Qafa e Valbonës

Qafa e Valbonës

Qafa e Valbonës

Nje nga atraksionet me kryesore te Valbones ngelet lidhja e saj me luginen e Thethit permes qafes me te njejtin emer, Qafa e Valbones.  Nje shteg epik per krejt Alpet Shqiptare i kerkuar dhe pershkuar nga shume udhetare shqipetar e te huaj cdo sezon.

Kalimi Valbonë – Theth

Thethi TrailNje nga atraksionet me kryesore te Valbones ngelet lidhja e saj me luginen e Thethit permes qafes me te njejtin emer, Qafa e Valbones.  Nje shteg epik per krejt Alpet Shqiptare i kerkuar dhe pershkuar nga shume udhetare shqipetar e te huaj cdo sezon.

Qafa malore qe lidh Thethin me Valbonë e merr emrin nga kjo e fundit, Qafa e Valbonës e vendosur në një lartësi 1759 mt, mbi nivelin e detit e rrethuar nga maja të tjera me të larta si maja e Alisë, maja e Hekurave etj.

Shtegu i kalimit këmbesor fillon egzaktesisht në lagjen Gjelaj, në fshatin Rragam i Shalës, në pjesen e siperme të lugines së Valbonës dhe konsiston ne 9.5 km shteg nga kjo pikë e deri ne Gjelaj e Thethit (fundi shtegut te shenuar me viza bardh e kuq).

Kalimi i Qafës mund të bëhet nga të dyja krahet, Valbonë – Theth apo Theth – Valbonë. Ajo që duhet thenë ështe se nëse e filloni ecjen nga Valbona ky itinerare ështe më i lehtë për tu pershkruar. Kjo pasi ka një disnivel më të vogel për të pershkuar (rreth 630 mt) nderkohe qe disniveli nese fillohet nga Thethi eshte rreth 850 mt nga Thethi në qafë.

Ecja drejt Qafes se Valbones mund te filloje nga bujtina në luginë apo nga fillimi i shtegut në Gjelaj të Valbones ose Gjelaj të Thethit. Për të kursyer kohë mund të sigurohet një transferte lokale nga bujtina deri në fillimin e shtegut të shënuar.

Qafa e Valbones mund te arrihet në 2.5 – 3 orë, bashke me ndalesat, nga cilido krah që ta nisesh ecjen tënde.

Në total ky shteg merr 6-7 ore ecje në total.

Niveli i veshtiresise: Moderate

Burimi i Valbones

Gjate ngjitjes së shtegut për në Qafën e Valbonës, pas rreth një ore ngjitje e nje niveli të moderuar veshtiresie, do te arrijme vend-ndalesën e pare të pushimit, prane Simoni Kafe, ku gjendet dhe burimi kryesorë i lumit të Valbonës. Ky burim gjendet ne lartesine 1528 mt, nuk shterron asnjehere, dimer as verë, ku furnizon edhe Ujvarën e Valbonës, në Rragam vetem pak metra me poshte në nivel.

Ky burim sherben si vend pushimi për ecjen tuaj malore që e bejne kalimin e Qafës së Valbonës dhe për të rimbushur ujë gjithashtu. Edhe nga krahu tjeter i Parkut Kombetar te Thethit gjendet një burim tjeter qe sherben gjithashtu si vend-pushimi dhe rimbushje e ujit. Kjo lehteson peshen dhe sasine e ujit qe çdo person duhet të ketë me vete gjatë kësaj ecjeje malore.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Liqeni Xhemes ne Luginen e Valbones

Liqeni Xhemës në Luginën e Valbonës

Xhema’s Lake is a natural lake placed within Valbona National Park

Liqeni Xhemes eshte nje liqen natyrore i vendosur ne hyrje te zones se banuar te fshatit Valbone, pjese e Parkut Kombetar te Valbones. Ky eshte nje atraksion i arritshem nga cdo grupmoshe, i shkalles se veshtiresise “i lehte”, i pershtatshem per nje ecje me familjen apo per nje shetitje pasditjeje – para darke.

Ne hyrje te lugines, buze rruges nacionale te asfaltuar, ju gjeni tabelen orientuese dhe mund te ndiqni shtegun ne menyre autonome edhe pa ndihmen e nje guide. Shtegu kalon permes pyllit te gjelberuar ne pranvere apo atij te kuqerremte, te arte ne vjeshte.

Liqeni furnizohet nga nje burim i tij nga toka dhe ka nje ngjyre blu te magjishme ne pranvere. Ne periudhen e gushtit ai thahet dhe e humbet magjine e tij duke u kthyer pak a shume ne nje mocal. Gjithesesi, ecja deri ne kete destinacion ne zbulimin e natyres ne pergjithesi ja vlen ne cdo stine.

I arritshem nga cdo bujtine e zones ne harkun kohore prej 15-45 min maksimumi nga bujtina me e larget.

Contact us

Would you like to visit this destination?

We will find the perfect tour or create a custom tour so you can visit and enjoy this destination and more.

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Burimi i Valbones – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbones – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbones – Ujvara e Rragamit

Burimi i Valbones, eshte nje burim natyrore qe krijon njekohesisht edhe nje ujvare terheqese (Ujvara e Rragamit), qe gjendet ne afersi te fshatit Rragam i Shales, ne krye te lugines se Valbones, ne te njejtin drejtim pak a shume me ate te shtegut drejt Thethit.

Burimi i Valbones, eshte nje burim natyrore qe krijon njekohesisht edhe nje ujvare terheqese (Ujvara e Rragamit), qe gjendet ne afersi te fshatit Rragam i Shales, ne krye te lugines se Valbones, ne te njejtin drejtim pak a shume me ate te shtegut drejt Thethit.

Nga ky burim e deri ne derdhjen e tij ne liqenin e Fierzes Lumi i Valbones ka nje gjatesi rreth 50 km, duke u fshehur pergjate lugines se Valbones ne zonen e banuar, e duke u rishfaqur serisht ne lartesine e fshatit Dragobi; duke formuar kanionin atraktiv te Shoshanit e duke u zgjeruar e qetesuar ne zonen e Bujanit, ku bashkohet me Drinin e sebashku furnizojne liqenin artificial te Fierzes.

Burimi i Lumit te Valbones eshte nje tjeter mrekulli e natyres alpine qe duhet vizituar nese shkoni ne Valbone. Shtegu per tek ‘Burimi’ dhe njekohesisht Ujvara e Rragamit fillon pikerisht nga kjo zone, nga fshati Rragam dhe nga ketu ecja e shkalles se lehte/mesme konsiston ne 50-60 min ecje ne nje drejtim, permes pyllit te ahut dhe kalimit te nje disniveli deri ne 200 mt maksimalisht.

Nga bujtinat ne lugine e deri ne Rragam rruga kalon permes gjithe lugines se Valbones, permes shtratit te bardhe te lumit te fshehur ne zonen e Llomit e deri ne Rragam. Rruge e cila mund te behet me kembe ose me automjetet lokale sipas deshires personale te gjithesecilit dhe fitnesit per te perballuar ecjen.

Ne zonen e fshatit Rragam gjenden disa bujtina apo ‘bar’ ne streha te ndertuara krejtesisht prej druri ku mund te shijoni nje kafe apo pije freskuese, se dhe te shikoni nga afer se si banoret kryejne aktivitet e tyre te fshatit sikur koha aty ka ndaluar.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com

Mulliri i vjeter ne Luginen e Valbones

Mulliri i vjeter ne Luginen e Valbones

Mulliri i vjetër në Luginën e Valbonës

I vendosur ne hyrje te lugines, mbi lumin e Valbones, ky mulli ja vlen te vizitohet qofte edhe vetem per bukurite natyrore mahnitese qe e rrethojne dhe panoramen rreth tij. Nje atraksion i pershtatshem per cdo lloj grupmoshe, i arritshem me nje ecje te lehte nga cdo bujtine apo edhe thjesht duke ndaluar nderkohe qe mberrini ne lugine. 

I ndertuar para mese 100 vjetesh, Mulliri i Vjeter i Valbones, me arkitekturen e tij te vecante tipike te zones gjendet pergjate lumit te Valbones, ne hyrje te lugines. Ky atraksion eshte edhe takimi i fundit me lumin e Valbones pasi lumi fshihet pergjate lugines per rreth 25 km, duke u shfaqur serisht pikerisht ne kete lartesi te Mullirit Vjeter, para se te vazhdoje me poshte pergjate fshatit te Dragobise e duke formuar Kanionin e Shoshanit tutje me poshte.

Ky mulli ja vlen ta vizitosh per faktin e thjeshte se rrethohet nga bukuri magjepsese dhe panoramike pasi fatkeqesisht, e ka humbur funksionalitetin e tij ne ditet e sotme. Perreth Alpeve Shqiptare, cdo lugine e fshat ka mullinjt e tij, cdo lagje ka mullirin e saj per te cilin kujdesen te gjithe sebashku.

Ky lloj mulliri eshte perdorur per bluarjen e misrin e perftimin e miellit misrit, por me hapjen pas demokracise dhe tregtine e lire keta mullinj nuk perdoren me per shkak qe mund te sigurohen lehtesisht ne treg mielli i misrit dhe i grurit.

Contact us

Would you like to visit this destination?

We will find the perfect tour or create a custom tour so you can visit and enjoy this destination and more.

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com