Mos e shisni Thethin për biskota se nuk do ta blini dot as me flori!

Shk 23, 2016 | Blog rreth Alpeve Shqiptare

“Mos e shisni Thethin për biskota se nuk do ta blini as me flori”. Ky është titulli i një shkrimi të publicistit Prelë Milani për Thethin turistik. Si stërnip i Thethit, fshat në njësinë Shalë, bashkia Shkodër ndjen keqardhje teksa sipas tij thethjanët po shesin fshehtas trojet e tyre tek të pasurit.

“Kështu siç ka nisur, me përfundimin e rrugës, Thethi është shumë i rrezikuar nga këta peshkaqen të parasë, pra njerëzit e pasur dhe të fuqishëm. Kam parandjenjë se në një të nesërme të afërt Thethi rrezikohet ashtu siç ka edhe disa të tjerë që nga mendjelehtësia, nga ndonjë nevojë e vogël, nga ndonjë miqësi apo joshje politike bëjnë disa gjëra që nuk duhet t’i bëjnë. Publikisht nuk del kush për të thënë se kam shitur tokën por unë kam informacione të sigurta se janë shitur disa troje në Theth dhe vazhdojnë të shiten fshehtas”.

Grabitqar të rafinuar të parasë dhe pushtetit e krokodil që depërtojnë për të shqyer gjithçka i quan publicisti Milani në shkrimin e tij ata që po blejnë fshehtas tokat në Theth ndaj sipas tij nuk mund të blejë kushdo sepse Thethi është park kombëtar. “Thethi është një pasuri kombëtare. Duke qenë se është park kombëtar ka specifikat e veta.

Aty s’mund të ndërtojë kush të dojë, nuk mund të ndërtohet sipas qejfit, nuk të blejë dhe të shesë kush të dojë. Thethi duhet të ruhet nga ajo çfarë ka ndodhur në disa zona të tjera si Gjiri Lalzit, Riviera, Golemi, Qafë Llogaraja, Velipoja ku banorët e atyre viseve sot nuk dinë se ku e kanë ekzistencën sepse janë dyndur biznesmen, politikan nga e gjithë Shqipëria teksa kanë kryer ndërtimet e veta me para të pista. Thethi duhet të ruaj karakterin e vet.

Kam informacione se banorët e Thethit kanë nisur të shesin tokat fshehtas ndaj unë mendoj se duhet që të krijohet një shoqatë për mbrojtjen e vlerave dhe ekosistemit të Thethit edhe nga vetë banorët atje.

Banorët e Thethit të regjistruar me hipotekë mund të kenë vetëm tokën arë ndërsa livadhet, ograjet dhe pyjet janë të pahipotekuara dhe nesër mund të dalë dikush i fuqishëm dhe nepërmjet hipotekës i kalon në pronësinë e vet dhe tjetërsohen. Sot ka njerëz aq të fuqishëm në Shqipëri sa mund ta blejnë komplet Thethin por nëse nuk ruhet ashtu siç është i humb vlerat e veta.

Në Theth nuk ka pse të bëhen hotele e restorante të mëdha sepse këto i kemi kudo në Shqipëri. Duhet të vazhdojë turizmi familjar ashtu siç ka qenë”. Ekonomia e dobët e banorëve të Thethit mund të jetë një arsye tregon Milani por sipas tij edhe kanuni thotë se “toka e babës nuk shitet për bukë”.  Sipas publicistit Thethi është i rrezikuar nga të pasurit që i quan peshkaqen të parasë. “Ekonomia e dobët është një faktor për banorët e Thethit që shesin tokat por edhe në të kaluarën ishte një rregull kanunor që thoshte se toka e babës nuk shitet për bukë. Sot për bukë ka pak që vuajnë. Mund të jenë në kushte të vështira por nuk mund të shitet toka për çmim qesharak për biskota e çokollata e që nesër po atë tokë s’mund ta blesh as me flori.

Njerëzit që kanë para mund të ofrojnë shuma që mund t’i joshin për momentin por nuk ia dinë vlerën atyre pasurive. Unë nuk dua të dal kundër rregullave të ekonomisë së tregut por përderisa është zonë turistike dhe me vlera të veçanta e tradita duhet të ruhet ashtu siç është, përndryshe do të bëhet një qendër urbane që s’do ketë të njëjtën vlerë”. Edhe mënyra si po ndërtohet me llamarina të kuqe e eternit po ia humb identitetin Thethit. “Ajo që më shqetëson mua është se ndërtesat po bëhen me eternit apo llamarinë të kuqe gjë e cila e dëmton imazhin e këtyre objekteve. Tradita e ndërtimeve ka qenë që mbulesat e çative të bëhen me dërrasë pishe. Nëse vetë banorët nuk kanë mundësi financiare që t’i vendosin sepse janë të kushtueshme atëherë duhet që të subvencionohen nga shteti. Çatitë duhet që të bëhen me dërrasë sepse Thethi përndryshe humb karakterin e vet autentik që ka trashëguar ndër shekuj”.

Pritet që të shtrohet edhe asfalti që për publicistin Milani është pozitive por nga ana tjetër duhen masa për të shmangur ndotjen siç ka nisur gradualisht. “Me ardhjen e rrugës automobilistike që shpresoj të bëhët sa më shpejt do rritet edhe problematika. Natyrisht që fluksi i vizitorëve do të shtohet shumë dhe del problemi i mbetjeve nga të cilat qysh vitin e kaluar ka filluar të ketë probleme.

Duke qenë se është një zonë e virgjër duhet patur parasysh që të mos ndodhi si në zonat e tjera ku ndotja është jashtëzakonisht e tmerrshme”. “Thethi duhet të mbesë Theth”-thotë publicisti Milani në mbyllje të shkrimit të tij, teksa shton se: “ju thethjan nuk duhet të flirtoni fshehtas me vipat e trafiqeve dhe të politikës në dëm të tjetërsimit të pasurive tuaja. Nëse e doni veten dhe Thethin as nipave të bijave tuaj as mos u shisni as mos u bëni hise në Theth!”-një thirrje dëshpëruese për Thethin që u trashëgua breza pas brezi i virgjër ndërsa sot po tentohet të gllabërohet.

 

Nga Prelë Milani

NUSJA ME KËPUCE DHE ÇORAPE TE GRISURA

E shumë dëshiruar, e shumë pritur, e shumë lenë pas dore më në fund sikur u zgjidh fati i lidhur nyje i rrugës së Thethit e cila u trumbetua si një mrekulli alpine me prita, mbuloje ati ortiqe, me vepra arti plot dekoracione panoramike të blerta të ndryshme nga...

Bora vazhdon të mbaj Thethin e bllokuar

Për shkak të një dimri të gjatë dhe të ashpër lugina e bukur e Thethit,  vazhdon e bllokuar nga dëbora që prej muajit Dhjetor e deri më tani në muajin Maj. Aktualisht rruga kryesore që kalon në Qafë Thore, në lartësinë 1750 m lartësi, është e bllokuar në 7- 8 km të...

Porta lindore drejt Alpeve Shqiptare

Pas një udhëtimi mbresëlënës për rreth 2.5 ore përgjatë liqenit te Komanit, një udhetim me traget që niset nga Komani e përfundon në Fierze, mundësitë që të ofrohen dhe destinacionet që mund të arrish janë të shumta dhe joshëse. Lidhjet automobilistike të cojnë në...

Thethi, dashuria e përjetshme e turistëve

Gazetari dhe shkrimtari Italian, Indro Montanelli në librin “Shqipëria një dhe njëmijë” shkruan “O shtegtar që shkon në Shkodër, mos u ndal aty, por vijo më përpjetë dhe vetëm atëherë do ta kuptosh se çfarë është Shkodra” Të ngjitesh në majat më të bukura të Thethit...

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist!

Lumi i Shalës, destinacioni që po tërheq qindra turist! Lumi i Shalës buron në Thethin e bukur të Alpeve Shqiptare, dhe vazhdon neper luginen e Shales, ku mbledh te gjitha burimet e fshatrave te Shales dhe Shoshit. Gjatë ketij lumi është një nga luginat më të bukura...

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise

Lumenj qe burojne ne Alpet e Shqiperise Në alpet e Shqipërisë burojnë lumnjët me te bukur në Ballkn, lumenjë që furnizohen nga debora e cila bie gjatë dimrit, debore e cila nuk shterron asnjeher. Lumi i Valbones i cili buron ne Rrogam eshte njeri nga lumjet me te...

The trend of tourism growth in the Albanian Alps

Some current trends in tourism in the Albanian Alps The Alps are now one of Europe’s main tourist attractions for major industrial centers. Tourism has, for some areas, represented a fundamental economic activity that can prevent the complete depopulation of the...

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h.

Bllokimi i rruges per ne Theth nga ora 10.00 – 16.00h. ​Important information – notice about the transfers to/from Thethi Rruga e Thethit eshte ndertuar ne vitin 1936 dhe njihet si rruga e pare rurale e hapur nga shteti i asaj kohe, per qellime kryesisht turistike....

Hiking Beyond Borders in the Balkans – The New York Times

Hiking Beyond Borders in the Balkans From The New York Times The seasons were changing fast, and the warmth I’d taken for granted had vanished as night mustered in the hills. I gathered the blanket around my neck and listened to the dogs barking below. It was now long...

Thethi shpallet Qendër Historike e Mbrojtur

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me IMK-në dhe institucionet e tjera pas një pune të gjatë për vlerësimin e pasurive kulturore dhe qendrave të rëndësishme të trashëgimisë në të gjithë Shqipërinë, ka vendosur që në bazë të kritereve të përmbushura ti japë Thethit...
Read other blogs
Tours in Albanian Alps
Accommodation
in Albanian Alps