Molla e Shoshit

Nga ky fshat mund te kundrohen Guri i Lekes ne shpatin perball ne afersi, Svina e Berisha buze  liqenin te Komanit, fshatrat e Shoshit, Mali i Shoshit dhe deri majat e maleve te Thethit.

Shtegu i ecjes per tek Molla e Shoshit

Molla-e-ShoshitPer te apasionuarit pas ecjeve malore, fshati Molla e Shoshit eshte nje nga atraksionet qe mund te vizitoni nderkohe qe jeni vendosur me pushime ne Lumin e Shales, prane Blinit te Gurit te Lekes.

Molla e Shoshit eshte nje fshat i vogel i vendosur ne nje pllaje te vogel ne lartesine rreth 600 mt. mbi nivelin e detit, ose nje disnivel prej rreth 350 mt nga Lumi i Shales.

Duke u nisur nga njera prej bujtinave te vendosur ne Lumin e Shales ky itinerar zgjat 1.5 ore ecje ne ngjitje mes pyjeve e shpateve malore, duke shijuar e ekploruar zonen perreth ne gjithe magjine qe Zoti e ka bekuar kete zone, me nje flore e faune te pasur. Ne afersi te fshatit, ne hyrje te tij, gjendet dhe kroi i fshatit, nje burim natyrore prane te cilit mund te pushohet e rifurnizohesh me uje.

Nje ecje ne luginen e vogel qe karakterizon terrenin e ketij fshati mund te na mundesoje njohjen e kthimin prapa ne kohe, duke veshtruar nga afer jeten e veshtire e te izoluar qe kishin banoret e ketij fshati ne kohet e hershme apo edhe gjate komunizmit.

Fshati Molla e Shoshit

Molla e Shoshit eshte tashme ne ditet e sotme nje fshat i pabanuar.  Ato 12 shtepi banimi qe ka patur deri ne fillim te viteve ’90 qendrojne akoma sot ne kemb si kulla te bragtisura. Banoret e kesaj zone jane nga fisi i Shoshit, pjese e Dukagjinit dhe rajonit te Shkodres.

Ky fshat i izoluar te vetmen lidhje me rrjetin kombetar te rrugeve ka patur nje rruge kembesore 3 ore ecje deri ne fshatin Ndreaj, qender e njesise administrative Shosh. Tashme me zhvillimin territorial ne zonen e Lumit te Shales ky fshat mund te lidhet e te siguroje nje akses me te shkurter, me te shpejte e me te lehte me qytetin dhe civilizimin.

Nga ky fshat mund te kundrohen Guri i Lekes ne shpatin perball ne afersi, Svina e Berisha buze  liqenin te Komanit, fshatrat e Shoshit, Mali i Shoshit dhe deri majat e maleve te Thethit.

Book in advance to ensure the availability of a professional guide, primarily.

For a more specific request please ask us a quote

Call now for the best offer

English Speaking Phone
00355 69 60 15 771

Send us an email with your details
Reserverations email
info@thethi-guide.com