Liqenet akullnajore të qafës së Pejës Kor 3, 2014 | Destinacione, Destinacione Natyrore, Destinacione ne Theth Liqenet akullnajore në qafë të Pejes Për të vizituar liqenin e qafës së Pejës dhe gropën e bukur duhet të nisesh herët dhe të përshkosh një rrugë këmbësore që të shfaq bukuri të pakrahasueshme. Kur kalon lagjen më të fundit të Thethit, Okolin shikon në krahun e majtë majën e Radohimes dhe në të djathtë Majen e Alis dhe shpellën e Pejës. Pasi ke kaluar shpellën ngjitesh në qafe dhe shikon një panoramë përrallore. Në të djathtë është gropa e bukur dhe në të majtë është liqeni i qafës së Pejës. Gjatë kësaj dite që do të ngjiteni në majën e Harapi, në lartësinë 2217 metër mbi nivelin e detit dhe do keni mundësi të shikoni të gjitha majat me të bukura të Ballkanit Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Eksplorimi i shpellave Kor 3, 2014 | Destinacione, Destinacione Natyrore, Destinacione ne Theth Eksplorimi i shpellave Thethi has other natural monuments such as caves. The speleologist can see some small caves of extraordinary beauty in Theth such as: Cuckoo Cave, Cave of Shakujve Valley, the “Red” Cave, the Cave in between the stones in the Thethi field “over Ulaj”, Pepes Cave in Okol and Water hole in the neck of Pejë. The Water hole in the neck of Pejë at times of rains issues water, which is supplied by underground glacier lakes: the lakes of Jezerca and Vuthaj. But those that have attracted the attention of many specialists, climbers, speleologist, geographers and geologists, are the enormous caves of Harapi over the Okol and the Cave of Circles over Ulaj. The large size and the interesting phenomena of these caves like underground lakes, siphons, stalactites galleries and stalagmites etc.., in centuries have been the cause of creating legends by residents. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Ujevara e Gjeçajve Kor 3, 2014 | Destinacione, Destinacione Natyrore, Destinacione ne Theth Ujevara e Gjeçajve Thethi me ujvara dhe bukuri mahnites si në asnjë vende tjeter ! Thethi është fshati që ka më shum ujra dhe ujvara në Shqiperi sepse ngado që të ecesh nëper Theth do te gjeni nje burim uji. Në Theth janë më shum se 80 burime uji, që nuk shterron asnjeher. Gjate rrugës tuaj për në qender të fshatit, perveç bukurive mahnites qe do te shikoni, kuroren me majat e maleve, do te takoni edhe ujvaren e Gjeçajve e cila eshte sapo keni kaluar lagjen Gjeçaj rreth 3o meter, sipër rrugës nacionale, që të çon për në qendër, e cila është mjaft e bukur dhe e veçantë, rreth 25 metër e lartë. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Kanioni i Grunasit Theth Kor 3, 2014 | Destinacione, Destinacione Natyrore, Destinacione ne Theth Kanioni i Grunasit Në pjesën jugore të parkut te Thethit është Kanioni i Grunasit i njohur si monument natyre. Kanioni i Grunasit ka formacione karbonike masive. Kanioni është rreth 2 km i gjatë dhe 60 metra i thellë, dhe varion nga 2-3 metra i gjerë deri në 30-40 m. Ka një bukuri të pakrahasueshme ku gjatë gjithë kohës ka ujë të mjaftueshëm për të apasionuarit e lundrimit me kanoe. Uji i lumit të Thethit është i kristaltë në cdo kohë dhe mjaft i ftohtë. Nuk këshillohet të vizitohet kanioni i pashoqeruar nga banore të zonës dhe vizita është e këshillueshme të bëhet në grupe. Kanioni i Grunasit ka qënë dhe është një sfidë për të gjithë turistet e huaj dhe ata shqiptarë të apasionuar pas kanioneve. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Kisha e Thethit Kor 3, 2014 | Destinacione, Destinacione Kulturore, Destinacione ne Theth Kisha e Thethit Kisha e Thethit e ndertuar në vitin 1892, në po të njetin vende dhe e njëta kishe që eshte sot. Kisha është kushtuar me emerin, “Kisha e te Ngjiturit te Zojes në qiell”, fest qe e feston Thethi me bijat (vajzat e martuara te cilat kthehshin, ne daten 15 Gusht tek prinderit me rastin e zbritjes nga bjeshka shendosh e mire). Ne vitin 1917 u hape shkolla e pare Shqipe nga At’ Shtjefen Gjeçovi. Një kishë e veçantë dhe e bukur që është ndërtuar në vitin 1892 në po atë vend dhe po ato themele që është edhe sot e kësaj dite. Në periudhën e ndërtimit ngjitur me murin lindor të saj, ka qenë edhe shtëpia ku banonte famullitari i kishës. Duke qenë se banorët e Thethit që nga krijimi i tij kanë qenë katolike, një nga ndërtimet e para ka qënë kisha. Një nga famullitaret më legjendarë jo vetëm për Thethin dhe kishën Katolike, por për të gjithë kulturën shqiptare ka qënë At’ Shtjefen Gjeçovi. Gjeçovi në vitin 1917 hapi shkollën dhe ju mësoi fëmijëve shkrimin dhe k’nim (leximin) e “Gjuhës Shqipe”. Këtë traditë ndoqën edhe priftërinjtë e tjerë të kësaj kishe. Si periudhë hapjeje e kesaj shkolle, nga shteti ne fuqi i asaj periudhe, njihet hapja qe i eshte bere nga At’Marjan Prela ne vitin 1921. Ministri i arsimit të asaj kohe, Ahmet Zogu, nëpërmjet një urdhëri të brendshëm ka levruar një fond prej 100 frangash ari për arsimimin e fëmijëve të Thethit. Po në këtë Kishe, por për një kohë më të shkurtër ka sherbyer edhe At’ Daniel Gjeçaj, i cili pas instalimit të rregjimit antifetar komunist u detyrua te braktisë Shqipërinë dhe t’i shërbente asaj nga Italia. At’ Danieli gjatë viteve të Komunizmit mbajti kontakte me të gjithë emigrantët shqiptarë në mërgim. Një nga bashkëpunëtorët e tij ka qenë edhe shkrimtari i madh Martin Camaj, i cili për çdo shkrim përpara se t’a botonte konsultohej me At’ Danielin. Falë bijeve të Thethit me banim në SHBA, kisha sot është rikonstruktuar dhe rikthyer në shërbim te fshatit pasi gjatë rregjimit Komunist ishte dëmtuar duke u bërë qendër shëndetësore dhe shtëpi lindjeje. Kisha e Thethit në komunizem! Në vitin 1967 Kisha e Thethit u mbyll perfundimisht, duke i shkateruar kupanielin e kishes ku ishte i vendsur kryqi dhe kambana, e cila ishte autentike dhe e shkrire per kishen e Thethit. Gjatë shkaterrimit është rrezuar kembana dhe eshte thyer, duke dalë jashtë perdorimit. Gjatë diktaturës kisha u mbyll, duke i ndryshuar destinacionin dhe duke e përdorur si qender shendetsore në shërbim të banorve. Pas viteve ’90 për rindërtimin e saj financuan banorët e Thethit të emigruar në Shetet e Bashkuara të Amerikës. Ndertesa e kishës ka marrë formën e dikurshme, ngrihet mbi luginë dhe rrezaton fuqinë e dashurisë së Zotit për jetën dhe njerzit e tijë. Ndërtimi i përshtatet karakterit të arkitekturës së alpeve. Ndërtesa është e tipit kullë që mbështetet në një kolonë masive ku kulmon kryqi që të fton drjet tij kudo që të jesh në fshat. Pjesa e pasme e kishës vjen në formë gjysëm rrethore, mbuluar po nga një çati rrethore që hyn butë në mënyrë harmonike tek mbulesa e madhe e ndërtesës kryesore. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com
Muzeu Etnografik Kor 2, 2014 | Destinacione, Destinacione Kulturore, Destinacione ne Theth Muzeu Etnografik Muzeu Etnografik i Thethit (shtepia e Lulash Boshit) Në luginën e Thethit të bien në sy banesat e ndërtuara me gurë, të forta e të larta, që dallohen për karakterin e lartë mbrojtës. Një nga kullat më të vecanta është kulla e Lulash Keq Boshit, e cila është e ndërtuar në majë të një shkëmbi të thepisur 9 metër te lartë e cila është e lidhur me shkëmbin në mënyre organike dhe funksionale. Kulla ështëe e vendosur afër tokës së bukës me një ndërtim të ulët që është ambient ndihmës për drithin. Kulla është gjysëm kati me shtrirje horizontale, me një sipërfaqe 87 m². Në fasadën e Veri Perëndimit kalohet në katin përdhes ku strehohen bagëtia. Në ambientin e katit të parë është dyshemeja e poshtme ku futesh në banesë nëpërmjet disa shkallëve prej guri. Në jug-perëndim të dhomës ndodhet frangjia e realizuar mire nga ana funksionale dhe arkitektonike. Frangjia është një ndërtim solid punuar me gurë të gdhendur e dalë jashtë nga muret e kullës. Krahas dyshemesë së poshtme ku është vatra që jeton familja ndodhet edhe dhoma e miqve e cila është më e ngritur nga dyshemeja ku banon familja. Element i veçantë i dhomës së miqve është fakti se kjo dhomë është me oxhak, me tavan dërrase dhe e trajtuar me mjaft perkujdesje. Zakonisht kjo dhomë është më e këndshme se ambientet e tjera të banesës, gjë kjo, që shpreh traditën e Shqiptarëve për të përgatitur më të mirën për mikun. Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily. For a more specific request please ask us a quote Call now for the best offer English Speaking Phone 00355 69 60 15 771 FollowFollowFollowFollowFollow Send us an email with your details Reserverations email info@thethi-guide.com