe do të bëhet një qendër urbane që s’do ketë të njëjtën vlerë”. Edhe mënyra si po ndërtohet me llamarina të kuqe e eternit po ia humb identitetin Thethit. “Ajo që më shqetëson mua është se ndërtesat po bëhen me eternit apo llamarinë të kuqe gjë e cila e dëmton imazhin e këtyre objekteve. Tradita e ndërtimeve ka qenë që mbulesat e çative të bëhen me dërrasë pishe. Nëse vetë banorët nuk kanë mundësi financiare që t’i vendosin sepse janë të kushtueshme atëherë duhet që të subvencionohen nga shteti. Çatitë duhet që të bëhen me dërrasë sepse Thethi përndryshe humb karakterin e vet autentik që ka trashëguar ndër shekuj”. Pritet që të shtrohet edhe asfalti që për publicistin Milani është pozitive por nga ana tjetër duhen masa për të shmangur ndotjen siç ka nisur gradualisht. “Me ardhjen e rrugës automobilistike që shpresoj të bëhët sa më shpejt do rritet edhe problematika. Natyrisht që fluksi i vizitorëve do të shtohet shumë dhe del problemi i mbetjeve nga të cilat qysh vitin e kaluar ka filluar të ketë probleme. Duke qenë se është një zonë e virgjër duhet patur parasysh që të mos ndodhi si në zonat e tjera ku ndotja është jashtëzakonisht e tmerrshme”. “Thethi duhet të mbesë Theth”-thotë publicisti Milani në mbyllje të shkrimit të tij, teksa shton se: “ju thethjan nuk duhet të flirtoni fshehtas me vipat e trafiqeve dhe të politikës në dëm të tjetërsimit të pasurive tuaja. Nëse e doni veten dhe Thethin as nipave të bijave tuaj as mos u shisni as mos u bëni hise në Theth!”-një thirrje dëshpëruese për Thethin që u trashëgua breza pas brezi i virgjër ndërsa sot po tentohet të gllabërohet. Nga Prelë Milani
Festohet “Dita e Bjeshkës” në Theth, synohet promovim i resurseve turistike Kor 2, 2015 | Blog rreth Alpeve ShqiptareEvenimenti i “Ditës së Bjeshkës” u zhvillua sot në Parkun Kombëtar të Thethit, me qëllimin promovimin e vlerave natyrore, klimaterike, turistike dhe kulturore të zonës. “Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM) synon zgjerimin e kësaj zone, duke nisur nga Vermoshi deri në Valbonë, që do të quhet Parku Kombëtar i Alpeve, duke përfshirë ndër të tjera edhe dy parqet kombëtare ekzistuese; Parkun Kombëtar të Thethit dhe atë të Luginës së Valbonës. Kështu, Parku Kombëtar i Alpeve do të ketë një sipërfaqe të propozuar prej 85 mijë ha dhe do të jetë më i madhi në vend”, deklaroi gjatë aktivitetit Zamir Dedej, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, AKZM. Parku Kombëtar i Thethit shtrihet në zemër të Alpeve, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Namuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha. Është një nga qendrat turistike më të rëndësishme të Veriut, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës. Bën pjesë në komunën e Shalës të zonës së Dukagjinit. Parku kufizohet nga të gjitha anët me maja të larta shkëmbore, të cilat bien thikë në luginë dhe formojnë pamje të papërsëritshme të tilla si: maja e Radohimës (2570 m), Arapit (2217 m), Paplukës (2569 m), Alisë (2471 m) etj. Poshtë në luginë, shtrihet fshati piktoresk i Thethit. Mes alpeve, shkëmbinjve historikë, gjelbërimit verbues dhe burimeve të kristalta, lugina e Thethit dallohet për klimën e ashpër në dimër dhe të freskët në verë. Një burim i mrekullueshëm në këtë zonë është dhe Ujëvara e Grunës, e shpallur monument natyre me vendim qeverie, në vitin 2002. Parku është i njohur për bimësinë e tij të pasur. Dallohet për pyje të harlisura dhe shumëllojshmëri bimësh, mes të cilave edhe ato medicinale. Vlerat ekologjike të tij lidhen me drurët e ahut (Fagus sylvatica), të cilët formojnë pyje shekullore. Më shumë se 25 lloj gjitarësh, zogjsh dhe zvarranikësh janë pjesë e faunës. Parku Kombëtar i Thethit, vizitohet çdo vit nga një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj. Krahas bukurisë, ekoturizmit, njohjes së biodiversitetit të larmishëm të këtij parku, turistët mund të shkojnë për alpinizëm, peshkim etj. Ky Park Kombëtar përshkohet nga lumi i Thethit i cili ka një prurje prej rreth 1000-1300 litra/sek dhe është i pasur me troftën e malit.
Bllokohet rruga automobilistike Bogë Theth Jan 2, 2015 | Blog rreth Alpeve ShqiptareTe dashur miq dhe dashamir te Thethit! Edhe kete vit duke filluar prej dates 27 Dhjetor rruga lidhese Boge – Theth u bllokua nga debora. Kjo ben te pamundur arritjen e fshatit turistik te Thethit nga turistet apo edhe nga vet banoret e asaj zone. Kete vite jane rreth 25 familje te Thethit qe kane zgjedhur te dimerojne ne zone. Kjo pa llogaritur shtepite e fshatrave te tjera rrethues si Okol, Nderlysa, Kaprre, Breglumi. Jo te pakte kane qene dashamiret e Thethit qe kane dashur te kalojne Krishtlindjet apo edhe nderrimin e vitit ne Theth por rreziku i bllokimit te rruges nga debora e ka bere qe ata te nderrojne destinacion. Aktualisht sasia e dobores arrin mbi nje meter ne Qafen e Thores, qe eshte edhe pika me e larte lidhese (1800m), dhe rreth 50 cm ne lugine. Per ata qe duan te arrijne Thethin gjithsesi ka nje mundesi te vetme, qe eshte ajo nepermjet Dukagjinit, ne rrugen Prekal, Kire, Shosh dhe Shale dhe pastaj ne Theth. Kjo rruge eshte shume e veshtire dhe ka rreth 90 km pa asfalt dhe me rruge jo te mire. Aktualisht edhe kjo rruge ka mbi 40-50 cm bore por pritet lirimi i saj nga Komuna. Ne momentin e pare qe te hapet rruga ne do ju njoftojme. Per cdo informacion tjeter mos hezitoni te na kontaktoni. Mireseerdhe Dimer, e mirupafshim Pranvere!
Historia e mikpritjes në Theth Dhj 16, 2014 | Blog rreth Alpeve ShqiptareHistoria e Thethit si pike turistike fillon qe ne vitin e larget 1890 me grupet e ndryshme te organizuara nga prifterijte Franceskane qe vizitonin Thethin ne brendesi te misionit te tyre baritor. Qe prej vizitave te para ne Theth te gjithe ata qe vinin dhe vizitonin Thethin mahniteshin me bukurite e pashoqe qe iu shfaqeshin para syve sapo shikonin Thethin. Nga viti ne vit fjala mori dhene dhe vizitoret u shtuan. Ne vitin 1905 Edit’h Durham e portretizon si fshatin me te bukur qe kishte pare deri ate moment. Kjo prej bukurive natyrore qe kishte Thethi dhe fisnikerise se banoreve qe e priten dhe e percollen deri ne Vuthaj te Malit te Zi ne largimin e saj. Rreth vitit 1905 pra nisen vizitoret e pare te vinin ne Theth si turista aventurier te cilet akomodoheshin prane Kishes se fshatit. Vit pas viti turistet shtoheshin, dhe keta vinin kryesisht nga Qyteti i Shkodres, te cileve ju sygjerohej te vinin ne Theth nga mjeket specialist si kure per shendetin e tyre. Ne kete menyre nisi te zhvidhohet turizmi ne Theth, ku shume familje te zones ndertuan miqesi familjare me familje nga qyteti i Shkodres, kryesisht nga familje te lagjeve Gjeçaj dhe Okol, ku disa familje qe kishin dhoma te lira ne ate kohe e lironin gjate veres per miqte nga qyteti. Shtepite e para qe kane pritur mysafire nga Shkodra kane qene familja e Vat Nikes dhe Dede Ndrethit ne Gjeçaj dhe e Sadri Lukes ne Okol. Kjo marredhenie u nderpre me vendosjen e regjimit Komunist qe nuk e lejoi me organizimin e lire te turizmit. Gjate viteve te komunizmit turizmi organizohej nga vet shteti dhe per kete ne Theth u ndertua nje shtepi pushimi qe i sherbente familjeve puntore qe vinin ne Theth te organizuara nga shteti Komunist. Gjate kesaj kohe banoret e Thethit punonin ne bujqesi dhe ata qe punonin ne turizem perzgjedheshin nga shteti dhe per kete duhet te kishin ‘biografi’ te mire. Pas viteve 1990 ish kampi i puntorve u mbyll dhe turistet u larguan fare nga Thethi. Shenjat e para te rikthimit te turizmit ne Theth ishin ne vitin 1996 ku pati nje nxitje te turizmit nga nje shoqate Holandeze. Ky rifillim u shkeput perseri nga revulucioni i 1997 ku Shqiperia u mbulua nga lufta civile dhe kjo situate vazhdoj deri ne vitin 2001, kur Antonia Young ndertoi nje projekt te quajtur Balkan Peace Park ku lidheshin Thethi, Valbona, Plave e Guci deri ne Rugove dhe me kete rast nisi rikthimi i turisteve perseri. Rreth vitit 2005 Zyra per Kooperim e Zhvillim e Qeverise Gjermane (GIZ) implementoi nje projekt per te mbeshtetur rregullimin e disa shtepive te fshatit per t’u pershtatur si shtepi pritese per turista, bujtina, per te pritur turistet e pare dhe ne kete menyre nisi nje rruge e bukur dhe e gjate per permiresimin e kushteve ne Theth dhe pershtatjen e tij si nje fshat turistik. Nga viti 2005 e ne vazhdim ka nisur ristrukturimi i shtepive pritese ne Theth dhe deri me sot, ne nje hark kohore prej rreth dhjete vitesh, ka patur nje ndryshim rrenjesore. Ne kete menyre sot ne Theth ka me shum se 400 shtreter kapacitet akomodues ne nje nate ne te tre zonat ku akomodohen turistet, ne Kaprre, ne Nderlyse dhe ne Theth ku mbetet destinacioni me i preferuar. Sot ne Theth ka me shum se 20 shtepi qe presin turiste, shumica te perqendruara kryesisht ne qender te fshatit. Ne Theth nuk ka hotel me kushtet te standartit te larte por vetem bujtina me kapacitet maksimal 5 deri ne 10 dhoma. Secila prejt tyre investon vit pas viti ne permiresimin e kushte duke rritur keshtu standartin e tyre pak e nga pak.
Thethi eshte tashme i arritshem edhe me makina te vogla! Gus 9, 2014 | Blog rreth Alpeve ShqiptareDuke filluar nga dita e Hene, 5 gusht 2014, rruga eshte bere e kalueshme edhe per makina te vogla “normale”, rruga qe deri tani ka qene e pamundur per ta kaluar pa nje fuoristrade 4×4. Keto punime jane bere te mundura fale rikonstruktimeve nga Fondi Shqiptare i Zhvillimit ne gjithe segmentin nga ku fillon rruga e paasfaltuar, ne Boge, per 22 km deri ne fshatin e Thethit pjese e Parkut Kombetare. Aktualisht, rruga prej 72 km, nga Shkodra eshte ne rikonstruksion, per pak dite do te jete e shtruar me asfalt ne 12 km nga Boga ne Qate te Thores dhe 10 km e fundit do vazhdojne te mbeten pa asfalt. Keto dhjete kilometra u mbushen dhe sistemua per te garantuar aksesin edhe te makinave te vogla normale. Deri tani ju mund te arrinit ne Theth vetem me fuoristrade apo nepermjet furgonave te linjave te perditsheme. Nga tani e deri sa shirat e vjeshtes ta demtojne, aksesi do te jete i mundur me çdo mjet. Ky perben nje lajm te mire per shume njerez dhe turiste qe duan te vizitojne Thethin gjate kesaj vere.