Rruga per ne zemer te Alpeve

Liqeni i Komanit

Liqeni i Komanit krijon mundësinë të shohësh e prekësh Alpet tona duke nisur nga lartësia 176 metra (liqeni i Komanit) deri në 2694 metra mbi nivelin e detit (Jezerca) apo mbi 70 maja malesh me lartësi mbi 2000 metra që gjenden në Alpet tona.

Krijimi i Liqenit të Komanit

Komani, liqeni i krijuar si nje ujëmbajtës artificial më 1979 me ndërtimin e digës së hidrocentralit të quajtur në atë kohë, “Drita e Partisë”. Diga e Komanit, është ndër 10 digat më të larta të këtij lloji në Europë, me lartësi 133 m dhe gjatësi 290 m dhe ka krijuar një liqen me volum total prej rreth 500 milion m3 ujë. 

Rreth Drinit

Liqeni i Komanit me krijimin e HEC-it me të një njëjtin emër ka mbuluar tashmë prej afro katër dekadash gjurmën miliona vjeçare që lumi Drin, kishte gdhendur për të krijuar shtratin e tijë.

Lumi Drin formohet nga bashkimi i dy degeve te tij, Drinit të Bardhë qe buron ne zonen e Pejes-Kosove dhe Drinit të Zi nga Liqeni i Ohrit – Maqedoni, ne zonen e Kukesit – Shqiperi duke vazhduar si nje i vetem ne rajonin e malsise se Tropojes dhe Shkodres.

Nga pikpamja gjeografike, Drini kufizon në jug bllokun masiv të Alpeve shqiptare.  Në Fierzë, Drinit i bashkohet lumi i bukur i Valbonës. Më tej lumi i Nikaj-Mërturit (Tropojë) dhe akoma më në perëndim, lumi shumë i bukur i Shalës. Forma e përzgjatur e siperfaqes së liqenit ndjek konturet e luginave në të cilat është formuar.

Të gjithë lumenjtë e bukur të Shqipërisë janë bashkuar në Drin dhe liqeni i Komanit ka marrë nga bukuria e të gjithë këtyre lumenjve.

Ja disa ture qe perfshijne Liqenin e Komanit

Atraksionet rreth Liqenit te Komanit

Shala-river-tour-cover

Nuk kemi asnjë vend tjetër në Shqipëri ku në një zonë kaq të vogël të kesh mundësi të shohësh dhe eksplorosh një peizazh vertikal që shkon nga 170 ne 1800-2400 metra. Liqeni shfrytëzohet edhe për peshkim.

 Është i zhvilluar edhe transporti i brendshëm ujor me traget e varka për pasagjerë e mallra. Përveç dy porteve në të dyja anët e liqenit, atij të Fierzës dhe të Komanit, liqeni si tërësi ofron edhe shumë vende tjera që vlen të vizitohen.

Në mesin e tyre vlen të përmenden Lumi i Shalës, Lumi i Daicës, Lumi i Berishës, Lumi i Gominës, Shpella e Shalës, Shpella e Kaurrit, Ishulli i Paqës, Përroi i Gjakut, si dhe fshatrat Svinë, Berbull, Zhub, Berishë, Nanbli, Temal, Toplane, Brise, Salcë, Palc e të tjera.

Thethi, Valbona, lumi i Shalës, Nikaj-Mërturi, Lumi i Gashit, Puka etj. shijohen shumë më shumë përmes liqenit të Komanit!

Kliko ketu per ture ne Liqenin e Komanit dhe luginen e Valbones

 

Na Kontaktoni

Deshironi te vizitoni kete destinacion?

Ne do t’ju sygjerojme turin qe ju pershtatet ose do ta krijojme ate sipas kerkesave tuaja ne menyre te tille qe ju te shijoni udhetimin ne kete destinacion. 

Telefono tani per oferten me te mire

Kontakt edhe per anglisht foles
00355 69 60 15 771

Na dergoni nje email me kontaktet tuaja

Emaili per rezervime
info@thethi-guide.com